Punëtorët e vegjël

Autori:Gazeta Fjala

Anxhela 7 vjeçare pastron xhamat e veturave teksa vozitësit presin  në semaforët e kryeqytetit afër katedrales.

Pak metra më tej, nëna e sajë me një dorë mbanë një foshnjë dhe tjetrën ua shtrinë në dritare pasagjerëve për të kërkuar lëmoshë.

Nënë e bijë e kalojnë ditën rrugëve të Prishtinës, derisa Anxhelado të duhej të ishte në shkollë e eëma duke u kujdesur për bebin në shtëpi.

Edhe moshatar tjerë tështatëvjeçares rrezikojnë jetën mes veturave për të fituar kafshatën e gojës.

Nuk flasin shumë, por shtyhen se kush të arrijë i pari të kapë ndonjë euro.

Të tjerë, kanë punë edhe më të rëndë. Fëmijë të shumtështyjnë karroca të ngarkuara përplot tregut të gjelbër të Prishtinës dhe tregjeve tjerë të Kosovës.

Për moshën që kanë, kjo është e ndaluar me ligjin e punës, i cili përcakton moshën 15 vjeçare si moshë minimale për punësim në Kosovë.

Por edhe në atë moshë ligji parasheh që të angazhohen vetëm në punë të lehta të cilat nuk paraqesin rrezik për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

150 fëmijë kryejnë punë të rënda

Në raportin   nga Divizioni i Shërbimeve Sociale i bazuar në raportet nga Qendrat për Punë Socialë nga të gjithë komunat e Kosovës në vitin 2015 janëevidentuar 150 fëmijëqë punojnë.

Në bazë të sektorëve më së shumti fëmijë ka në punët e rrugëve aty janëidentifikuar 89 fëmijë, ndërsa janë 33 fëmijë që përdoren për kryerje të aktivitet në konflikt me ligjin.

Të dhënat tregojnë se 14 fëmijë janë indentifikuar që kryejnë punë në gërmimin dhe grumbullimin e mbeturinave.

Në hoteleri janë 9 fëmijë që punojnë në tërë Kosovën, ndërkohë në pylltari dhe bujqësi janë 4 fëmijë.

Në shfrytëzimin e fëmijeve në eksplautimin e gazeve natyrore është shënuar vetëm një rast.

Mosha e këtyrë fëmijëve që janë gjetur duke kryer punë të rënda ështënga 0 – 18 vjet, dhe kryesisht janë të gjinisëmashkullore.

Ndërkohë  gjinia femërore ka një përqindje modeste në punët në rrugë dhe mbledhjen  e mbeturinave.

Vetëm një fëmijë i punësuar legalisht

Vitin e kaluar Qendrat për Punë Sociale në tërë Kosovën kanë dhënë 50 shërbime në këshillim dhe vetëdijsim, ndërkohë i kanë inkuadruar 5 fëmijë nëshkollim të rregullt, si dhe 10 fëmijëve u kanë ofruar mësim plotësues.

E gjatë gjithë vitit në tërë Kosovën këto qendra i kanë gjetur punësim në formë të lejuar vetëm një fëmije. Ndërkohë për shkak të lëndimeve në punë të rënda, 10 fëmijë kanë marrëshërbime shëndetësore.

Në Inspektoratin e punës, nuk kanë gjetur asnjë rast kur nëndërmarrj publike dhe private janë punësuar fëmijë nën moshën 15 vjeçare, gjatë inspektimeve që kanë bërë.

Me Ligj të Punës është e lejuar të lidhet marrdhënje e punës nga mosha 15 vjeçare,natyrisht me disa kufizime. Mbi moshën 15 vjeçare,ka pasur të punësuar,por konform ligjit”, ka deklaruar Ibrahimi.

Në ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se dukuria e fëmijëve që punojnëështë evidente.

MusaDemiri nga kjo ministri thotë  se  MPMS që nga viti 2004 ka bërë përpjekje të vazhdueshme për parandalimin dhe eliminimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve.

Kjo ministri kahartuar shumë dokumente për sensibilizimin dhe aftësimin e partnerëve për identifikimin, tërheqjen dhe rintegrimin e tyre./Gazeta Fjala/ (Natyra Rushiti)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/punetoret-e-vegjel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala