Apartamentet e QKUK-së për të burgosurit VIP

Autori:Gazeta Fjala

Shpesh në QKUK nuk ka penj, e as dorëza për operacione. Mungojnë shumica e barnave, përfshirë edhe ato për pacientët me kancer. Shumë aparatura janë jashtë funksionit.

Megjithatë, në shumicën e klinikave ka apartamente “luksoze” për pacientë VIP, shkruan sot Koha Ditore. Dy të tilla janë në Klinikën e Otorinolaringologjisë.

Në atë të katit të parë qëndron zakonisht Sylejman Selimi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në apartamentin e katit të dytë Isni Thaçi, truprojë e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi. Kushtet në to dallojnë prej dhomave të zakonshme.

“Koha Ditore” ka vëzhguar lëvizjet e të burgosurve që shumicën e kohës qëndrojnë jashtë burgut./Koha.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/apartamentet-e-qkuk-se-per-te-burgosurit-vip/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala