Vjetërsirat pushtojnë Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova po mbushet me vetura të vjetra. Vetëm për një muaj prej kur janë hequr kufizimet për vjetërsinë e makinave gati është dyfishuar numri i tyre në vend.

Të dhënat e importit tregojnë se kosovarët mezi kanë pritur këtë vendim për të mbleedhur “vjetërsirat” e Gjermanisë, Austisë e Italisë.

Gjithashtu edhe shteti po del se ia ka parë hajrin kësaj pune.

Nga Janari deri në Prill janë mbledhur 10.7 milionë euro taksa nga 4,558 vetura të importuara. Pjesa më e madhe e parave të mbledhura nga dogana janë nga muaaji Mars deri në fund të muajit Prill, gjithsejtë 3.2 milionë euro.

“Qeveria ka marrë vendim me datën 24.03.2015 për heqjen e kufizimit dhe siç tregon statistika e muajit prill 2015, ku shihet një muaj i plotë i importit të veturave sipas vendimit të ri ka rritje të importi, që është tregues pozitiv”, tregon Adritik, Stavileci, zyrtar për informim në Doganën e Kosovës.

Derisa në janar ishin importuar  987 vetura në vlerë 2.3 milionë euro, në fund të muajit prill ky numër është rritur dukshëm, pasi janë importuar 1,462 vetura në vlerë 3.2 milionë euro.

Vendimi i qeverisë  ndikim pozitiv do të ketë vetëm tek veturat që vjetërsinë e kanë deri në tetë vjet.

Kjo për faktin se importuesit e tyre për import të veturave deri në tetë vjet deri tani kanë paguar 500 euro e me vendimin e ri do të paguajnë 400 ndërsa për krejt vitet tjera norma e akcizës është rritur.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës brenda vitit në Kosovë importohen rreth 20 mijë vetura me vlerë monetare prej rreth 80 milionë euro. Ndërsa taksat që paguhen për sjelljen e tyre në vend kapin vlerën e rreth 40 milionë eurove.

Nga viti 1999 deri në vitin 2004 importi i veturave nuk ka qenë i kufizuar në bazë të vjetërsisë. Në vitin 2004 është marr vendim që mos të importohen veturat më të vjetra se tetë vite. E në vitin 2011u vendos që vjetërsia e tyre të lejohet të jetë deri 13 vjet. Ndërsa vendimi i fundit bënë që vjetërsia e tyre as mos të shikohet fare.

Ne Kosovë janë 1,116 lloje të veturave të regjistruara, prej të cilave 10 markat më të preferuara të kosovarëve janë: VË, Opel, Mercedes-Benz, Audi, Ford, Renault, Peugeot, Fiat, BMË dhe Daimler Benz.
Sipas të dhënave që posedon Gazeta Fjala, deri në vitin 2014 prej tyre në qarkullim janë 15 mijë e 428 vetura të markës Audi, derisa ato të markës Ford janë 10 mijë e 178. Ndërkaq, vetura të markës Renault në Kosovë janë 10 mijë e 131 sosh dhe 8 mijë e 124 vetura të kompanisë Fiat.

Në vendin e tetë qëndron kompania franceze Peugeot me 7 mijë e 180 vetura që qarkullojnë nëpër Kosovë, ndërsa pas saj në ketë listë radhitet BMW.

Kjo markë, për të cilën shumë flasin të rinjtë kosovarë, sipas statistikave, nuk është shumë e shitur në vend, pasi janë gjithsejtë vetëm me vetëm 7 032 vetura të tilla në treg.
E fundit në top dhjetëshen hynë Daimler Benz me 6 708 vetura gjithsejtë në tregun e Kosovës./GazetaFjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/vjetersirat-pushtojne-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala