Milionat e rrugës

Autori:Zekirja Shabani

Me deng të parave i thërrasin klientët. Në rrugët e “markaxhinjve” gjithçka që dëgjohet është franga, dollarë, euro, franga, dollare, euro.

Puna që bëjnë është ilegale, por rrallë herë ua prishë kush biznesin.

Këmbyesit e parave në të gjitha qytetet e Kosovë jaanë prezentë  tani e disa vite në Kosovë.  Ata që merren me ketë biznes nuk i japin përgjegjësi askujt, dhe nuk paguajnë taksa ndaj shtetit.

Qarkullimi që ata bëjnë nuk dihet. “Shfercerët”, nuk flasin me askënd për punën e tyre, përveq klientëve të cilëve u tregojnë se shitet e blehet euro në ditë.

Në Kosovë veprojnë 36 këmbimore të cilat janë të regjistruara dhe kanë licencë për punë.

Në Bankën Qendrore të Kosovës kanë thënë për Gazeten Fjala se vetëm ata persona që posedojnë licencë/regjistrim nga BQK për kryerjen e aktivitetit të këmbimit punojnë legalisht, kurse personat që kryejnë këtë aktivitet në rrugë, veprojnë në kundërshtim me ligjin.

“Këmbyesit e parave nëpër rrugë nuk janë të licencuar/regjistruar nga BQK-ja për të ushtruar aktivitetin e këmbimit të valutave”, ka thënë Besnik Kada, zyrtar për marrëdhënie me Media  në Bankën Qendrore të Kosovës.

Kada po ashtu ka treguar se çdo kush që është i interesuar për regjistrimin e IFJB për këmbimin e valutave  duhet të plotësoj kërkesat sipas legjislacionit në fuqi.

Kryesorja ëshët të ketë hapësirën e siguruar për këmbimore.

“Këmbimoret sipas legjislacionit në fuqi konsiderohen (IFJB). Prandaj, çdo kush që është i interesuar për regjistrimin e IFJB për këmbimin e valutave  duhet të plotësoj kërkesat sipas legjislacionit në fuqi, ku njëra nga kërkesat është që të posedoj lokacionin/zyrën për ushtrimin e kësaj veprimtare dhe të aplikoj në BQK për marrjen e regjistrimit të IFJB për këmbimin e valutave”, ka thënë Kada.

Aktualisht në Kosovë veprojnë 36 këmbimore të cilat janë të regjistruara dhe kanë licencë për punë.

Gazeta Fjala merr vesh se me me këto biznese ilegale ishte marr disa herë edhe Policia e Kosovës.  Ata gjatë vitit të kaluar kanë  intervenuar në rastet kur ka pas këmbime valutore mes palëve dhe personave që merren me ketë punë.

 Çka thotë ligji?

Neni 7 tek ligji mbi veprimtarin e Kembimoreve, thotë se Zyrat për Këmbimin e Valutave duhet ta reklamojnë në një vend të dukshëm kursin ditor të  këmbimit të valutave të huaja, për shitje dhe për blerje, për secilën valutë.  Për çdo transaksion të valutave, shitje apo blerje, klientit duhet t’i jepet një dëftese me shkrim dhe institucioni duhet të mbajë një kopje. Në dëftesën me shkrim duhet të jetë i shënuar  emri i klientit, data e transakcionit, kursi i këmbimit, ndonjë tarifë që është e paguar  shuma dhe lloji i valutës së këmbyer (që të dyja e pranuar dhe e dhënë. Në dëftesën me shkrim duhet të jetë i shënuar emri i klientit, data e transferit të parave,  shuma e pagesës ose marrjes, lloji i valutës, kursi i këmbimit dhe tarifat që janë paguar.  Zyrat për Transferin e Parave duhet të reklamojnë ose t’u ofrojnë klientëve një kopje të listës sëtarifave dhe të pagesave tjera për transferat elektronike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/shferceret-ilegal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala