Raiffesisen ndëshkon pensionistin

Autori:Gazeta Fjala

Shaqir Elshani nga Malisheva ka gjashtë vite që nuk e merr pensionin që i takon.

Në vend të tij, çdo muaj e merr Banka Raiffeisen. Madje kjo e fundit i është gëzuar vendimit të qeverisë së Kosovës për rritje të pensioneve, pasi me paratë e Elshanit, do të shlyej obligimin e kredisë së një kompanie nga Malisheva.

Në vitin 2007 i afërmi i pensionistit Elshani, Ilaz Helshani pronarë i kompanisë “Elshani”, ka marrë një kredi prej 50 mijë euro në bankën Raiffesien dega në Malisheve. Bazuar në dokumentet që ka siguruar Gazeta Fjala, kjo kredi është dashur të paguhet deri në vitin 2012.

Në mesin e dy garantuesve tjerë është edhe Shaqir Elshani, i cili thotë për Gazetën Fjala se vetëm ai është ndëshkura nga banka.

“I vetmi garantor, i cili është prekur nga kredia në fjalë jam unë dhe kjo falë llogarisë time pensionale që ishte në Raiffeisen Bank, e qe sipas tyre e ka bere te lehte mbylljen e kesaj llogarie dhe të gjitha të hyrat në të, pa ndonjë urdher gjykate që nga viti 2010”, tregon Elshani.

Sipas dokumentacionit të ofruar nga ai, që nga muaji korrik i vitit 2010, ky pensionist asnjëherë nuk ka mundur ta terhëq paratë e pensionit të tij prej 80 euro sa kishte qene fillimisht e as pas vitit 2012 kur është rritur.

“Asnjë garantuesi tjeter nuk i ka ndodhur e njejta gje. Pavarsisht se njeri nga ata, eshte ne gjendje ta mbylle kredine me qarkullimin e tije po ne Raiffeisen Bank. Pra kemi nje trajtim të pabarabarte të garantuesve”, vazhdon rrëfimin e tij pensionisti Elshani.

Ndërkaq, përfaqësuesit e kompanisë për të cilën ai garantoi, nuk kanë qenë në dispozicion të flasin për këtë çështje.

Gazeta Fjala ka provuar të vë kontakt me pronarin e kompanisë, Ilaz Helshanin, por ai nuk janë përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Edhe zyrtarët e bankës Raiffeisen, nuk kanë dhënë informata lidhur me rastin, duke u arsyetuar në konfidencialitetin e klientëve, përveç se tregojnë që e kanë njoftuar klientin lidhur me tërë procesin.

Ilirjana Tahiraj zyrtare për informim në këtë bankë tha se të dhënat që lidhen me klientë të caktuar, nuk kanë të drejtë që ato t’i bëjnë publike.

Në departamentin për sherbime për klientë, sipas saj, ky klient e ka adresuar çështjen dhe se atij i është sqaruar rasti.

“Ndërsa, unë nuk guxoj ta jap asnjë informacion sa i përket rasteve që lidhen me llogaritë e klientëve meqenëse kjo konsiderohet si shpalosje e të dhënave të klienteve. Pra, e kemi të ndaluar me ligj të shpalosim të dhenat e klientëve”, ka thënë Tahiraj.

Ajo i ka rekomanduar Elashanit që ti drejtohet Bankës Qendore, nëse është i pakënaqur me përgjigjen që ka marrë nga Raiffeisen.

“Kjo është mënyra se si parashihet trajtimi i ankesave te klienteve edhe në rregulloren e BQK-së”, është shprehur Tahiraj.dok 1

 

Përpjekja e pensionistit për të sqaruar këtë rast

Elshani ka provuar ta sqaroj këtë situatë me degën e Raiffeisen Bankë në Malishevë, mirëpo atje duket se nuk ia ka dalur, për këtë madje ai drejtohet në administraten qendrore të Raiffeisen Bank në Prishtinë.

Thotë se zyra për ankesa e njoftoj se në vitin 2009 kishte ndodhur një riprogramim i kredisë dhe se gjatë këtij ndryshimi në dokumente figuron edhe nënshkrimi i tij.

Zyrtarët e bankës e pyesin se a e din se cfarë kishte nënshkruar në vitin 2009, por Elshani thotë se nuk ka nënshkruar asnjë dokument dhe se nuk është kontaktuar asnjëherë më që nga hera e parë kur ka qenë garantues.

“I vetëdijëshëm që nga 2007-ta, asjëher nuk kam nënshkruar ndonjë dokument, nxita dyshime rreth saktësisë së atij nënshkrimi, e poashtu edhe shqetësimin tim për një nënshkrim në emrin tim për rikonstruktimin e një kredie”, thotë pensionisti.

Pas këtij takimi, Elshani është kontaktuar edhe nga një zyrtar tjetër i bankës dega në Malishevë. Ata ishin takuar me datën 25 janar të këtij viti, ky zyrtar sipas Elshanit e njoftoi me procedurat rreth këtij rasti, duke e njoftuar se lënda kishte shkuar në gjykatë.

“Atë ditë ky zotriu me tha, se lenda ka qenë në gjykatë por nuk ka pasur numër të lëndës, pasi unë kërkoja numrin e lëndës që të njoftohem nga gjykata se cfarë po ndodhte. Zotria në fjalë ishte nga departamenti i pagesave, dhe vazhdimisht thoshte se lenda eshte ne zyren ligjore”, tha ai

Pensionisti Elshani provoi të kuptoj pse me datën 26/03/2013 ishte bërë një transfer nga llogaria e tij për pagesën e borgjit të kredimarrësit,  vlera e të cilit arrinte shumën  e 2 mijë e 980€. Pasi që ai vet thotë të mos e ketë autorizuar.

Nga ky zyrtarë mori përgjigjet se duhet hetuar se si është bërë ky transfer pasi nuk guxon të realizohet pa dijen e tij.

“Ai shprehej se do të bënte gjithcka që llogaria të zhbllokohej dhe të lirohen një pjesë e mjetve”, tha Elshani.

Një takim të fundit Elshani e pati me daten 28/ janar me zyrën ligjore të  Raiffeisen në Prizren.

Ky zyrtarë e kishte njoftuar se se nga muaji maji i vitit 2015, lënda ishte tek një përmbarues privat.

Por nga atëherë nuk është ndërmarrë ndonjë veprim.  /Gazeta Fjala/

dok 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/raiffesisen-ndeshkon-pensionistin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala