Anëtarësimi në UNESCO, beteja më e vështirë pas GJND-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi është shprehur optimist për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Gjatë një konference të mbajtur sot në Qeveri, Selimi ka shpalosur detaje të reja rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), pas futjes se kërkesës së Kosovës për anëtarësim në agjendë të Bordit Ekzekutiv, të nënshkruar nga një numër rekord i shteteve anëtare.

Selimi tha se me shqyrtimin e kësaj kërkese nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, që do të mbahet në mbledhjen e radhës në tetor, është bërë një hap i madh drejtë anëtarësimit.
Ai tregoi se kërkesa për aplikimin e Kosovës është bërë nga 44 shtete, ndërsa votimi, sipas numrit dy të kësaj ministrie, do të bëhet në javën e parë të nëntorit.

“Votimi do të bëhet në fillim të muajit nëntor, ndërsa Kosovës i nevojiten 2/3 e votave për t’u pranuar në UNESCO”, ka thënë Selimi, raporton lajmi.net.

Betejën që po bëhet për të lobuar dhe për ta shtyrë përpara këtë çështje, Selimi e ka cilësuar si të dytën më të rëndësishme pas rastit të dërgimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

“Procesi i anëtarësimit në UNESCO është shumë i rëndësishëm dhe pas rastit të GJND-së, kjo është beteja e dytë më e rëndësishme për shkak të propagandës serbe”, ka thënë Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/anetaresimi-ne-unesco-beteja-me-e-veshtire-pas-gjnd-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala