Tanket e kosovarëve

Autori:Zekirja Shabani

Kosovarët edhe pse janë më të varfërit në evropë, për cdo vit i mbushin veturta e tyre, mesatarisht me nga 1,724 litra karbhurante. Kjo  i bie se ata për cdo muaj shpenzojnë hiq më pak se 143 litra karburante në muaj.

Gazeta Fjala ka kalkuluar të dhënat zyrtare për numrin e veturave të regjistruara në Kosovë, të Ministrisë së Puneve të Brendshme dhe sasinë e importuar të karburanteve të importuara në Kosovë sips Doganave të Kosovës.

Gjatë vitit të kaluar rreth 290 mijë mjete motorike që kanë qenë të regjistruara në Kosovë, pa llogaritur edhe ato të cilat nuk janë të regjistruara, kanë gllabëruar 483 milionë e 626 mijë e 693 litra derivate, duke përfshirë naftë, benzinë e vajra motorike e hidraulike.

E kosovarët duket se janë të prirur të vozisin vetura me djegje dizel, që shtë edhe një ndotës i madh për ambientin.

Numri i automjeteve të regjistruara me tipin e karburantit – Dizel është 238,363 automjete, ndërsa numri i automjeteve të regjistruara me tipin e karburantit – Benzinë është 141,155 automjete.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2014 janë importuar 395,929,265.31 litra naftë me vlerë prej 227 milionë e 223 mijë e 513 euro. Kurse taksa që janë mbledhur nga akciza e TVSH-ja janë 195 milionë e 452 mijë e 423 euro.

Ndërsa importi i benzinës gjatë vitit të kaluar ka qenë 82 milionë e 168 mijë e 412 litra në vlerë prej 45 milionë e 311 mijë e 499 euro. Ndërsa shuma e taksave që është mbledhur nga akciza e TVSH-ja është 43 milionë e 509 mijë e 383 euro.

Po ashtu gjatë vitit të kaluar janë importuar 5 milionë e 539 mijë e 16 litra vajra motorike dhe hidraulike, të cilat kapin vlerën prej 8 milionë e 250 mijë e 219 euro. Kurse taksa nga dogana akciza e TVSH-ja janë mbledhur 4 milionë e 57 mijë e 856 euro.

Të dhënat e Doganës flasin edhe për import të gasit prej 59 milionë e 935 mijë 169 litra me vlerë prej 21 milionë e 230 mijë e 251 uro. Ndërsa vlera e taksës së mbledhur është 11 milionë e 912 mijë e 87 euro.

289 mijë automjete të regjistruara

Vitin e kaluar në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) janë regjistruar 289 mijë mjete motorike dhe jomotorike, apo 6.15% më shumë se në vitin 2013. Sipas ASK-së, vërehet një tendencë e rritjes së vazhdueshme, nga viti në vit e numrit të automjeteve të regjistruara.

Sipas të dhënave të ASK-së në vitin 2013 dhe 2014, në territorin e Kosovës kemi 2.003,1 km rrugë. Prej tyre, 4% janë autoudhë, 31% rrugë nacionale, ndërsa 65% janë rrugë rajonale. Në vitin 2014, nga gjithsej 2.003,1 km rrugë, 1.885,5 km ose 94% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 120.1 km ose 6% e rrugëve janë të paasfaltuara.

Ndërsa në territorin e Kosovës kemi 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privat, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/tanket-e-kosovareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala