Punëtorët “pensionistë” të Trepçës

Autori:Gazeta Fjala

Në Minierën e Trepçës prej viti 2009 deri në vitin 2016 janë lënduar 403 punëtorë. Sipas Menaxhmetit të Trepçës prej tyre 355 janë lëndime të lehta, 45 raste të rënda, ndërsa 3 lëndime kanë qenë më fatalitet.

Një nga këta punëtorë ka humbur jetën në punëtrorinë e makinerisë në Kishnicë në vitin 2009, që sipas zyrtarëve të Trepçës ka ndodhur për shkaqe natyrore.

Ndërsa dy incidetet që përfunduan në mënyrë tragjike ndodhën në minierën e Stan Turgut, njëri ndodhi në vitin 2010 ndërsa tjetri në vitin 2012.

Që nga kjo kohë nuk ka pasur asnjë lëndim me fatalitet, pavarësisht se puna që bëjnë minatorët vlerësohet me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.

“Asnëj punëtorë nuk ka dhënë dorëheqje nga vendi i tyre i punës”, thonë udhëheqësit e kësaj ndërmarrje.

Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e tyre ka shkuar në pension për shkak të moshës. E një numër i madh i minatorëve shumë shpejtë pritet t`i lënë galeritë e nëntokës për të shkuar në pension.

tabela e pare

300 punëtorë mbi moshën 60 vjeçare

Aktualisht në Minierën e Trepçës punojnë 1400 punëtorë dhe vetëm në Minieren e Stan Tergut me Flotacion janë 720 punëtorë.

“Tash kemi mbi 40 për qind të punëtorëve mbi moshen 55 vjeçare dhe mbi 300 punëtorë mbi moshën 60 vjeçare dhe të punosh me ta në Minierë është pothuajse e pamundur”, thotë Nezim Behrami, drejtor i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës.

Sipas tij këta punëtorë të moshuar nuk kanë reflekse të punojnë mbi makina shpuese për 8 orë.

Po ashtu makinat të cilat punojnë janë të stërvjetruara, kjo  u’a vështirëson punën dhe e rrit mundësinë për lëndime thotë Behrami.

Edhe më të vështirë e bënë e bënë mosdefinimi i statusit të Trepçës dhe kufizimet aktuale nga Agjencia Kosovare e Privatizimit si në operim ashtu edhe në punësim.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës  fajëson AKP-në se për shkak të politikave të saj diskriminuese detyron punëtorët që të paraqiten në vendin e punës “me paterica” për të mos  humbur bukën e gojës.

Por, ndryshe thonë në Inspektoratin e Punës.

Kreu i këtij institucioni, Basri Ibrahimi thotë se nuk kanë hasur në punëtorë të lënduar që njëkohësisht kanë punuar në këtë ndërmarrje.

“Nuk kemi has ne punëtor të pa kualifikuar që kanë punuar në minierë”, thotë Ibrahimi.

Të shqetësuar nga mungesa e ligjit

Sindikalistët janë të shqetësuar me mungesën e ligjit të veçante për gjigantin metalurgjik, Trepça.

Sipas tyre nëse Qeveria e Kosovës nuk e nxjerr ligjin për Trepçën ku do të lejohet pranimi i punëtorëve të rinjë si dhe do ketë investime në makineri dhe mjete tjera punuese atëherë është shumë e  vështirë që Trepça të zhvillohet.

Ata besojnë se qeveritarët do të reflektojnë në këtë aspekt të përmbushjes së premtimeve, dhe do i kuptojnë gabimet e tyre me privatizimin e ndërrmarrjeve ku sipas sindikalistëve është shkatërruar e tërë ekonomia e Kosovës.

Sindikata e Punëtorëve shpreson se një situatë e ngjashme si e “shuarjes” së shumë fabrikave nga privatizimi nuk do t’i ndodhë atyre.

Sepse siç thonë edhe vetë nuk do ta lejojnë sepse kanë sakrifikuar shumë që t’a ruajnë deri tani.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale thotë se problemi tek Trepça qëndron te mungesa  e punës dhe aftësimi i punëtorëve gjatë procesit të punës.

“Në Mitrovicë vazhdimisht kanë pasur kujdes që në kuadër të arsimit parauniversitar dhe universitar të shkollojnë profile që i duhen Trepcës. Mirëpo, kam frikë  se këta të rinjë nuk kanë përvojë të mjaftueshme”, deklaron Rexhepi.

Ai tregon se kjo dinamikë e zhvillimit, përkatësisht e operimit të Trepcës nuk garaton perspektivë.

Eksperti i ekonomisë deklaron se kur është fjala për kapacitet, qarkullimin financiar dhe struksturën e prodhimit Trepca nuk është as afër asaj që duhet të jetë.

“Vëllimi I prodhimit, si edhe të hyrat që realizon nuk arrijnë as një të dhjetën e asaj që dikur realizonte ajo”, shton ai.

Qeveria fajtore për gjendjen e krijuar

Sipas Rexhepit fajtorë kryesor  për gjendjen e tanishme të Trepcës është Qeveria e Kosovës.

Kjo qeveri sipas tij duhet të marr përgjegjësi për aktivizimin e kësaj ndërmarrje, ta tërheq sa më parë nga Agjencia Kosovare e Privatizmit.

Në të kundërtën,  nësë vazhdon të jetë nën menaxhimin e AKP-së s’ka si ti ikë falimentimit.

Privatizmimi  i menjehershëm është proces i ngutshëm sipas tij, si dhe Qeveria nuk duhet të frikësohet nga borxhet që pretendohet se i ka Trepca meqënse një Trepçë aktive mund t’i përballojë ato.

Përveq kësaj ai ka edhe një porosi tjetër për ekzekutivin e vendit, në raport me këtë gjigant metalurgjik.

“Në asnjë mënyrë të mos bëhet temë e dialogut me Serbinë dhe Serbisë përfundimisht ti thuhet se Trepca i takon vetëm Kosovës dhe popullit të saj”, shton njohësi i çështjeve ekonomike./Gazeta Fjala/

(Natyra Rushiti)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/punetoret-pensioniste-te-trepces/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala