Aplikacioni që pengon përgjimin

Autori:Avdyl Pajaziti

A nuk doni që dikush tjetër t’ju lexojë mesazhet tekst, t’ju shikojë fotografitë, videot ose bisedat telefonike? Ka një aplikacion për këtë.

Një aplikacion i iOS i quajtur Signal është një projekt nga Open Whisper Systems, një bashkësi jo-fitim prurëse krijoi aplikacionin që do i vështirësojë punën qeverisë apo ndonjë personi për t’ju spiunuar.

Aplikacioni ka marrë vlerësime të larta nga American Civil Liberties Union dhe Electronic Frontier Foundation si një zgjidhje gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e privatësinë tuaj. Versioni i dytë i aplikacionit, i cili u lançua këtë javë në App Store, bën të mundur dërgimin e mesazheve të enkriptuara me tekst, foto dhe video falas nga iPhone në iPhone.

Për ata që duan të ndajnë me miqtë e tyre në Android, organizata ka aktualisht dy aplikacione në Android – TextSecure dhe RedPhone – që duhet të kombinohen për të bërë të njëjtën gjë siç Signal bën në IOS.

TextSecure është zgjidhje për mesazhet me tekst dhe RedPhone është i koduar për thirrjet telefonike. Plani është për të kombinuar këto të dy në një aplikacion Android për përdoruesit e Signal.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aplikacioni-qe-pengon-pergjimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala