ANALIZË: Pasojat e fshehura të rënies së çmimit të naftës

Autori:Avdyl Pajaziti

Çmimet e naftës bruto janë në nivelet e tyre më të ulëta që nga viti 2003. Disa nga ekspertët më të mirë të fushës tregojnë se çfarë do të thotë kjo për Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.

Çmimet e naftës përcaktojnë jo vetëm ekonominë, por edhe gjeopolitikën. Aleancat ngrihen dhe bien mbi naftën. Nafta e shtrenjtë mban në këmbë qeveritë si në Rusi dhe Iran, siguron stabilitet në vendet e Lindjes së Mesme dhe gjithashtu ofron një fluks të ardhurash për grupet ekstremiste nga Nigeria në Irak.

Në aspektin e brendshëm, çmimi i lartë i naftës nxit risitë tek energjia alternative; ajo ka shkaktuar së fundmi bumin e prodhimit të naftës nga shisti argjilor.

Për të gjitha këto arsye dhe për shumë të tjera, rënia e çmimit të naftës do të ketë pasoja të thella në mbarë botën, me potencial për të destabilizuar regjimet, riformatuar rajone dhe ndryshuar ekonominë globale në një formë të paparashikuar.

Pra teksa tregjet globale po përballet me pasiguri, “Politico” pyeti një grup ekspërtësh mbi energjinë, ekonominë dhe gjeopolitikën për të na treguar:Teksa në bëjmë tifo për karburantin e lirë, cilat janë pasgoditjet ndaj të cilave duhet të jemi të përgatitur?

Gal Luft, bashkë-drejtor i Institutit për Analizën e Sigurisë Globale:Kjo mund të bëhet “nëna e të gjitha krizave të naftës”

Çmimet e larta të naftës dominuan tri zgjedhjet e kaluara presidenciale, dhe inkurajuan politikanët të trajtonin një nga dobësitë më të rëndësishme të Amerikës:varësinë nga nafta, si burim i vetëm i energjisë që vë në lëvizje sektorin tonë tëtransportit.

Por me rënien e çmimeve të naftës, kjo ndërvarësi nuk është më një çështje, dhe angazhimi i Amerikës për ta larguar veten nga nafta është lënë mënjanë.

Ne kemi qenë edhe më parë në një situatë të tillë:Përgjigja ndaj krizës së çmimeve të naftës në fund të viteve ‘70 (rritja eprodhimit të naftës në mbarë botën, dhe përmirësimi i efikasitetit të energjisë), bënë që çmimet të bien në dekadën pasuese.

Por festa nuk zgjati për shumë kohë. Ndërmjet viteve 1998- 2008, çmimet e naftës u rritën shtatë herë, duke shkaktuar Recesionin e Madh. Kjo mund të ndodhë përsëri nëse ekonomia globale dështon të dalë nga stanjacioni i saj. Për sa kohë që sektori global i transportit – makinat, kamionët, anijet, avionët – janë të ‘martuara’ me naftën, dhe për sa kohë që shumica e rezervave konvencionale të naftës së papërpunuar në botë janë në duart e regjimeve represive, është vetëm një

çështje kohe para se çmimet të rriten sërish në një numër 3 shifror.

Ashtu si stuhia e përsosur e faktorëve të rënies së çmimeve, që na solli në baticën e tanishme, situata aktuale në tregun e naftës përmban farën e asaj, që mund të bëhet nëna e të gjithë krizave të çmimit të naftës. Nëse do të vazhdojmë t’i qëndrojmë larg përpjekjeve për të hapur sektorin e transportit të karburanteve të prodhuara nga burime të ndryshme nga nafta, festa do të ketë një fund të hidhur.

Dan Esty profesor në Universitetin e Jeilit:Rënia mund të ndihmojë në forcimin e perspektivës afatgjatë të energjisë alternative.

Shumë ekspertë të tregut të energjisë, e shonin çmimin 30 dollarë për fuçi, si një kërcënim për të zhdukur investimet në energjitikë, veçanërisht projektet në energjinë e ripërtëritshme. Por ky përfundim, pasqyron një pikëpamje shumë të ngushtë të botës.

Ashtu si çmimet e ulëta të naftës aktualisht, janë produkt i forcave të kërkesës dhe ofertës nënjë moment të caktuar, tregu i energjisë së rinovueshme kaburime të ndryshme furnizimi, dhe një presion nga kërkesa për t’i dhënë formë investimeve mbi energjinë e erës, paleneve diellore dhe lloje të tjera alternative të energjisë.

Kështu, ndërsa një çmim të ulët i naftës ngre pyetjen mbi atë që do të duhet për të realizuar një projekt efektiv në raport me koston, për energjinë e rinovueshme në vitet e ardhshme, Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimin e klimës në dhjetor të vitit 2015, ofron një sinjal dramatik balancues për energjinë epastër në tregjet botërore, duke premtuar një rritje dramatike të kërkesës për të gjatë dekadave të ardhshme.

Për rrjedhojë, investimet në energjinë e rinovueshme mbeten të fuqishme. Në fakt, rënia e mundshme afatshkurtër e kostove të karburanteve fosile, mund të ndihmojë në forcimin perspektivave afatgjata të energjisë alternative. Nëse projektet e energjisë së erës, diellore dhe alternative të tjerave janë të detyruara të ulin shpenzimet, teknologjitë e tyre do të jenë me kalimin e kohës me një kosto më konkurruese. Kur dëgjoni se nafta e lirë tingëllon si një shenjë e kobshme vdekje për energjinë e pastër, mos e besoni.

Terry Lynn Karl, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Stenfordit: Këto çmime parathonë shembjen e qeverive të brishta

Ndërsa parashikimi i ndryshimeve në çmimin e naftës është tejet i vështirë, përpara shtrihen të paktën dy skenarë të paqëndrueshëm, dhe asnjeri prej tyre nuk është premtues.

Nga njëra anë, çmimet e naftës kanë gjasa të qëndrojnë të ulëta në një nivel të papranueshëm, përgjatë gjithë këtij viti.

Nga ana tjetër, kriza e sotme ka të ngjarë të hedhë bazat për një rënie edhe më të mprehtë të çmimeve.

Ngërçi i sotëm është i ndryshëm nga ato të së shkuarës:Kjo i detyrohet thuajse-dyfishimit të prodhimit amerikan të naftës shiste argjilore nga viti 2009, si dhe reagimin e Arabisë Saudite dhe eksportuesve të tjera të naftës në këtë konkurim të padëshiruar. Në një periudhë afatshkurtër, heqja e

sanksioneve ndaj naftës iraniane nuk do të të ndihmojë.

Ndërsa çmimet prej 20-30 dollarësh për fuci, qenë konsideruar dikur si të dobishme për ekonominë dhe tregun e aksioneve, ky nuk është rasti. Çmimet e ulëta kanë çuar në shkurtime të dhimbshme buxhetore në North Dakota, Texas, Luiziana, Neë

Mexico, Alaska dhe Kaliforni; një rënie prej 300 miliardë dollarësh në investimet kapitale për nxjerrjen e ardhshme të naftës vetëm gjatë këtij viti; falimentimin e dhjetra kompanive energjetike; dhe reduktimin e stimujve fiskalë për të ndërtuar energji alternative të pastër.

Më urgjentisht, çmimet e ulëta janë një katalizator për rritjen e konfliktit global. Nafta e lirë përkthehet në humbje të mëdha të të ardhurave dhe rritjen e varfërisë, sidomos për Rusinë,

Brazilin dhe Meksikën, por edhe për Kanadanë. Në 10 vendet e OPEC-ut, ku nafta përfshin më shumë se 85 përqind të të ardhurave të eksportit, pasojat janë veçanërisht të tmerrshme.

Aty ku stabiliteti i regjimit mbështetet tek një klasike “pakt i naftës’ (që është, ofrimi i përfitimeve ekonomike në zonat kyçe në këmbim të mbështetjes politike ose të paku pasivitet), çmimet e ulëta krijojnë një përzierje toksike të monedhave të dobëta, inflacionit, borxheve, defiçiteve buxhetore dhe tregtare në rritje, rritje e çmimeve të ushqimeve, shkurtime në shërbimet thelbësore dhe kulmimin e varfërisë.

Një prognozë të tillë e zymtë, tradicionalisht parathotë rënien e qeverive të brishta – dhe, nganjëherë, edhe të regjimeve që duken të qëndrueshme. Në Venezuelë, e cila gjendet tashmë në një krizë kushtetuese, ka parashikuar këtë vit një tkurrjeekonomike prej 10 përqind, çka do ta zhysë popullsinë e saj jashtëzakonisht të polarizuar në një konflikt civil edhe më intensiv.

Situata tashmë e rrezikshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, do të intensifikohet. Për shkak se kufijtë kombëtarë në atë rajon nuk janë zgjidhur, dhe institucionet politike janë shkatërruar, parashikimi i zymtë ekonomik për qeveritë eksportuese të naftës, i bën ato më pak të afta për t’u marrë me popullatat e tyre ose për të siguruar industrinë e naftës përballë kryengritjeve vicioze. Për shembull Shteti Islamik, jeton nga të ardhurat nga fushat e naftës në Siri dhe Irak, ashtu si Boko Haram në Nigeri dhe bashkëpunëtorët e AlKaedës në Azinë Qendrore dhe Kaukaz.

Nëse çmimet e naftës do të qëndrojnë shumë të ulta ose rriten befas, luhatshmëria e tyre do të rrezikojë të godasë si fituesit ashtu edhe dhe humbësit, destabilizojë ekonomitë dhe politikën dhe inkurajuar luftën – një arsye bindëse për të kërkuar burime të reja të energjisë.

Dennis Ross, anëtar në Institutin e Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt:Rusia dhe Irani, SHBA dhe Arabia Saudite mund të afrohen më shumë me njëra-tjetrën.

Nuk ka asnjë arsye të pritet, që çmimet e naftës do të rriten së shpejti. Sauditët do të ruajnë prodhimin me ritme të larta – jo vetëm për të garantuar pjesën e tyre të tregut dhe mohuar iranianëve ndonjë përfitim të tepërt nga lehtësim sanksioneve, por edhe për të zvogëluar stimujt në industrinë e naftës.

Sauditët presin që me kalimin e kohës, kjo do të ndikojë tek furnizimi dhe për pasojë sjellë rritjen e çmimit.

Kjo kërkon durim, për shkak se mund të duhen 2-3 vjetësh për të ribalancuar tregun, në mënyrën që parashikojnë sauditët.

Rusët dhe iranianët me siguri do të vuajnë nga çmimet e ulëta të naftës. Në rastin e rusëve, kjo mund të çojë në rritjen e presionit detyrues mbi sauditët. A do t’iu japë kjo rusëve stimuj shtesë që së bashku me iranianët të fillojnë të ushtrojnë një presion direkt dhe indirekt mbi sauditët? Edhe mundet.

Kjo me siguri u jep sauditëve një interes në ruajtjen e lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa sauditët nuk kanë shumë besim tek administrata Obama, ata nuk do të lejojnë që lidhjet e tyre me Uashingtonin të zvogëlohen, dhe ata do ta shikojmë administratën e ardhshme për të forcuar angazhimin e SHBA-së për sigurinë e tyre.

Seth Kleinman, drejtuesja e ekipit studimor mbi energjinë në Citigroup: Rrëzikohet rënia e tregtisë globale

Ana e errët e çmimeve të ulëta të naftës, ka filluar të zbulojë veten si në shtëpi dhe jashtë vendit. Në SHBA, ka një ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik tek mijëra shkurtime të vendeve të punës dhe rënien e shpenzimeve mbi kapitale naftën dhe gazin (që llogariten në thuajse 15 përqind të shpenzimeve të përgjithshme kapitale të SHBA-së në vitin 2013).

Por këto humbje nuk llogarisin efektet masive tek çisternat, ndërtimi, metalet dhe industria e luftës, të lidhura me industritë e naftës dhe gazit. Në rrafshin ndërkombëtar, çmimet e ulëta të naftës janë duke shkaktuar kërdinë tek kombet eksportuese, duke përfshirë edhe eksportuesit e mallrave të mira manifakturës si Kina.

Përderisa këto eksportues janë edhe importues të mëdhenj, tregtia globale rrezikon rënien.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analize-pasojat-e-fshehura-te-renies-se-cmimit-te-naftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala