Aplikacionet e celularëve i spiunojnë rregullisht përdoruesit

Autori:Avdyl Pajaziti

Aplikacionet në celularët e Apple dhe Android duket se i spiunojnë përdoruesit e tyre, ka zbuluar një hulumtim i ri.

Hulumtues nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetts, Harvard dhe universitetet Carnegie dhe Mellon, kanë studiuar 110 aplikacione të cilat janë në dispozicion në Google Play dhe në Apple App Store.

 

Ata kanë gjetur se 73% e aplikacioneve në Android spiunojnë përdoruesit e tyre, dhe 47% e aplikacioneve në iOS japin të dhëna sekrete mbi vendndodhjen e përdoruesve.

Privacy International tha se këto janë dëshmi se si pajisjet që i kemi blerë “na tradhtojnë” neve.

Studimi testoi rreth 55 aplikacionet më të përdorura në Android dhe iOS. Aplikacionet e Android shpërndanin më shumë informata personale të tilla si emri dhe adresa, përderisa ato të iOS shpërndanin emrin, e-mail adresën dhe vendndodhjen e një përdoruesi./lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aplikacionet-e-celulareve-i-spiunojne-rregullisht-perdoruesit-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala