Antibiotikët e shumtë nxisin obezitetin te fëmijët

Autori:Avdyl Pajaziti

Marrja e shumë antibioktikëve gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës nxit obezitetin më vonë. Këtë e tregon një studim i publikuar së fundi në gazetën ndërkombëtare “Journal of Obesity”, i kryer në 160 mijë fëmijë nga 3-18 vjeç.

Fëmijët që kanë marrë rregullisht antibiotikë gjatë fëmijërisë kanë shtuar më shpejt në peshë se sa ata që i kanë marrë antibiotikët më rrallë ose nuk kanë marrë fare.

Në veçanti, 15-vjeçarët që në vegjëli janë kuruar me antibiotikë të paktën 7 herë peshojnë rreth 1 kg e gjys më shumë se ata që nuk kanë marrë kurrë antibiotikë.

Duke përjashtuar situatat kur trajtimi me antibiotikë është i domosdoshëm, studimi tregoi se teprimi me antibiotikët është i lidhur me obezitetin e mëvonshëm, me problemet e metabolizmit.

Antibiotikët, shpesh të përdorur në ushqimet e kafshëve, nxisin shtimin në peshë, pasi krijojnë një çekuilibër në zorrë kur veprojnë për të eliminiuar bakteret nga zorrët.

Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se antibiotikët kanë qenë të lidhur me shtimin e peshës në vitet e para të fëmijërisë, ky studim i fundit nënvizon, se rritja e peshës për shkak të antibiotikëve vazhdon deri në moshë të rritur. Hulumtuesit rekomandojnë prindërit të kufizojnë përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët e tyre vetëm në raster kur është absolutisht e nevojshme

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/antibiotiket-e-shumte-nxisin-obezitetin-te-femijet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala