Vendi i bërllokut

Autori:Zekirja Shabani

Vendet më të bukura të Kosovës, me 1 Maj vërshohen nga qytetarët. Të punësuar e të papunë, natyrën e zgjedhin për të festuar ditën ndërkombëtare të punës.

E krejt cfarë lënë pas, janë mijëra tonelata mbeturina.

Por, nuk është kjo dita e vetme kur kosovarët prodhojnë sasi të mëdha bërllogu e kur nuk i kushtojnë vëmendje ambientit.

Të dhënat statistikore tregojnë se secili kosovarë çdo ditë krijon aq sasi mbetjesh saqë kompanitë e pastrimit shpeshherë as nuk mund të pastrojnë ambientet ku ato hedhen.

Në Kosovë mesatarja e mbeturinave që një person krijon brenda vitit kapë sasinë në rreth 320 kilogramëve.

E mbeturinat më të mëdha krijohen në kryeqytetin e Kosovës. Qytetarët në Prishtinë dhe regjionin e saj prijnë sa i përket sasisë së mbetjeve që bëjnë.

Mesatarja që një prishtinas krijon mbeturina brenda ditës sillet rreth 1.4 kilogram.

Ndërsa në pjesë tjera të Kosovës mesatarja që një banorë krijon mbeturina është  0.7 kilogram brenda dite.

Brenda një vitit gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në  Kosovë  është 574 817 ton. Grumbullimi i mbeturinave “derë më derë” është 70 për qind, ndërsa në banimin kolektiv  ka qenë 30 për qind .

Në regjionet tjera në Kosovë grumbullimi i mbeturinave komunale ishte në raport 42 për qind në banim kolektiv dhe 58 për qind në banim derë më derë.

tabela 1

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar  edhe “Disa Fakte mbi Mjedisin’’.

Se shteti i Kosovës nuk i kushton fort fortë rëndësi pastrimit tregon numri i të punësuarve në këtë sektor.

Në sektorin e mjedisit, është shkalla më e ulët e punësimit për vitet nga 2003 deri në 2014 Janë vetëm 0.3-0.4 % e numrit për përgjithshëm të të punësuarve.

Ambienti është ndotur edhe nga thëngjilli, prodhimi i së cilit është rritur nga viti në vit.

“Prodhimi i thëngjillit në Kosovë është rritur nga viti në vit, si p.sh. në vitin 2006 ka qenë 653.240 tonë, ndërsa në vitin 2013 ka arritur në 821.939 tonë”, thuhet në raportin më të fundit të Entit të Statistikave të Kosovës.

tabela 2

Toka bujqësore në pronësi ose që kultivohet nga ekonomitë shtëpiake, zë rreth 73.1% të sipërfaqes totale të ekonomive shtëpiake bujqësore.

Sipërfaqet e pyllëzuara në vitin 2014 kanë qenë 538.00 ha.

Te ajri: vlera më lartë e PM10 dhe PM2.5 është arritur gjatë muajit dhjetor 2012, në pikën matëse në Gjilan. Gjithashtu, nga të dhënat vërehet se vlera më  lartë e PM10 dhe PM2.5 është arritur gjatë muajit dhjetor 2013, po ashtu në pikën matëse në Gjilan.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/vendi-i-berllokut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala