Uzurpatorët më të fortë se shteti

Autori:Zekirja Shabani

Policia e Kosovës bashkë me zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit do ti trokasin në derë “Petrol Company”, “Dukagjini”, “Niki S” dhe “Besi Petrol”.

Këta shitës të derivateve të naftës, i prijnë listës së uzurpatorëve të pikave të karburanteve të kompanisë “INA Kroacia” në Kosovë. Bashkë me “Kosova Petrolin”, të cilës i janë marrë nga AKP-ja pikat e shitjes nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, veprojnë krejt ilegalisht pa i dhënë përgjegjësi askujt.

Kompania Dukagjini në Pejë në bazë të dokumentacioneve që posedon Gazeta Fjala, shfrytëzon një pikë të shitjes së derivateve në këtë qytet. Ndërkaq, në Gjakovë dy pika tjera janë duke u shfrytëzuar nga kompania “Niki S”. Një pikë tjetër në Pejë, shfrytëzohet nga kompania “Petrol Company” dhe një pikë në Mitrovicës po shfrytëzohet nga kompania“Besi Petrol”.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nuk figurojnë të dhëna se ndonjëra nga këto kompani ka licencë për punë, por ato janë duke vepruar ilegalisht.

Zyrtatërët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë treguar se janë në dijeni të uzurpimit të këtyre pronave. Ata kanë  bërë të ditur se i kanë evidentuar edhe shfrytëzuesit e këtyre pikave dhe shumë shpejtë do të maarrin masa për lirimin e tyre.

Por, në mungesë ttë bordit të drejtorëve ky institucion nuk mund të bëjë asnjë veprim.

“Agjencia është në proces të lirimit edhe të pikave të mbetura që shfrytëzohen nga shfrytëzuesit jolegal, në mënyrë që me formimin e Bordit të Drejtorëve Agjencia të vazhdoj me lëshimin me qira edhe të pikave tjera të karburanteve, bazuar në Rregulloren e Qiradhënies, të aprovuar nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së”, thotë Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

Sipas tij, AKP, bazuar në vendimin e marrë në muajin nëntor 2014, do t’i liroj të gjitha asetet nga poseduesit dhe shfrytëzuesit e paligjshëm dhe për këtë qëllim ka marrë mbështetjen e plotë nga ana e Policisë së Kosovës, e cila me kërkesë të AKP-së do të asistoj sipas nenit 26 të ligjit të AKP-së, me qëllim të lëshimit të tyre dhe shfrytëzimit për qiradhënie.

“Agjencia do të jetë e përkushtuar që të lirojë çdo aset të ndërmarrjeve shoqërore nga shfrytëzuesit jolegal në gjithë territorin e Kosovës në përputhje me mandatin ligjor të dhënë me ligjin e nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

AKP-ja më 30 janar pati lidhur kontratë të qiradhënies me ofertuesin fitues kompaninë Al-Petrol për dhënien me qira të 13 pikave të kaarburanteve, asete të Ndërmarrjeve “INA Trgovina” dhe “Jugopetrol”, të cilat evidentohen në bazën e të dhënave të AKP-së dhe administrohen nga kjo agjenci.

Agjencia Kosovare e Privatizimit deri më tani ka lëshuar me qira 24 pompa të derivateve

Në Kosovë llogaritet të jenë 29 pika të shitjes së derivateve të kompanisë “INA”. Prej tyre 22 kanë qenë të uzurpuar nga kompania “Kosova Petrol” e Bedri Selamnit. Kurse, 5 janë të uzurpuara nga persona tjerë dhe dy nuk janë fare funksionale.

niki dp nisi

petroll

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/uzurpatoret-me-te-forte-se-shteti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala