Supergratë e politikanëve kosovarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumica e politikanëve të Kosovës kanë pasuri marramendëse. Por, pasuri goxha te majme kanë edhe gratë e tyre. Mirëpo, ka edhe nga ta që gratë e tyre nuk e kanë asnjë cent pasuri.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa në formularin pasurisë nuk ka shkruar asnjë të dhënë për gruan e tij. Ajo sipas Mustafës nuk ka as pagë e as veturë. Por, dallime të madh më shefin e qeverisë kanë disa ministra, kryetar të komunave e lider partiak. Ata kanë treguar se gratë e tyre kanë shtëpia, banesa, vetura e paga të majme. Gazeta Fjala ka shikuar formularët e deklarimit të pasurisë të ministrave, kryetarëve të komunave dhe disave nga liderët e partive më të mëdha.

Pasuria e grave të drejtuesve qeveritar dhe partiak

Gruaja e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka asgjë mbi vete. Sipas formularit të pasurisë të Muatfës, ajo nuk ka as pagë e as veturë.

Derisa, gruaja e zëvendës-kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtëm Hashim Thaçit, në bazë  të dhënave të deklarimit të pasurisë a ka një “Passat” të cilin e ka blerë nga  kursimet në vitin  2010 në vlerë  13,000.00. Ajo në Raffase bankë ka  një shumë të parave prej 6,950.00. Kurse, si të hyra ka deklaruar pagë prej 18,000.0 euro në vit nga Universiteti Fama.

Kurse, Gruaja e kryeparlamentrait  Kadri Veselit,  ka  një banesë 114.00  të  blerë në vitin 2001  më vlere prej 97,000.00 euro.

Ajo ka veturë  “Jeep “ të cilën e ka blerë në vitin 2014  më vlerë prej 16,300.00 euro. Derisa ka te deponuar në bankën BKT   3,000.00 euro dhe në Raiffaisen Bank  1,085.00 euro.

Ajo merr pagë nga  buxheti i Kosovës  në vlerë prej 291.00 euro dhe në kompaninë  “Kobit- Pc” 2,166.00 euro.

Gruaja e  liderit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj,  merr vetëm paga mujore  në SIGAL Prishtine në shumën prej  450.00 euro.

Gruaja e Albin Kurtit,  ka një pasuri në DNB Bank Oslo – Norvegji  në vlerë prej 85,000.00  eurove.

Pasuria e grave të ministrave

Gruaja e Arban Abrashit, ka të deponuara 10 mijë euro para të gatshme në  bankë dhe SBAB ndërsa ka të ardhura 4 mijë euro të deklaruara nga Suedia.

Por bashkëshortja e abrashit ka edhe borxhe të mëdha. Ajo ka një kredi në Bankë Suedeze në vlerë 135 mijë euro, të cilën duhet ta kthej brenda 50 vitesh.

Gruaja e Ministrit të Financave, Avdullah Hotit, punon në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për punën që bënë, sipas deklarimit të pasurisë merr 4 mijë euro.

Gruaja e ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hysenit, punon në shkollën “Naim Frashëri dhe ka deklaruar si të hyra mujore 490.00 euro.

Gruaja e ministrit të diasporës, Valon Muratit, ka 50 ari tokë në vlerë 40 mijë euro. Përveç kësaj ajo ka të deponuara në TEB edhe 32 mijë euro para të gatshme si dhe 3 mijë euro në ProCredit Bank.

Gruaja e Blerand Satvilecit – Ajo ka një veturë Opel Astra  të cilën e ka blerë më kredi  në vitin 2010 më shumën prej 5,000.00

Page në  KK Prishtina më shumë prej 200.00. Page në  PTK Prishtine më shumën 1,086.35

Gruaja e Hajredin Kuçit ka në veturë në vlerë prej 8,500.00 . Kurse, punon në UP dhe ka deklaruar si të hyra 5,600.00 euro.  Derisa, ka treguar se në një bankë ka të deponuara  2,000.00 euro.

Gruaja e Lutfi Zharkut ka në një bankë të ruajtura  645.47 euro . Kurse, si të ardhura ka deklaruar 406.50 euro në muaj nga puna që bënë në  “FAST shpk” Kaçanik..

Pasuria e grave të kryetarëve të komunave

Komuna e Ferizajit

Shtëpia, trualli dhe tokat e Muharrem Svarqës, Kryetarit të Ferizajit, arrijnë vlerën 405,8 mijë euro. Mirëpo në bankë ka më shumë se gruaja e tij vetëm 25 euro. Ai ka 635 euro, ndërsa gruaja e tij 613 euro.

Komuna e Fushë Kosovës

Si duket Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, është bashkshort dhe baba për tu pasur lakmi. Ai Gruas së tij i ka blerë banesë 24,000 euro, ndërsa fëmijëve të tij një Audi-3, me vlerë 10,000 euro.

Komuna e Gjilanit

Të gjitha pasuritë e paluajtshme të Lutfi Hazirit, janë të prindërve të tij. Toka me sipërfaqe 1,7 hektar dhe me vlerë 500 mijë euro është në pronësi të tij dhe prindërve. Kurse dy shtëpitë, njëra 350 metra katrore është në pronësi të përbashkët, ndërsa dhe tjetra 450 metra katror është në pronësi të prindërve. Ndërsa si duket dashurinë ndaj bashkshortes e ka shprehur me blerje të një veture 10 mijë eurosh.

Komuna e Junikit

Agron Kuçi, Kryetari i Junikut, nga 820 mijë euro pasuri e paluajtshme, 590 mijë nga to i ka në pronësi së bashku me familje. Në këto pasuri hyjnë, shtëpi,truall,toka,oborr, kullotë.

Komuna e Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, vetëm pagën dhe një shtëpi i ka në pronësi të veten. 2 shtëpi tjera, tokën, veturën Mercedes 12 mijë euro i ka në pronësi të përbashkët me familjen. Ai poashtu edhe paratë që i ka në bankë i ka në pronësi me familjen e tij.

Komuna e Klinës

Si duket Kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota, po e mban gruaja e tij, pasi që para të gatshme në bankë ka më shumë se ai. Bashota, posedon 2,416 euro në bankë, ndërsa bashkshortja e saj 7,744 euro. Poashtu, ai së pari i ka blerë veturë gruas në vitin 2004, me vlerë 11 euro, dhe pastaj vetes në vitin 2009 me vlerë 20,000 euro. 3 Fëmijët e tij në bankën NLB, kanë nga mbi 2300 euro. Kurse, në vit ndihma nga familja e tij ka 20 mijë euro.

Komuna e Kllokotit

Sretko Spasiq, Kryetar I Komunës së Kllokotit, në emër të tij personal ka vetëm fabrikën familjare të prodhimit të ujit, tokën bujqësore, dhe Kamionin Volvo. Ndërsa të gjitha pasuritë e tij të tjera janë në emër të përbashkët me familjen, e cila kap vlerën e 150,000 eurove.

Komuna e Malisheves

Ragip Begaj, Kryetar i Komunës së Malishevës, përpos Mercedesit dhe kredisë bankare, të gjitha pasuritë e deklaruara i ka në emër të përbashkët me familjen, në vlerë prej 260 mijë euro.

Komuna e Mitrovicës

Fëmijët e Agim Bahtirit, Kryetarit të Mitrovicës, nga Holanda në llogari bankare ju vijnë 336 mijë euro në vit.

Komuna e Obliqit

Gruaja jashtëmartesore e Xhafer Gashit, Kryetarit të Obiliqit, në kompaninë e Kryetarit Gashi, WDG sh.a, posedon 55 për qind të aksioneve, ndërsa vlera e saj totale është 1,138 milion. Kurse në poligonin e shenjëtarisë- Katana, që ka vlerën 235 mijë dollar, ajo posedon 35 për qind të saj. Si dhe paratë e saj në bankën ProCredit janë 1000 euro, ndërsa Xhafer Gashi, ka vetëm 150 euro. Bashkëshortja e tij, ka pagë mujore më të madhe se ai. Ajo ka 1500 euro pagë mujore, ndërsa Gashi ka 1048 euro.

Komuna e Pejës

Gazmend Muhaxheri, gruas së tij i ka blerë një veturë me vlerë 11 mijë euro. Ndërsa ai vozit një Ford Fiesta të vitit 1997, me vlerë 4000 euro.

Komuna e Shtërpcës

Bratislav Nikolic, Kryetar i Shtërpcës, si duket e do gruan shumë. I ka blerë veturë, “Mercedes Smart”,me vlerë prej 7000 euro, ndërsa ai vetë endet në këmbë, të paktën veturë të deklaruar nuk ka.

Komuna e Suharekës

Sali Asllanaj, Kryetar i Komunës së Suharekës, i do shumë fëmijët e tij. Ai fëmijëve të tij u ka blerë veturë me shumën 4300 euro, si dhe paratë e tyre të gatshme në bankë janë 500 euro. /Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/supergrate-e-politikaneve-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala