Punëtorët e shkelur

Autori:Avdyl Pajaziti

Të drejat e tyre shkelen çdo ditë. Në shumë raste punëtorët trajtohen edhe si skllavër e punojnë deri në 12 orë në ditë. Por, përseri nuk e kanë guximin ta ngren zërin.  Punëtorët në Kosovës, heshtjën përball këtyre shkelejeve e kanë zgjedhur edhe në ditën ndërkombëtare të tyre.

1 Maji, në Kosovë edhe këtë vit do të kaloj krejtëisht në heshtje. Nuk do të ketë porotesta por vend as për festë nuk ka.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës as këtë herë nuk e ka parë të udhës të protestohet, ndonse e pranojnë se gjendja e punëtorvë është mjaft e rëndë.

Krëjt çka do të bëjë kjo Sindikat gjatë ditës së premte është vendojsa e disa pllakatave më shlloganin  “Bashkimi e bën fuqinë”.

Frikën për të dalë në protesta e kanë pranuar edhe drejtuesit e sidikatave private.

Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë të Kosovës, ka treguar se nëse puntorët dalin në protestë, ata të nesërmën do të largohnë nga puna prej shefave të tyre.

“E para nga frika e punëdhënësve se nëse punëtorët e kompanive private protestojnë, të nesërmen ndodh largimi i tyre nga puna, kurse e dyta do të kishim pasur dëshirë që bile sadopak të kishim numëruar ndonjë rezultat, sindikata jonë ato nuk po i sheh, derisa qeveritaret po, ata po numërojnë rezultate, bile bile shpesh dalin me deklaratë që do iu kishte lakmi edhe Gjermania”, kanë thënë drejtuese të kësaj sindikate

Se puntorët në Kosovës janë në gjendje të rëndë e thonë edhe statistikat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në këtë institucion shtetëror kanë thënë se  vetëm gjatë vitit 2014 në vendin e punës kanë vdekur 9 persona dhe mbi 60 punëtorë janë lënduar.

Inspektorët e kësaj ministrie shpeshherë po dalin në terren për të parë kushtet e punës. Por nuk po kanë fort rezultate.

“Gjatë këtyre inspektimeve, për shkak të parregullsive janë shqiptuar 1 502 vërejtje me shkrim dhe 171 gjoba”, ka bërë të ditur kjo ministri.

Por punëtorëve në shumë raste po u merret edhe djersa e tyre.

Shifart e fundit nga Trusti i Kursimeve Pensionale tregojnë se puntorvë në Kosovë nuk u paguhët ky onligim ligjorë.

Nga 350. 000 të punësuar së llogaritët se janë në Kosovë, afër 200.000 u kryhen obligimet në trustin pensional  edhe atë kohë pas kohe Kurse, mbi 150.000 të punësuarë në sektorin privat janë jashtë sistemit dhe nuk është paguar kurrë asnjë cent para për pensionet e tyre.

Por problem edhe më i madh për shtetin e Kosovës janë të papunët.

Papunësia në të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare, vlerësohet të jetë problemi thelbësor i qytetarëve të Kosovës. Bazuar në shkallën e papunësisë, Kosova ka rreth 40 për qind të qytetarëve të papunë. Derisa, në tregun e punës çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë. E tregu i punës brenda vitit pranon jo më shumë se 6 mijë persona.

Në anën tjetër,  në një raport të UNDP  ëshë treguar se pjesë e madhe e kosovarëve besojnë se do të bëjnë jetës më të mirë në ndonjë shtet tjetër. Ky fakt është thënë sipas raporti pasi atyë u munngon puna dhe sigurimi i të ardhurave. “… (42%), besojnë që standardi i jetesës së emigrantëve jashtë vendit do të jetë më i mirë në krahasim me gjendjen e mëparshme në Kosovë”, thuhët në këtë raport.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/punetoret-e-shkelur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala