Aplikimi për vazhdimin e patent shofereve, deri më 30 shtator

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka propozuar nxjerrjen e vendimit që do të mundësonte aplikimin për patent-shoferë për të gjithë qytetarët të cilëve iu ka skaduar dokumenti.
Ai tha se më tepër se 5.800 qytetarë nuk kanë mund të pajisen me patent-shoferë si pasojë e aplikimit me vonesë.

“Ligji për Siguri në Komunikacionin Rrugor përcakton se shoferi duhet t’i nënshtrohet në tërësi provimit teorik dhe praktik nëse brenda një viti që nga dita e skadimit të vlefshmërisë së patent-shoferit nuk aplikon ose nuk ju ka vazhduar vlefshmëria e patent-shoferit e i cili nen mendojmë se është keqinterpretuar”, tha Zharku.

“Ky nen ka pasur për qëllim të mbulojë rastet kur patent-shoferi është pezulluar me vendim të gjykatës për periudhë më të gjatë se një vit për ç’arsye personi i cili aplikon për patent-shofer pas ndalesës së shqiptuar nga gjykata duhet t’i nënshktrohet provimit në tërësi”, tha ai.

Në mënyrë që të tejkalohet ky problem, Zharku tha se Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka hartuar propozim vendimin për lejimin e vazhdimit të afatit të patent-shoferëve të skaduar për shkak të gjendjes së krijuar te qytetarët si pasojë e mos aplikimit për vazhdim i cili ka ndodhur dhe për shkak të mos sensibilizimit të opinionit lidhur me dispozitat ligjore rreth afatit të vlefshmërisë.

Zharku tha se vendimi nuk do t’i amnistojë rastet që me vendim të gjykatës është pezulluar patent- shoferi.

Sipas Zharkut, qytetarëve të Republikës së Kosovës që u ka skaduar ligjshmëria e patent-shoferit dhe të cilët nuk kanë aplikuar për ta vazhduar atë, u lejohet aplikimi për vazhdimin e tij.

Ai tha se qytetarët duhet të aplikojnë për vazhdim të patent- shoferit deri më 30 shtator 2015.

“Qytetarëve të Republikës së Kosovës që u ka skaduar ligjshmëria e patent-shoferit për më tepër se një vit nuk do t’i nënshtrohen provimit teorik dhe praktik nëse aplikojnë brenda afatit të përcaktuar”, tha ministri Lutfi Zharku.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aplikimi-per-vazhdimin-e-patent-shofereve-deri-me-30-shtator/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala