Vendim i ri për import të veturave, nga sot nuk ka kufizim vitesh

Një Opel Kadet i prodhuar në vitin 1981 i sjellur nga Gjermania, Mentor Gashit i qëndroi i pa regjistruar tash e disa vjet.
Por, me një vendim që erdhi nga qeveria e Isa Mustafës, vetura e tij e vjetër do të pajiset me tabela RKS e do të qarkullojë lirshëm rrugëve të vendit.
Ndryshimet që erdhën nga Ministria e Financave bëjnë që në Kosovë tani e tutje të regjistrohen vetura edhe më të vjetra se 13 vjet.
Në fakt, vendimi i ri lejon të importohen të gjitha veturat pavarësisht vjetërsisë, veçse në bazë të viteve është caktuar edhe norma e taksës.
Gazeta Fjala ka siguruar vendimin e Qeverisë së Kosovës që lejon importin e veturave, por edhe taksat që duhet paguar për to në bazë të secilit vit.
Vendimin e miratuar në Qeveri, Dogana e Kosovës do ta fillojë së implementuari nga dita e premte.
“Vendimi i ri ka të bëjë me vjetërsinë dhe shkallëzimin e taksës e cila fillon prej 8 vite, vjetërsi për të cilën importuesi duhet të paguajë 400 euro e deri në 17 vite, ku duhet paguar 1,500 euro. Kjo akcizë është për veturat me kapacitet prej 2000 kubik”, ka deklaruar Adriatik Stavileci, zëdhënës në doganat e Kosovës.
Gazeta Fjala ka siguruar edhe specifikat tjera të importit të veturave në bazë të vjetërsisë e kapacitetit të tyre.
Rrjedhimisht, vendimi i qeverisë do të ketë ndikim pozitiv vetëm tek veturat që vjetërsinë e kanë deri në tetë vjet. Kjo, për faktin se importuesit e tyre për import të veturave deri në tetë vjet kanë paguar 500 euro e me vendimin e ri do të paguajnë 400, ndërsa për krejt vitet tjera norma e akcizës është rritur.
Dogana e Kosovës bën me dije se brenda vitit në Kosovë importohen rreth 20 mijë vetura me vlerë monetare prej rreth 80 milionë euro. Ndërsa, taksat që paguhen për sjelljen e tyre në vend kapin vlerën e rreth 40 milionë eurove.
Nga viti 1999 deri në vitin 2004 importi i veturave nuk ka qenë i kufizuar në bazë të vjetërsisë. Në vitin 2004 është marr vendim që mos të importohen veturat më të vjetra se tetë vite. E në vitin 2011 u vendos që vjetërsia e tyre të lejohet të jetë deri 13 vjet. Ndërsa, vendimi i fundit bën që vjetërsia e tyre ta mos shikohet fare.
Pavarësisht kësaj, ky fakt ka gëzuar Mentor Gashin, i cili qysh javën e ardhshme planifikon të regjistrojë veturën e tij Opel Kadet, të prodhuar në vitin 1981.
“Unë jam në gjendje të paguaj sado që të jetë caktuar, vetëm të më mundësohet regjistrimi i veturës sepse është prodhim i veçantë dhe e kam dhuratë nga një person i veçantë”, ka deklaruar Gashi.
Por, vendimin nuk e priten fort mirë tregtarët e veturave.
“Ne ende nuk jemi në dijeni se çka përmban vendimi. Por, çdo shtrenjtim i taksave të importit do të bënte që të rritet çmimi i tyre. Edhe ashtu, ne nuk po kemi ndonjë leverdi shkaku i gjendjes së rëndë sociale e ekonomike.”, ka deklaruar Feim Huruglica, tregtar veturash.
Për vetura deri në 2000 cmm norma e tatimit të akcizës do të jetë:
Deri në 8 vite të armotizimit 400 euro
Deri në 9 vite të armotizimit 600
Deri në 10 vite të armotizimit 700
Deri në 11 vite të armotizimit 800
Deri në 12 vite të armotizimit 900
Deri në 13 vite të armotizimit 1000
Deri në 14 vite të armotizimit 1100
Deri në 15 vite të armotizimit 1200
Deri në 16 vite të armotizimit 1300
Deri në 17 vite e më shumë të armotizimit 1500
Për vetura prej 2001 deri në 3000 cmm norma e tatimit të akcizës do të jetë;
Për vetura të reja të pa regjistruara 300 euro
Deri në 8 vite të armotizimit 400
Deri në 9 vite të armotizimit 600
Deri në 10 vite të armotizimit 800
Deri në 11 vite të armotizimit 1000
Deri në 12 vite të armotizimit 1200
Deri në 13 vite të armotizimit 1400
Deri në 14 vite të armotizimit 1600
Deri në 15 vite të armotizimit 1800
Deri në 16 vite të armotizimit 2000
Deri në 17 vite e më shumë të armotizimit 2200
Për vetura mbi 3000 cmm norma e tatimit të akcizës do të jetë;
Për veturat e reja të paregjistruara 800 euro
Deri në 8 vite të armotizimit 1000
Deri në 9 vite të armotizimit 1500
Deri në 10 vite të armotizimit 1800
Deri në 11 vite të armotizimit 2100
Deri në 12 vite të armotizimit 2400
Deri në 13 vite të armotizimit 2700
Deri në 14 vite të armotizimit 3000
Deri në 15 vite të armotizimit 3300
Deri në 16 vite të armotizimit 3600
Deri në 17 vite e më shumë të armotizimit 3900
Ne Kosovë janë 1,116 lloje të veturave të regjistruara, prej të cilave 10 markat më të preferuara të kosovarëve janë: VW, Opel, Mercedes-Benz, Audi, Ford, Renault, Peugeot, Fiat, BMW dhe Daimler Benz.
Kosova është vendi më i populluar me vetura të markës Volkswagen. Nëpër rrugët tona çdo ditë qarkullojnë fiks 130,220 vetura të prodhuesit më të madh evropian.
Kjo është shifra zyrtare e veturave të regjistruara vitin e fundit sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të dhëna të cilat i posedon Gazeta Fjala. Sipas MPB-së në Kosovë në fund të viti 2014 kanë qenë të regjistruara 290 mijë vetura. Pra, 45 për qind e tyre janë VW.
Por, nuk mbesin prapa as veturat tjera gjermane. Në vend të dytë janë veturat e markës Opel. Kosovarët ngasin 52,337 vetura Opel. Edhe vendi i tretë dhe ai i katërt janë të rezervuar për veturat gjermane, Mercedes-in dhe Audi-në. Janë mbi 34 mijë vetura të markës superiore të regjistruara në vend, përderisa Audi të regjistruara janë gjithsejtë 21 mijë. Së bashku me BMW-në del se në Kosovë janë 250 mijë vetura gjermane, apo mbi 85 për qind e të gjitha mjeteve motorike që lëvizin tek ne.
Vetura e vetme jogjermane që hyn në top 5 është Fordi, me mbi 16 mijë vetura. Por, dominimi i veturave gjermane nuk e bën Kosovën vend ku ka pak lloje të markave në rrugë.
Në shtetin tonë janë prezent afro 1000 lloje veturash. Specifikë tjetër, është se mbi 750 lloje janë te prezantuara vetëm me nga një veturë. Pra, të gjithë vozisin veturë që nuk e ka askush tjetër, duke i bërë ata unikë. Janë marka që nuk keni dëgjuar asnjëherë për to, megjithatë qarkullojnë në rrugët tona. Se çfarë emrash kanë mund t’i shihni edhe në foton e mëposhtme të veturave që fillojnë me germën A.
Modelet luksoze italiane po bëjnë garë me njëra tjetrën se cila të dominojnë në tregun tonë. Deri tash ka balotazh, sepse janë 7 kosovarë që kanë nga një Ferrari në garazhet e tyre e poaq nga një Lamborghini. Por, asnjë Bugatti, që llogaritet të jetë vetura më e shtrenjtë në botë nuk ka tabela RKS.
Automjetet e regjistruara në Kosovë në bazë të vitit të prodhimit
Automjetet Viti_i_Prodhimit 1 1942 1 1955 2 1957 3 1958 4 1960 1 1961 3 1962 3 1963 6 1964 7 1965 6 1966 8 1967 12 1968 22 1969 25 1970 34 1971 45 1972 49 1973 54 1974 64 1975 64 1976 100 1977 174 1978 304 1979 463 1980 614 1981 820 1982 1514 1983 3854 1984 6617 1985 10451 1986 13342 1987 14641 1988 15049 1989 14476 1990 14576 1991 13194 1992 8437 1993 6523 1994 5168 1995 5125 1996 6438 1997 10616 1998 15490 1999 15984 2000 16453 2001 17039 2002 14585 2003 11652 2004 8461 2005 5606 2006 4442 2007 3884 2008 2303 2009 1843 2010 1717 2011 1420 2012 866 2013 Gjithsej 274655