Apeli ia ndërpret burgun kërcënuesit të ministrit e djalit të kryeministrit

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata e Apelit ia ka ndërprerë sot masën e paraburgimit të pandehurit Alban Morina, i cili ishte dënuar me tre muaj burgim për kërcënim ndaj djalit të kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Morina, ditë me parë ishte shpallur fajtor nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës penale të kanosjes, parashikuar sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, dhe ishte dënuar me tre muaj burgim. E njëjta gjykatë po ashtu, ndaj tij kishte caktuar masën e paraburgimit, deri sa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Sipas vlerësimit të kolegjit penal të Apelit, nuk ka arsye ligjore për caktimin e paraburgimit konform Kodit të Procedurës Penale, ngase nuk ekziston rreziku i përsëritje së veprave penale.

“Kjo kur kihet parasysh fakti se gjykimi është mbajtur, dënimi iu ka shqiptuar dhe në seancën e shqyrtimit fillestar, i pandehuri i ka pranuar veprat penale, është penduar për to, si dhe të dëmtuarve (Arban Abrashi dhe B.M.), u ka kërkuar falje publike”, thuhet në njoftim e Gjykatës së Apelit.
“Gjykata e Apelit konstaton se nuk ka rrethana të posaçme që arsyetojnë frikën e bazuar, se me ndodhjen e tij në liri, do të mund të përsëriste veprat penale, ndaj vlerëson se masa e paraburgimit kundër të pandehurit është e pajustifikueshme”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/apeli-ia-nderpret-burgun-kercenuesit-te-ministrit-e-djalit-te-kryeministrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala