Shqiptarët që nuk e njohin Kosovën shtet

Autori:Gazeta Fjala

Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008, i njohur nga 112 vende si i tillë. Ndërsa ende Serbia i referohet si territor autonom i Metohisë. Emërtim ky zyrtar gjatë viteve 1945-1963 për Kosovën.

Këtë term po e përdorin edhe disa kompani prodhuese në shtetin e pavarur.

Kompania kosovare ‘FLUDI”, e cila prodhon pijen RC Cola në Kosovë, në paketimin e saj e njeh Kosovën si krahinë autonome të Metohisë.

Në pijet të cilat kanë dal në treg jo më shumë se dy muaj, RC Cola në ambalazhin e saj e quan veten si importuese nga krahina autonome e Kosovës dhe Metohisë për shtetin e Serbisë, distribuomini e së cilës e bënë kompani ‘Fliudi’, nga Presheva.

Zyrtarë të kompanisë ‘Fluidi’ të kontaktuar nga Gazeta Fjala kanë pranuar se këto shënime që janë hasur në treg janë ambalazhet e produkteve të ‘Fluidit’, dhe se të njëjtat sipas tyre janë përdorur deri në mars të këtij viti në çdo paketim.

“…në muajin  mars të këtij viti është arritur marrëveshja e Qeverisë së Kosovës dhe kanë ndryshuar etiketat, kanë shënimet UVOZ IZ KOSOVO. (Importues nga Kosova)

Por jo në të gjitha produktet e pijes RC Cola janë të vendosura tiketat “Import nga Kosova”.

Gazeta Fjala ka parë se dyqanet kosovare produkti RC Cola Lemon Lime vazhdon të shitet me shkurtesën KiM (Kosova është Metohi).

+

Lidhur me këtë zyrtarë nga ‘Fluidi’ deklarojnë se këto ambalazhe janë edituar në shkurt të vitit 2016, atëherë kur marrëveshja për etiketa në mallra dhe shërbime nuk ka qenë e miratuar.

“Këto janë etiketa të produktit ton më të ri, Rc Lemon Lime ku etiketat kanë qenë të shtypura në momentin e editimit të këtij produkti, pra dikur në Shkurt 2016 janë shtyp dhe ne jemi në fund të përfundimit të këtij ambalazhit”, kanë thënë zyrtarë nga kompania ‘Fluidi’ për Gazetën Fjala.

Megjithatë, ligjërisht prezenca në treg me shënime të cilat bien ndesh me aktet juridike të shtetit, vlerësohet shkelje e rëndë.

Kaçaniku: Duhet një korrigjim lidhur me këtë çështje

Kryetari i organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se cilësimi i Kosovës si pjesë autonome është shkelje juridiko-ligjore në vend.

“Kjo është shkelje e rëndë juridiko-ligjore kushtetuese. Kjo mund të jetë një etiketë e vjetër në kohën kur Fluidi ka vepruar në Preshevë”, ka thënë Kaçaniku për Gazetën Fjala.

Ai ka thënë se Kosova tash e disa kohë e ka të zgjedhur statusin e saj, si shtet i pavarur.

“Kosova e ka statusin e Republikës, nuk është krahinë e askujt e aq më pak ta ketë prefiksin ‘Metohi’. Kërkohet një korrigjim lidhur me këtë çështje”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

1

Gazeta Fjala, ende është në pritje të përgjigjeve nga Ministria e Tregtisë, lidhur me këtë rast.

Jo zyrtarisht, zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se do të marrin masa ndaj kësaj kompanie, e cila në bazë të ligjeve në fuqi del se nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. /Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/shqiptaret-qe-nuk-e-njohin-kosoven-shtet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala