Apelon QKUK-ja: Ruheni nga rrezet e diellit

Autori:Avdyl Pajaziti

Nxehti i madh që po mbretëron në Kosovë, ka bërë që të ketë një sërë rreziqe  shëndetësore të cilat mund të evitohen në rast se tregohemi të kujdesshëm me oraret e ekspozimit nën rrezet e diellit. Mot i nxehtë dhe me diell pritet të mbajë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 32 gradë deri 35 gradë Celsius. Por, dita më e nxehtë është parashikuar të jetë e diela (nesër).

Në një prononcim për “Zërin”, drejtori i Klinikës Emergjente pran QKUK-së, Basri Lenjani tregon se cilat janë dëmet që shfaqen tek personat nga marrja e rrezeve të tepërta të diellit.

Ai poashtu thotë se, numër rekord i të sëmurëve dhe të lënduarve kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në Emergjencën e QKUK-së, edhe përkundër anashkalimit të institucioneve parësore dhe dytësore që mund të ofrojnë kujdes mjekësor. Në 24 orët e fundit kanë kërkuar ndihmë 320 persona, vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme kanë qenë 150 raste, tregon Lenjani.

“Është shënuar rritje numri i të sëmurëve me sëmundje kronike, ata të cilët i ekspozohen rrezeve të diellit që nuk e respektojnë orarin e rrezitjeve prej orës 11:00 deri 17:00. Në ato momente janë të dëmshme, sidomos ato që janë të sëmur nga zemra”, ka thënë ai.

Image

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/apelon-qkuk-ja-ruheni-nga-rrezet-e-diellit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala