Apel nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës me qëllimin për ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, parandalimin e aksidenteve, nisur nga rrethanat aktuale të motit, respektivisht të reshurave të shtuara të shiut, zvogëlimit të dukshmërisë, ngritjes së nivelit të ujit, rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve nëpër disa rajone dhe veçanërisht vështirësimi i lëvizjes nëpër disa akse rrugore lokale, rajonale dhe ato magjistrale si:
Prishtinë- Pejë: Korroticë e Lartë
Prishtinë-Gjilan: Livoq i Epërm,
Prishtinë-Ferizaj: Prelez, te rrethi QMI,
Gjilan-Ferizaj:, Budrigë e Epërme, (Radivojcë-Kllokot)
Rruga për Mitrovicë: Nadakovë dhe Pestovë, Mitrovicë-Bajgorë. etj
Policia e Kosovës APELON te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, t’i respektojnë dispozitat e lëmit mbi komunikacionin rrugor, në mënyrë që të ndikojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve të mundshme.