Vetëm 42 naftëtarë me arka speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe pse që nga nëntori i vitit 2012, është marrë vendim që të gjitha pikat e derivateve të naftës të pajisen me arka të veçanta fiskale, me qëllim të shmangies së evazionit fiskal, një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë shumë prej kompanive të derivateve të naftës.

Një pjesë e tyre vazhdojnë të operojnë me arka fiskale që i mbajnë në zyra, por nuk i kanë vënë në funksion pajisjet fiskale të veçanta të cilat faturojnë çdo litër që del nga dispençeri i pikës së karburanteve.

Në hallë me këtë janë edhe në Administratën Tatimore të Kosovës të cilët e kanë pranuar se nuk ka përfundaur ende fiskalizimi i kompanive të naftës. Ndërkaq, ato kompani të cilat tashmë janë pajisur me to, po ndihen të pabarabarta në treg.

“Fiskalizimi i Bizneseve si proces ka filluar nga muaji Mars i vitit 2010  i cili vazhdon ende”, kanë thënë në ATK për Gazetën Fjala

Në këtë institucion kanë treguar se arsyeja e mos fiskalizimi të bizneseve  që mirren me shitjen e derivateve me sistem të përsosur ka qenë mos certifikimi i protokollove të përshtatshme për dispençera të ndryshem.

“Shpresojmë që shume shpejtë edhe dy Kompanitë e reja (operatoret e rinj) që i kanë dërguar Pajisjet Fiskale  për certifikim te Laboratori pranë  Fakultetit Teknik,  do ta plotësojnë këtë mungesë të protokollove”, kanë thënë në ATK.

Por, në ATK kanë thënë se deri tani me arka speciale janë pajisur 42 biznese që bajnë shitjen e derivateve. Ndërkaq, në Kosovë janë të regjistruara mbi 700 pika të shitjes së derivateve.

“Sistemi më i përsosur i  fiskalizimit të  Bizneseve që mirën me shitjen e derivateve ka filluar implementimin nga Bizneset  e DTM-së, ku janë fiskalizue 42 biznese që veprojnë në  106  pika  të shitjes me 373 Dispençera. Nga lista e DTM-së pa u fiskalizuar me këtë sistem të përsosur  janë edhe 11 Biznese me 29 pika të shitjes”.

Shpresë të operatorët e rinj

Kryetari i Shotqës së Naftëtarvë të Kosovës dhe pronari i kompanisë “Dilloni Benz”, Fadil Berjani thotë se të gjithë naftëtarët janë të pajisur më arka fiskale. Bile sipas tij këtë proces e kanë përfunduar të parët ata.

“…naftëtarët janë të parët që janë fiskalizuar qysh nga viti 2010 dhe e ka pas një kosto për cdo pikë karburanti rreth 1200 euro . Neve në vitin 2012 me një udhëzim administrativ na imponohen arkat me një cmim astronomik të lart që të paisemi ne u detyruam që ta ngritim zerin se nuk mujn me i perballu këtë cmim enorm,  jem pro rifiskalizimit të avansuar  dhe asnjherë nuk kem qenë kunder”, thotë ai.

Por Berjani e pranon se fiskalizimin special nuk e kanë përfuduar të gjithë naftëtarët. Ai thotë se këtë proces e kanë përfunduar vetëm 50 kompani.

“Janë rreth 50 kompani por jo komplet që janë ri- fiskalizuar me arka fiskale te avancuara. Por edhe ata që e kanë bërë këtë fiskalizim nuk janë të kënaqur, sepse cmimi i tyre ke qenë enorm i lartë. Besoj që me ardhjen e një operatori të ri, të gjithë do të bëjnë këtë fiskalizim”, ka thënë ai.

Gazeta Fjala ka bërë përpjekeje që të marrë disa pronomncime edhe nga pronarët e kompanive të derivateve në vend, por ata nuk kanë pranuar të flasin.

I vetmi që i është përgjigjur pyetjeve të gazetës ka qenë pronari i kompanisë “Hib Petrol”, Ibrahim Bucaliu, i cili për Gazetën Fjala ka thënë se ka kohë që e ka bërë edhe fiskalzimin special të pikave të shitjës. Bile ai thotë se deri tani është i vetmi në Kosovë që e ka bërë këtë.

“Kompania jonë e ka bërë këtë fiskalzim moti. Kemi investuar afro 250 mijë euro. Ne jemi për ta respektuar ligjin dhe për këtë e kemi bërë këtë veprim. Por,  ne nuk jemi të knaqur më këtë proces sepse të tjeret nuk e kanë bërë këtë. Shteti po i lejon kompanitë e tjera që ta shkelin ligji, dhe nuk po i trejton të gjithë barabart”, ka thënë Bucaliu.

ATK dhe MF duhet ta zbatojnë ligjin

Drejtori i Instituit STRAS, Ibrahim Rexhepi ka thënë për Gazetën Fjala se fajorë kryesore për mos fiskalizmim të pikave të naftës janë vetë nafëtarët, të ciliët sipas Rexhepit e kanë kundershtuar këtë shpër këtë fiskalizmi.

“Nuk do te thoja se ka qëllim ne zvarritjen e procesit te implementimit te fazes se dyte te fiskalizimit te pikave  per shitjene karburnateve. Administrata Tatimore e Kosoves, perkatesisht Ministria e Financave ehste perballur me kunderhstime te ashpra te ketyre shitesve, kryeishst per shkak te kostos se larte dhe te monopolit qe kane kompaniote e licencuara per zbatimien ketij projekti. Ajo nuk ka zgjidhje te pranuehsme, pro as guxim qe procesin ta shtyej perpara, pa marre parasyshe rreziqet dhe pasojat”, ka thënë ai.

Mirëpo, sipas tij cdo zbrapsje e ATK-së dhe e MF-së do te thote mosrespektim i ligjit, ceshtje qe nuk ua lejon aksush. Prandaj, Rexhepi thotë se ligji duhet të zbatohet, ahstu që ai të vleje njesoj për të gjithë operatoret e pranishme në këtë treg.

“Humbes kryesor është vetë shteti. Por, ta keni parasyshe nje fakt tjeter- keto pika te shitjes kane perfunduar fazen e pare te fiskalizimit. Shteti aty e vjen TVSh-ne, por nuk ka mbikqyrje te mire ndaj qarkullimit qe bejne ato. Ne fakt, ne kete faze duhet te instalohen instrumente qe masin edhe sasine e shitur te kaarburantit, ndersa ne qender shitjet i raportojne menjehere, e jo nje here ne dite, apo edhe me vonesa me te medha. Edhe ne kete rrafsh, mos instalimi i ketyre pajisjeve demton buxhetien shtetit”, thotë Rexhepi.

Ndryshe, të gjitha bizneset që janë në kuadër të njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj, apo pjesa dërmuese e tyre ishin pjesë e fiskalizimit në fazën e parë, pasi që ata posedojnë nga një pajisje qoftë arkë apo printer fiskal.

Mirëpo, udhëzimi 12/2009, parasheh që bizneset që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të fusin dhe pajisje specifike, që përveç përcjelljes në aspektin financiar, mundësojnë dhe përcjelljen sasiore të derivateve të naftës.

Ky është obligim ligjor, për këto biznese dhe të gjithë ata, që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të cilët duhet t’i vendosin këto pajisje specifike. /Gazeta Fjala/.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/vetem-42-naftetare-me-arka-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala