Serbia nginë kosovarët me bukë

Autori:Avdyl Pajaziti

Importi i miellit nga Serbia bënë që kosovarët mos të mbesin të uritur.

Brenda një viti për ushqimin e 1.8 milionë kosovarëve nevojiten 430 mijë ton miell. Por jo të gjitha këto nevoja i përmbushë gruri i arave të Kosovës.

Në vitin 2014 në Kosovë bereqeti i këtij produkti elementarë ka qenë afër 330 mijë tonë.

E për të mos mbetur të uritur është dashur të importohen edhe rreth 100 mijë ton miell e grurë.

Shumica e kësaj sasie apo 97 për qind e saj ka ardhur nga hambarët e Serbisë.

Të dhënat zyrtare të shtetit të Kosovës tregojnë se vlerat e importuara të grurit nga Serbia janë shumë më të larta se të vendeve tjera prej ku importon Kosova bukën e gojës.

Vetëm në vitin 2011, si pasojë e masave të reciprocitetit, përqindja e importit të grurit nga Serbia gati ishte përgjysmuar, ndërsa në vitet në vijim, kjo përqindje është rritur vazhdimisht.

Në vitin 2014, rreth 97% të grurit u importua nga Serbia.

Pas Serbisë, vendet tjera prej ku Kosova importon më së shumti grurë janë Hungaria, Bullgaria, Kroacia dhe Rusia.

tabela 1 gruri

Në vitin 2014, Kosova pati 86 mijë hektarë sipërfaqe të mbjella me kulturën e grurit, hapësirë kjo që mbulon më shumë se gjysmën e nevojave me grurë.

Por në këtë vit pati edhe pak fermer që eksportuan grurin kosovarë.

Të dhënat tregojnë që Kosova ka eksportuar grurë në sasi prej 172 ton në drejtim të Shqipërisë ndërsa serbët kanë blerë vetëm rreth 50 ton grurë kosovarë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, sivjet janë mbjell rreth 90 mijë hektarë me kultura lavërtare.

Ndryshe, sipërfaqja e përgjithshme në Kosovë është 10,908 kilometra katrorë, kurse 53 për qind e tokës është bujqësore. E nga 1.8 milionë banorë, 61 për qind prej tyre jetojnë në zonat rurale.

Njësoj punët qëndrojnë edhe me kultura tjera.

Importi i misrit nga Serbia është dukshëm më i lartë se nga shtetet tjera.

Në tre vitet e fundit, ky import është rritur vazhdimisht.

Pas Serbisë, misri në Kosovë më së shumti importohet nga Bullgaria.

tabela 2 miseri

Edhe sasia më e madhe e elbit po ashtu importohet nga Serbia, edhe pse duke analizuar të dhënat nga viti 2009, mund të vërejmë se importi i elbit është zvogëluar vazhdimisht.

Krahasuar me vitin 2009, në vitin 2014 gjithsej sasia e importuar e elbit është 85% më e ulët.

Në anën tjetër, të dhënat për eksport tregojnë se Kosova vetëm në vitin 2014 ka eksportuar 13 tonë në Shqipëri, ndërsa në vitet tjera nuk ka pasur eksport.

tabela 3 elbi

Tërshëra deri në vitin 2012 është importuar me sasi dukshëm më të vogla se në vitin 2013 dhe 2014.

Në vitin 2013, sasia më e madhe është importuar nga Serbia dhe Kroacia, ndërsa në vitin 2014, nga Serbia dhe Hungaria.

Eksport të tërshërës nuk ka pasur Kosova në këtë periudhë. /Gazeta Fjala/

tabela 4 tershera

 

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/serbia-ngine-kosovaret-me-buke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala