Antikorrupcioni kërkon anulimin e një tender të Hykmete Bajramit

Autori:Zekirja Shabani

Agjencia Kundër Korrupsioni i ka kërkuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që ta anulojë tenderin për “Mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve teknologjike”, për shkak se ka identifikuar shkelje ligjore.

Arsyeja e anulimit të këtij tenderi, sipas opinionit të AKK-së, është se kërkesa e MTI-së për qarkullim financiar të kërkuar për këtë tender ka kaluar kufizimet e Udhëzimit Administrativ.

Në këtë rast MTI ka kërkuar nga operatori ekonomik të ofrojë dëshmi për qarkullim financiarë për periudhën dyvjeçare, ndërsa me udhëzim administrativ përkufizohet se qarkullimi financiar mund të kërkohet për tre vitet e fundit.

Shkelja tjetër ligjore e identifikuar nga AKK është se MTI në këtë tender ka kërkuar nga operatori ekonomik që t’i ketë dy kontrata për punë të ngjashme me institucionet publike me referenca për punë të ngjashme. AKK ka vlerësuar se ky kriter është diskriminues.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/antikorrupcioni-kerkon-anulimin-e-nje-tender-te-hykmete-bajramit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala