Studentët “hajdut” të UP-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Dituria “kryesore” e studentëve të Universitetit të Prishtinës del të jetë kopjimi në provime. Ata e bëjnë të pamundurën vetëm për ti siguruar të gatshme modelet e testeve në të cilat ata do të hyjnë.

Por tash “hajnia” e tyre është lehtësuar. Testet po publikohen të gatshme nëpër rrjete sociale.

Shpërndarja e tyre nga disa grupe po behët më së shumti në Facebook. Dy nga to janë duke dominuar aktualisht.

testjuridik

“Juristët e Ferizajt”, është njëri nga grupet në të cilin janë të anëtarësuar mbi 10 mijë student. Në të po ta vizitosh do të shohësh një mori testes të publikuara nga studentët e këtij fakulteti.

Njëjtë si ky grup në Facebook, edhe ekonomistët e UP-së kanë një grup të tillë. ‘Ekonomistat!”, grup ky në të cilin janë mbi 17 mijë anëtarë.

Eko-test

Në çdo afat dënohen nga 30 studentë

E për të gjithë këto kopjime masive që studentët bëjnë gjatë provimeve ata rrezikohen  të përjashtohen nga fakulteti . Përjashtimi i tyre mund të jetë për 6 muaj deri në 2 vite, duke e humbur kështu të drejtën për të hyre në çdo provim tjetër.

Dekani i Fakultetit Ekonomik Skender Ahmeti, i kontaktuar nga Gazeta Fjala ka thënë që është i informuar rreth kësaj dukurie që janë duke e bërë studentët e fakultetit të ai e menaxhon.  Ahmeti ka thënë se për çdo afat të provimeve Fakulteti Ekonomik dënon deri në 30 student kopjues.

“Nuk ka afat që si dënojmë nga 20-30 studentë, ata që arrijmë t’i identifikojmë i dërgojmë menjëherë në komisionin disiplinor”, ka thënë Ahmeti.

Mirëpo ai është shprehur se ndalimi i publikimit të testeve online  nuk është në kompetencë të tyre dhe se nuk mund të ndikojnë në mospublikimin e testeve në rrjete sociale, ani pse janë të informuar për ekzistimin e këtyre grupeve që bëjnë shpërndarjen e testeve.

Sipas tij problemi kryesor qëndron tek fotokopjet të cilat bëjnë shitjen e testeve.

“Studentët i marrin testet në skriptore dhe pastaj i shpërndajnë në Facebook, problemi është që nuk po ndiqen nga shteti këto fotokopje”, ka shtuar ai.

Mirëpo ai nuk e ka përjashtuar edhe mundësin që studentët mund t’i fotografojnë testet gjatë provimit.

Gazeta Fjala ka vizituar fotokopjet rreth kampusit universitar, dhe mundësia për të gjetur teste të lendeve të ndryshme ishte e madhe.

Kështu që studentët janë “të nxitur” në mënyrë sistematike që të mashtrojnë. Shumë mësimdhënës kërkojnë mësimin përmendësh dhe përdorin teste nga afatet e mëparshme të provimeve të cilat sigurohen lehtë.

Ka shumë profesorë të cilët nuk e marrin mundin që të përpilojnë një test tjetër për afatet e tjera, por ata  të njëjtin e përdorin për çdo afat të provimeve.

Për këtë dekani i Fakultetit Ekonomik, mendon që soji i këtyre profesorëve duhet të mbajnë në ndërgjegje këtë veprim.

“Le ta mbajnë në ndërgjegjen e vet, moralisht nuk është ne rregull që studentit ti qitet testi i njëjtë në dy apo me shumë afate”, ka përfunduar Ahmeti.

Dyshimet e studentëve

E.G studente në UP ka thënë për Gazetën Fjala se në 4 afate të një provimi në të cilin ajo ka hyrë është ndeshur me testin e njëjtë, e në të njëjtin tre herë është rrëzuar nga provimi.

Ajo hedhë dyshime se në UP, testet nuk kontrollohen fare nga profesorët edhe pse ato janë të njëjta.

“Unë në tri afate jam ndeshur me testin e njëjtë.  Pyetjet ishin të njëjta, profesori po ashtu. Unë e dija që testi nuk ndryshon. Andaj përgatitesha për të deri në presje i dija pyetjet. Por ja se për çdo afat unë bija. Kjo nuk është e logjikshme”, ka thënë kjo studente.

Në anën tjetër Adnan Thaqi, kryetar i organizatës studentore “Opinionit Pavarur të Studentëve (OPS)”,  ka thënë së shumë herë kanë mbajtur takime më studentë për ti vetëdijesuar në lidhje me këtë dukuri që po ndodhë tash e disa vite në UP.

“Ne si organizatë kemi bërë çdo herë ftes për parandalimin e kësaj dukurie negative që është në UP, dhe për demet që i sjellë”, ka thënë Thaqi. Sipas ku sipas tij ky problem është i përgjithshëm dhe nuk mund të veçohet asnjë fakultet. Kjo organizatë si përfaqësuese e studentëve ka bërë kërkesë edhe në menaxhmentin e  UP-së, për ta evituar çdo mundësi të kopjimit.

Ndërkaq sipas një hulumtimi të bërë nga Demokracia për Zhvillim (D4D), nga 625 studentët e anketuar, 79 për qind konfirmojnë se kopjimi është në masë të madhe i pranishëm në Universitetin e Prishtinës, ndërsa 73 për qind  pajtohen që studentët bëjnë përpjekje të veçanta në përgatitjen për të kopjuar.

“Dyqane të shumta për fotokopje që gjenden përreth kampusit sigurojnë shembuj të testeve dhe pyetjet e provimit për lëndët në programe të caktuara të cilat madje i vendosin në format të përshtatshëm për mashtrim. Raportohet se këto dyqane vizitohen shpesh gjatë afatit të provimeve”, thuhet në rezultatet e hulumtimit.

“Në anën tjetër, studentët gjerësisht përdorin teknologjinë për të kopjuar, duke përfshirë telefonat e mençur dhe kufje të punuara enkas. Teknologjia e tillë edhe jepet me qira studentëve përmes mediave sociale me një çmim mjaft të volitshëm”, thuhet ndër të tjerash në këtë hulumtim.  /Gazeta Fjala/.

test5test2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/studentet-hajdut-te-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala