Shefi i naftëtarëve punon haptas kundër ligjit

Autori:Zekirja Shabani

Fadil Berjani, përveç punës legale që bënë si kryetar shoqate po kryen edhe disa aktivitete biznesore në kundërshtim me ligjin. Në qendërn e kontrollit teknik të Automjeteve, “Dilloni Benz”, pronë e Berjanit, printohen e shiten edhe polisa të sigurimit të autopërgjegjësisë.

Kjo me ligjet në fuqi është e ndaluar, pasi ai nuk ka as leje për një gjë të tillë.

Gazeta Fjala ka qenë dëshmitare në një rast kur është kryer ky aktivitet. Ndërkaq, mësohet se qytetarët të cilët kryejnë kontrollën teknike në këtë qendër, kundërligjshëm mund të pajisën edhe me sigurim për automjetin. Këto aktivitete të kundërligjshme, janë të llistuara madje edhe në përshkrimin e aktiviteteve, në hyrje të këtij kontrolli teknik.

dilloni 3+

Se nuk ka leje për një aktivitet të tillë e ka pranuar edhe vetë Berjani.

“Jo nuk jem të paisur. Ish kanë shumë ma mirë sikur që kompanitë e sigurimit të kishin qenë sa ma afër kontrollave teknike shkaku që klienti- qytetari kish pas shërbim shumë ma të mirë”, ka thënë Berjani për Gazetën Fjala.

Në Bankën Qëndrore të Kosovës, shpjegojnë se shitja e policave të sigurimit lejohet vetëm në zyrat e aprovuara nga BQK-ja.

“BQK-ja nuk e aprovon asnjë pikë/zyre të shitjes së policave të sigurimeve nëse në të njëjtën zyrë ushtrohet aktivitet tjetër biznesor që është në kundërshtim me kornizën ligjore të BQK’së”, ka thënë Besnik Kada, zyrtarë për informim në BQK.

Sipas tij, zyrtarët e Bankës Qëndrore nuk janë në dijeni se një aktivitet i tillë zhvillohet në kompaninë “Dilloni Benz”, por ka bërë me dije se çdo veprim i paligjshëm i kompanive të sigurimeve i nënshtrohet masave administrative të BQK-së.

Shtypja e e polisave nuk është aktiviteti i vetëm që zhvillohet në kompaninë e Fadil Berjanit.

Brenda hapësirës së kompanisë “Dilloni Benz”, kryhet edhe A-testi i automjeteve të cilave u ndërrohet motori nga dizel në benzin apo anasjelltas.

“Për ateste është i autorizuar Instituti i fakultetit teknik-makinerisë ku ne kemi një kontratë bashkpunimi ku ne fitojmë shumë pak, vetëm 10% bruto”, ka treguar Berjani, për Gazetën Fjala.

Sipas tij, e tërë puna që bëhet këtu është e Institutit të Makinerisë e jo aktivitet I kompanisë së tij.

“Këtë punë e kryen instituti i makinerise me profesionalizem ku jane te kyqyr mbi 20 doktorra të shkencave të institutit”, ka thënë Berjani.

fadil

Kush mund të shes polisa të sigurimit?

Hapja e degëve te Kompanive te Sigurimeve ne regjionin e Kosovës është e bazuar në Urdhëresën Nr.01/2007 mbi mënyrën e shitjes së sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjëse, me ç’rast çdo kërkesë e kompanive të sigurimeve për hapje te degës/zyrës i nënshtrohet aprovimit paraprak nga ana e BQK-se.

Kushtet për aprovimin  e operatoreve te sigurimit nga autopërgjegjësia janë te përcaktuara ne rregullën 5 mbimënyrën e shitjes se produkteve te sigurimeve dhe licencimit te operatoreve te sigurimeve te detyrueshme, agjenteve te sigurimeve  dhe brokerave.

Për funksionimin e një zyreje kompania e sigurimeve duhet te përmbushë standardet që të aprovohet një zyre shitëse, me ç’rast paraprakisht ajo duhet të përmbushë standardet e përcaktuara nga ana BQK-se, dhe me pas verifikimi i përmbushjes së këtyre kërkesave bëhet nga  komisioni i caktuar nga BQK-ja.

Në Urdhëresën Nr.01/2007 është e cekur se shitja e policave te TPL-se si dhe produkteve vullnetare nuk lejohet qe te shitet ne barake, ne kioskë apo ne objekte të ngjashme.

BQK-ja nuk e aprovon asnjë pikë/zyre të shitjes së policave të sigurimeve nëse në të njëjtën zyrë ushtrohet aktivitet tjetër biznesor qe eshte ne kundërshtim me kornizën ligjore te BQK’se. kështu as, autoshkollat dhe internet kafet nuk mund të lëshojnë polica te sigurimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/shefi-i-naftetareve-punon-haptas-kunder-ligjit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala