Analizë- Kosova humbi 1.84 miliardë euro investime në njerëz

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta Fjala ka bërë një analizë në lidhje me koston e Kosovës për emigrantët që ikën në drejt Evropës. Ato shkojnë në miliarda. Të rrisësh një njeri ka kosto të madhe. Por, sa?

Sipas Bankës Botërore kosovarët aktualisht jetojnë me nga 3.5 euro në ditë. Kjo i bjen që Kosova për çdo individ që e rritë nga lindja deri në moshën 18 vjeçare i kushton 22, 995 euro.

Nga komplet ekzodi i fundit llogaritet se vendin e kanë lëshuar minimum 80 mijë veta. Në bazë të një kalkulimi të thjeshtë del se vendin e kanë lëshuar persona rritja e të cilëve u kushtoi Kosovës 1.84 miliardë euro.

Ndërkohë, çdo vit të zakonshëm vendin e lëshojnë mesatarisht 22 mijë veta. Për ti rritur ata, familjet kosovare harxhojnë nga 505 milionë euro cdo vit. Aq sa janë remitancat nga përendemi. Pra, kostoja finale e përfitimeve është zero.

Llogaritja është bërë prej lindjes e deri në moshën 18 vjeçare. Kjo presupozohet të jetë edhe mosha më idelale, sepse shumica e të ikurve ishin rreth asaj moshe. Përderisa, familjet që shkuan me fëmijë, ishin rreth të 30-tave, por kur nxjerret mesatarja, atëherë vihet deri tek ajo moshë.

Pikërisht kjo është koha e pjekurisë, momenti që një i ri të fillojë ta japë kontributin në vendin e vet. E kosovarët bash në atë moment po e braktisin vendin për të ndihmuar zhvillimin e vendeve tjera.

I gjithë investimi i familjeve kosovare në rritë dhe shkollim të fëmijëve të tyre që braktisin vendin po shkon në perëndim. Vendet si Gjermania, Zvicra apo Austria po marrin forcë të gatshme punëtore pa paguar asnjë cent. Kjo, sepse Kosova nuk ka ndërtuar një sistem punësimi.

Shkuarja e tyre drejt Evropës është e joshur pikërisht nga ta. Gazeta Fjala ka raportuar më herët se mi 85 për qind të tyre Bashkimi Evropian nuk i kthen. Në bazë të kalkulimeve të vetë Eurostatit për shkuarjet dhe të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për kthimet, del se mbesin mbi 17 mijë persona atje, ngase kthehen vetëm 3-4000 mijë sosh çdo vit. Pjesa tjetër po gjendet atje, duke ndërtuar jetë dhe duke kontribuar për zhvillimin e atyre vendeve, edhe ashtu të zhvilluara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analize-kosova-humbi-1-84-miliarde-euro-investime-ne-njerez/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala