Anulohet koncerti i Elina Dunit për shkaqe sigurie

Ministria e Diasporës përmes një njoftimi urgjent për media ka njoftuar se koncerti i këngëtares Elina Duni, i planifikuar të mbahet më 28 nëntor në Belgjikë, është anuluar për shkaqe të sigurisë.
Sipas ministrisë, deri tek ky vendim është arritur “pas kontaktit të vazhdueshëm me autoritetet Belge nga ambasada e Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë në Bruksel.”
“Kjo vjen si pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme të krijuara pas sulmeve terroriste në Paris dhe situatës së krijuar në shtetin belg,” thuhet tutje në komunikatë.
Pas sulmeve terroriste në Paris, autoritetet belge kanë ngritur në maksimum nivelin e sigurisë. Autoritetet belge kanë bërë thirrje qytetarëvë që të evitojnë daljjet në vende ku ka turma të mëdha të njerëzve./Gazeta Fjala