Trepça buzë falimentimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Dikur punësonte gati gjysmën e Kosovës, ndërsa tani rrezikon të mbetet edhe pa ata pak punëtorë që ka. Gjiganti Metalurgjik, “Trepça”, është buzë falimentimit.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila administron këtë ndërmarrje thonë se pa investime të reja vështirë të funksionojë ajo. Ndërsa Qeveria e Kosovës, deri në fund të vitit duhet të marr masa për ta shpëtuar “Trepçën” nga falimentimi bashkë me kuvendin e AKP-në.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet  Tmava, thotë për Gazetën Fjala se miratimi i ligjit për Trepçën është zgjidhja e çdo lëvizje pozitive për të.

“Ligji është më rëndesi sepse statusi nuk është zhvillimor, nëse nuk bëhet statusi zhvillimor unë mendoj se është një mbijetesë shumë e egër”, ka thënë ai.

Ai është optimist se ky gjigant do ti mbijetoj edhe kësaj kohe, pasi sipas Tmavës kanë mbijetuar 16 vite pas luftës në këtë mënyrë, edhe pse kjo mbiejtesë i ka rraskapitur.

Tmava thotë se gjendja e  tanishme  e Trpeçës do të përmirësohet  duke e rritur prodhimin dhe të ardhurat me miratimin  e ligjit në nëntor, kur edhe është afati i fundit për këtë ligj.

Gjiganti pa punëtorë

Nëjri ndër propblemet që e mban peng statusi i tanishëm për Trepçën janë edhe puëntorët e saj, afër 300 nga ta janë në moshën 65 vjeçare.

Drejtori i saj thotë se ka ardhur momenti i përgatitjes së punëtoreve të rinj, përgatitja e të cilëve do të zgjas 3 deri në 4 muaj deri sa të definohet statusi.

“Ne veç po presim sinajlet  e para të ligjit dhe ne do të fillojmë  me pergaditjen e punëtorëve të rinjë”, është shprehur ai.

Ndërkaq zëdhënsi i AKP-së, Ylli Kaloshi, thotë se për puëntorët 65 vjeçarë Trepça i ka dy zgjidhje: ti mbajë në punë, ose të kontribuojë në paga të pensioneve të parakohshme dhe në rastet tjera të kontribuojë në stipendicione.

“Përveҫ kujdesit ndaj ish-punëtorëve, Trepҫa si ndërmarrje duhet të jetë rentabile për të siguruar paga të rregullta për 2,600 punëtorë aktiv (1,550 të drejtuar nga Menaxhmenti Mitrovicë dhe 1050 nga Menaxhmenti Zveqan)” thotë ai.

Kaloshi, thotë se Agjencia është në proces të angazhimit të shërbimeve profesionale për të kryer studimin e fizibilitetit me orientime strategjike për zhvillim të Trepҫës.

Ndërkaq, këshilltari Politik për Ekonomi në Zyrën e Kryeminsitrit, Sokol Havolli thotë se këtë ndërmarrje nuk do ta përcjellë fati i Brezovicës.

Sipas tij, janë procese të ndryshme dhe Qeveria e Kosovës është duke u marrë bashkë me institucionet tjera për të gjetë një zgjidhje.

Kërkohen investime në Trepçë

E për njohësit e ekonomisë, Trepça ka mbetur as në qiell e as në tokë.

Blerim Burjani thotë se ka deshtuar privatizimi i saj e përveç kësaj duket se edhe shëndrrimi në ndërmarrje publike ka dështuar.

“Qeveria ende zotohet se do ta përfundoj punën deri në fund për çka tërë kohën ka dhënë premtime por nuk i ka përmbush deri në fund dhe e ka lenë institucionin pa një status që duhet të fillojë të funksionoj”, është shprehur Burjani.

Se duhet të ketë investime të reja në Trepçë mendon edhe eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi, sipas tij investimet janë të domosdoshme pavarësisht se a janë këto investime publike a po private.

“Eseniciale është fakti që Trepça gjithsesi të ketë investime përndryshe ajo do të ketë një përfundim bukur të papranueshëm për gjithë popullatën megjithëse ndikimi i Trepcës në zhvillimin ekonomik është shumë i madh”, ka thënë Rexhepi.

Ndërkaq, në mbledhjen e fundit të Bordit të AKP-së është bërë me dije se për studimin e fizibilitetit të Trepçës deri tash kanë dorëzuar ofertat e tyre 7 kompani.

“Një prej pikave më me prioritet për Bordin dhe Menaxhmentin e AKP-së konsiderohet Trepça dhe tenderi i hapur i prokurimit për Ofruesin e Shërbimeve Profesionale për studimin e fizibilitetit të Trepçës. Në këtë pikë u raportua për një interesim të madh të kompanive dhe konzorciumeve ndërkombëtare për të marr pjesë në këtë proces, me ç’rast 26 prej tyre kanë marr dosjen e tenderit deri më tani, përderisa 7 nga ato kanë dorëzuar ofertat”, thuhet në njoftimin e AKP-së. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/trepca-buze-falimentimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala