Angela Merkel kundër martesave të homoseksualëve (Video)

Në intervistën e saj të parë përmes Youtube, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se nuk beson se homoseksualët duhet të kenë të drejtën e martesës.
“Për mua, personalisht, martesa është bashkëjetesa midis një buri e një gruaje”, i tha ajo udhëheqësit të intervistës, Florian Mundt, i njohur si LeFloid, transmeton Indeksonline.
“Unë jam për një partneritet civil, dhe për mos-diskriminim në politikat tatimore. Dhe kurdo që hasim në diskriminim ne do ta çmontojmë atë duke e luftuar ashpër”, ka thënë më tej Merkel.
Sipas një anketimi të kryer në vitin 2013, përafërsisht tre të katërtat e gjermanëve mbështesin martesat e homoseksualëve, raporton Reuters.
Gjermania ka filluar të njoh të drejtën e bashkimit civil të homoseksualëve që nga viti 2001. Megjithatë, ata nuk njihen sikur të jenë të martuar, dhe nuk lejohen të adoptojnë fëmijë.