Shpend Ahmeti mashtron  myslimanët

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i kishte premtuar Bashkësisë Islame të Kosovës se gjatë muajit të shenjtë të ramazanit do ti jepte lejen për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.   Mirëpo, këtë premtim i pari i komunës nuk e ka mbajtur.

Projekti për ndërtimin e kësaj xhamie ka nisur para katër viteve nga ana e BIK-ut.

Por edhe pas këtyre viteve besimtarët e fesë islame nuk kanë rastin që ritualet e tyre ti kryejnë në këtë xhami.

Gazeta Fjala javë më parë ka raportuar se besimtarët e fesë Islame gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit presin marrjen e lejes  për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.

Në një prononcim për Gazetën Fjala, Erzen Vraniqi, zyrtarë në komunën e Prishtinës, ka thënë se lënda është akoma në shqyrtim dhe se brenda afatit të paraparë me ligj do të shqyrtohet dhe do të merret vendimi.

“Për momentin lënda është akoma në shqyrtimin.  Brenda afateve ligjore do të merret vendimi”, ka thënë Vraniqi për Gazetën Fjala.

Ndërkohë që sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka thënë se lënda tashmë ka kohë që është në duart e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij e Bashkësisë Islame të Kosovës kohë më parë zyrtarisht i është drejtuar komunës së Prishtinës m kërkesë për dhënien e lejes për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.

“Momentalisht edhe pse e kemi iniciuar këtë çështje që të bëhet me azhuritet, akoma nuk kemi ndonjë përgjigje nga Kuvendi Komunal i Prishtinës”, ka thënë Rexhepi për Gazetën Fjala. Sipas tij BIK-u nuk shpreson në përgjigje negative nga komuna e Prishtinës

“E gjithë ajo çka mund të ketë është zhegitja e punëve nga ana e komunës me apo pa ndonjë arsye. Topi aktualisht tashmë është në anën e komunës së Prishtinës”, ka shpjeguar me tëj. Rexhepi shprehet se BIKU pret që sa më shpejt komuna e Prishtinës ti dal në ndihmë me dhënien e lejes për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.

Ndërkohë që sipas imamit të Drenasit, Osman Musliu, zvarritja e punëve për ndërtimin e xhamisë është çështje politike. Ai është kritik edhe vet ndaj myftiut Tërnava.

“Naim Tërnava nuk ka para për ndërtimin e një xhamie të tillë. Kjo është çështje politike. Këtë xhami asnjëherë nuk mundet me e ndërtua Naim Tërnava”, ka thënë Musliu për Gazetën Fjala.

Gazeta Fjala nga burime të saja brenda komunës së Prishtinës thonë se komuna tashmë ka krijuar një komision i cili do të bëjë vlerësimin e kërkesës së Bashkësisë Islame.

Ndërkohë që ndërtimi i xhamisë së re parashihet të kushtojë rreth 20 milionë euro. BIK-u, për ndërtimin e xhamisë, kishte kërkuar edhe përkrahje materiale nga qytetarët dhe kishte hapur disa xhirollogari në banka të vendit.

Prona i është ndarë nga komuna e Prishtinës me një parcelë me 81 ari tokë në lagjen “Ulpiana” për xhaminë. /GazetaFjala/

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/shpend-ahmeti-mashtron-myslimanet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala