Milionat e Isa Mustafës e kryetarëve të komunave në telefona e udhëtime (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thuajse në çdo mbledhje të qeverisë ka bërë thirrje për ulje të shpenzimeve në luks. Por, këtyre fjalëve nuk i është përmbajtur as vetë ai. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Isa Mustafa ka shpenzuar afro 423 mijë euro në udhëtime, derisa për shpenzime telefonike i pari i ekzekutivit ka paguar 64 mijë euro.  Këto shifra, të cilat Gazeta Fjala i ka nxjerrë nga raporti gjashtëmujor i shpenzimeve, janë më të larta për 16, respektivisht 8 për qind, krahasuar me përiudhën e njëjtët të vitit të kaluar.

Ngjashëm sikurse shefi i qeverisë kanë vepruar edhe kryetarët e komunave të Kosovës. Madje Mustafën nuk e kanë dëgjuar as disa kryetar që i ka më “për zemër”, e që vijnë nga partia e njëjtë.

Imri Ahmeti, që drejton komunën e Lipjanit e që goxha shpesh është parë pranë shefit te qeverisë, ka arritur të shpenzojë për shërbime të telekomunikimit mbi 2574 për qind se ish kryetari i kësaj komune. Ai sipas raportit gjashtëmujor të këtij viti ka shpenzuar në udhëtime 44 mijë e 540 euro, që është një rritje prej 671 për qind krahas vitit të kaluar. Shpenzime pa kontroll ka bërë edhe në telefona, ku shuma totale ka shkuar në 24 mijë e 530 euro, nga 918 euro sa ishin raportuar shpenzimet në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Injorim të madh thirrjes së Mustafës i ka bërë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari. Ajo duket se ka pasur shumë punë me telefon, pasi shpenzimet për këtë janë rritur për 561 për qind. Në vitin 2014 në këtë komunë në telefona ishin shpenzuar 4 mijë e 133 euro. Kurse, ketë vit ato kanë shkuar në 27 mijë e 307 euro. Përveç kësaj Kusari-Lila ka shpenzuar edhe 146 mijë e 850 euro në udhëtime, që është një rritje prej 1 për qind krahas vitit të kaluar.

Kursimtar në udhëtime jashtë vendit e telefona nuk është treguar as Shpend Ahmeti i komunës së Prishtinës. Ai për udhtime për gjatë muaj të këtij viti ka shpenzuar 75 mijë e 760 euro, apo 404 për qind më shumë se në vitin e kaluar. Kurse, në telefona Ahmeti ka shpenzuar mbi 36 mijë euro, duke shënuar rritje prej 45 për qind, raporton Gazeta Fjala.

Edhe bashkpartikau  I Mustafaës nga Gjilani, Lutfi Hazairi nuk ka kursyer paranë publike për udhëtime e telefona. Për udhëtime Haziri ka shpenzuar për gjashtë muaj mbi 128  mijë euro, që është 10 për qind më shumë se viti i kaluar, derisa për telefona shpenzimet kanë arritur në 17 mijë euro, që në përqindje i bije të këtë rritje prej 139 për qind.

Ngjashëm ka vepruar edhe anëtari tjetër I LDK’së, Muharrem Sfaqa, që aktualisht është kryetari I Ferizajt. Ai për gjashtë muajt e këtij viti për udhëtime jashtë vendit ka shpenzuar mbi 37 mijë euro, derisa në telefona mbi 10 mijë. Në të dyja fushat ka pasur tejkalime për 42 për qind, respektivisht 100 për qind.

Edhe kryetari I Istogut, Haki Rugova që po ashtu është nga LDK’ja e Isa Mustafës ka bërë shpenzime të mëdha në udhëtime e telefona. Për udhëtime, Rugova ka shpenzuar 21 mijë e 804 euro, apo 58 për qind më shumë se vitin e kaluar. Derisa në telefona rritje të shpenzimeve ka pasur për 108 për qind, duke harxhuar 21 mijë e 178 euro.

Dorëlirë në shpenzime është treguar edhe Sokol Bashota i Klinës. Ai në udhëtime jashtë dhe brenda vendit dhe në telefona ka shpenzuar mbi 32 mijë euro. Në të dyja fushat ka pasur rritje të shpenzimeve për 215 për qind e 92 për qind.

Kurse, Agim Veliu që drejton komunën e Podujevës është munduar t’i ulë shpenzimet Brenda gjashtë muajve të këtij vit. Por, ulje të tyre pa pasur vetëm në telefona për 12 për qind. Derisa shpenzimet në udhëtime janë rritur për 214 për qind, ku edhe ka shpenzuar 13 mijë e 355 euro.

Edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja nuk i ka tejkaluar shpenzimet për telefona. Por, rritje te tyre ka pasur në udhëtime jashtë vendit. Për këtë punë Muja ka shpenzuar afro 46 mijë euro, që është një rritje prej 28 për qind nga viti i kaluar.

Kurse, Gazmend Muhaxheri i Pejës, për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar 33 mijë e 241 euro, duke rritur ato për 52 për qind. Derisa, në udhëtime jashtë vendit ai ka ulur shpenzimet për 3 për qind.

Agim Bahtiri, që drejton komunën e Mitrovicës ka shpenzuar për telefona 22 mijë  e 867 euro, duke shënuar rritje prej 54 për qind. Derisa, për udhëtime jashtë vendit Bahtiri ka ulur shpenzimet për 18 për qind./ Gazeta Fjala/

 

Gllogovc 2014 2015 Ndryshimi
Shpenzimet e udhëtimit   1,781 4,152   133%
Shërbimet e telekomunikimit 10,441 9,793 -6%
 
FushëKosovë
Shpenzimet e udhëtimit 21,346    20,954 -2%
Shërbimet e telekomunikimit   4,783 6,306 32%
 
Lipjan
Shpenzimet e udhëtimit 5,778 44,540 671%
Shërbimet e telekomunikimit 918 24,539 2574%
 
Obiliq
Shpenzimet e udhëtimit 2,795 8,573 207%
Shërbimet e telekomunikimit 6,600 4,988 -24%
 
Podujevë
Shpenzimet e udhëtimit 4,252 13,355 214%
Shërbimet e telekomunikimit 4,703 4,159 -12%
 
Prishtinë
Shpenzimet e udhëtimit 15,040 75,760 404%
Shërbimet e telekomunikimit 25,246 36,696 45%
 
Shtime
Shpenzimet e udhëtimit 5,486 3,622 -34%
Shërbimet e telekomunikimit 6,757 1,478 -78%
 
Graqanic
Shpenzimet e udhëtimit 27,465 18,614 -32%
Shërbimet e telekomunikimit 17,551 21,783 24%
Dragash
Shpenzimet e udhëtimit 10,849 12,357 14%
Shërbimet e telekomunikimit 9,237 10,005   8%
Prizren
Shpenzimet e udhëtimit 35,803 45,967 28%
Shërbimet e telekomunikimit 43,011 26,987 -37%
Rahovec
Shpenzimet e udhëtimit 9,523 12,328 29%
Shërbimet e telekomunikimit 5,782 8,659 50%
Suharek
Shpenzimet e udhëtimit 40,498 20,677 -49%
Shërbimet e telekomunikimit 8,411 10,556 25%
Malishevë
Shpenzimet e udhëtimit 53,316 52,859 -1%
Shërbimet e telekomunikimit 6,695 15,033 125%
Mamush
Shpenzimet e udhëtimit                 – 1,541 954 38%
Shërbimet e telekomunikimit 3,256 5,486 68%
 
Deqan
Shpenzimet e udhëtimit 980 1,181 20%
Shërbimet e telekomunikimit 11,721 14,314 22%
 
Gjakovë
Shpenzimet e udhëtimit 145,944 146,850 1%
Shërbimet e telekomunikimit 4,133 27,307 561%
Istog
Shpenzimet e udhëtimit 13,844 21,804 58%
Shërbimet e telekomunikimit 10,159 21,178 108%
Klinë
Shpenzimet e udhëtimit 6,005 18,936 215%
Shërbimet e telekomunikimit 7,756 14,874 92%
Pejë
Shpenzimet e udhëtimit 14,987 14,555 -3%
Shërbimet e telekomunikimit 21,815 33,241 52%
Junik
Shpenzimet e udhëtimit 418 1,124 169%
Shërbimet e telekomunikimit 2,949 4,941 68%
Mitrovicë
Shpenzimet e udhëtimit 16,495 13,491 -18%
Shërbimet e telekomunikimit 14,883 22,867 54%
Skenderaj
Shpenzimet e udhëtimit 9,081 1,993 -78%
Shërbimet e telekomunikimit 9,146 11,132 22%
Vushtrri
Shpenzimet e udhëtimit 6,472 10,314 59%
Shërbimet e telekomunikimit 12,529 7,496 -40%
Zubinpotok
Shpenzimet e udhëtimit
Shërbimet e telekomunikimit 1,730 332 -81%
Zveqan
Shpenzimet e udhëtimit
Shërbimet e telekomunikimit 105 1,603 1430%
Zyra admin. Mitrovicësveriore
Shpenzimet e udhëtimit 940 2,033 116%
Shërbimet e telekomunikimit 6,000 6,090 1%
Gjilan
Shpenzimet e udhëtimit 165,856 182,217 10%
Shërbimet e telekomunikimit 7,095 16,990 139%
Kaçanik
Shpenzimet e udhëtimit 320 584 83%
Shërbimet e telekomunikimit 1,300 2,679 106%
Kamenicë
Shpenzimet e udhëtimit 19,401 19,124 -1%
Shërbimet e telekomunikimit 2,332 6,331 172%
Novobërd
Shpenzimet e udhëtimit 1,102 667 -39%
Shërbimet e elekomunikimit 3,516 1,148 -67%
Shtërpcë
Shpenzimet e udhëtimit 4,302 2,100 -51%
Shërbimet e telekomunikimit 10,831 6,710 -38%
Ferizaj
Shpenzimet e udhëtimit 26,343   37,286 42%
Shërbimet e telekomunikimit 5,116 10,212 100%
Viti
Shpenzimet e udhëtimit 19,594 13,564 -31%
Shërbimet e telekomunikimit 4,823 6,764 40%
Hani i Elezit
Shpenzimet e udhëtimit 6,554 6,250 -5%
Shërbimet e telekomunikimit 5,124 4,178 -18%

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/shpenzimet-marramendese-te-isa-mustafes-e-kryetareve-te-komunave-ne-telefona-e-udhetime-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala