Aplikacioni Facebook në iOS shteron bateritë e iPhone

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrjeti social Facebook aktualisht gjendet nën një lumë kritikash. Shkak është aplikacioni i rrjetit social në Facebook i cili raportohet se po shteron bateritë e përdoruesve.

Ky aplikacion po ushtron “presion” mbi baterinë e iPhone edhe kur nuk është në përdorim. Por prisni sepse nuk përfudon këtu. Disa përdorues kanë arritur të ndalojnë edhe proçeset e aplikacionit në sfond si rifresikimi i kryefaqes me përmbajtje dhe problemi me konsumin e lartë të baterisë vijonte.

Rrjeti social e ka konfirmuar ekzistencën e këtij problemi duke premtuar një rregullim të shpejtë. E gjitha kjo ka shkatuar një irritim të përdorueve, kritikat e të cilëve shkon larg me teori të tilla si gjurmim i vendodhjes së përdoruesve.

Media elektronike Motherboad ka prova për këtë duke cituar edhe analizën e një eksperti sipas të cilit bateria po konsumohet nga shërbimet e lokalizimit në sfond. Jonathan Zdziarski, një zhvillues aplikacionesh iOS u shpreh: “Nëse keni aktivizuar shërbimin e lokalizimit në aplikacionin Facebook, atëherë kjo mund të jetë arsyeja e vërtetë pas konsumit të lartë të baterisë së telefonëve tuaj”.

Një anëtar i Reddit, Han-ChewieSexyFanfic, tha se vetëm aplikacioni Facebook kishte konsumuar 20 % të baterisë së iPhone 5S që zotëronte.

Kjo nuk është hera e parë që aplikacioni Facebook dëmton përdoruesit e tij. Në 2014-tën ky aplikacion konsumonte baterinë në nivele të larta si rezultat i përdorimit të shërbimeve të lokalizimit dhe rifresikimit të informacionit në sfond.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aplikacioni-facebook-ne-ios-shteron-baterite-e-iphone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala