Analizë- Tatktika e zgjuar e PDK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka kaluar koha kur Memli Krasniqi, Blerand Stavileci apo Petrit Selimi janë parë në debatet televizive të flasin në emër të PDK-së. Këtë, madje nuk po e bën as Hajredin Kuçi apo Bekim Haxhiu. Ata po heshtin. Edhe kur flet i dyti i aprtisë, Kadri Veseli, ai po e bën këtë të duket gjithnjë si vlerësim individual apo nga këndi i kryeparlamentarit. Nuk flet më në emër të PDK-së.

E skandalet janë jo të pakta që e involvojnë edhe këtë parti. Rasti i fundit është ai me Fatmir Limajn, ku vet udhëheqësit e partisë akuzohen për ndikim direkt në Eulex dhe në drejtësinë kosovare.

Pos partisë së Limajt, sot me kërkesa për hetime kanë dalë edhe vetë akterë të shoqërisë civile. Sërish ka heshtje nga PDK-ja. Ajo është vazhdimësi e taktikës së filluar tash e disa muaj.

Ndodhi që kur protestohej për probleme që kanë lindur pikërisht si pasojë e qeverisjes së kësaj partie, kreu i saj, Hashim Thaci poston në facebook urimet që i kanë ardhur pas dy muajve me rastin e Vitit të Ri. E kur akuzohet se ka dashur ta burgosë Fatmir Limajn, merret me Izrael.

Kjo parti ia ka lënë ‘kompirin e nxehtë’ në dorë LDK-së, përderisa vet po i realizon të gjithë objektivat. Në programin qeverisës të miratuar dhe publikuar këto ditë, projektet kryesore janë të sponzorizuara nga partia që qeverisë tash e tri mandate me vendin.

LDK, e as Isa Mustafa, nuk kanë lëvizur asgjë. Asnjë projekt konkret nuk ka ardhur nga ata.

Sërish me opinionin, edhe për projektet që dështoi t’i realizojë vet PDK e tash synon ta bëjë këtë përmes LDK-së, duhet të ballafaqohet kjo e fundit.

Autostrada Prishtinë- Shkup do të ndërtohet, Brezovica po ecën, TC Kosova e Re ka shkuar në Kuvend ku do të vendosdet sic dëshiron PDK, kompanitë publike si KEK, PTK apo Ibër Lepenc vazhdon t’i ketë në dorë partia e Thaçit.

Thjeshtë, sot partia më e madhe në vend ‘po e gjuan gurin e po e fshehë dorën’. I gjindur në këtë situatë, kryeministri Mustafa ka vendosur ta luajë rolin e zëdhënësit të PDK-së.

Edhe kur zëdhënësi i zgjedhur i saj, Blerand Stavileci, ia huqë më të madhe, siç ishte rasti i lindjeve, atë e mbronë Mustafa. Ai, shkreton duke folur për politikat e zhvillimit ekonomik dhe sërish barrën e merr Mustafa.

Unifikimi i politikave qeveritare me poltikat e PDK-së ka bërë që në vend të dëmtohet PDK, të vazhdojë dëmimin LDK për mosavancim të asnjë procesi dhe mosfutje të asnjë risie në qeverisje, duke e marr barrën vet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analize-tatktika-e-zgjuar-e-pdk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala