Punëtorët e hallit

Autori:Zekirja Shabani

Agim Seferi  nga Komuna e Lipjanit tash e 16 vite del te vendi i punëtorëve të krahut në Prishitnë  në lagjen “Xhamia e Llapit”.

Ai niset nga shtëpia cdo ditë në orën 7:00, dhe me shpresën se do të gjejë një punë dhe merr rrugën drejtë kryeqytetit.

Tek “pazari i punëtorëve”, Seferi e kalon  gjithë ditën, ndonjëherë dikush i gjen punë  por ka raste që i duhet të kthehet në shtëpi pa para kur nuk mund të angazhohet askund.

“Për neve nuk interesohet askush, ne s’po kemi çka me ba kështu ku me shku” ka thënë punëtori, që ankohet në institucionet e vendit për gjendjen e rëndë sociale.

Një qytetar tjetër që del e i bashkohet atij e pjesës tjetër të punëtorëve vjen nga Dubrava e Madhe.

Edhe ai thuajse e ka të njëjëtn ritëm të ditës, sikurse Seferi.

“Dal çdo ditë mundona të gjejë naj punë se në vendin nga vie unë nuk ka punë”, rrëfen ai.

Punëkërkues nga shumë komuna

Në ketë pjesë të qytetit poashtu edhe në lagjen “Lakrishte” çdo mëngjes dalin një numër i madh i kosovarëve që nuk zgjedhin se cfarë të punojnë, por me rëndësi për ta është të mos kthehen duarthatë të në shtëpi.

Individët që dalin aty u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës, ndërsa kryeqytetin e zgjedhin sepse thonë se ka mundësi më të mëdha për punë.

Erzen Vraniqi zëdhënës në Komunën e Prishtinës thotë se janë të vetëdijshme që një numër personash dalin në disa lokacione në qytet për “ t’u shitur” si punëtorë krahu.

“Meqenëse është fjala për njerëz ne nuk mund të caktojmë lokacion të posaçëm e as t’ua ndalojmë të qëndrojnë ku ata duan”, ka deklaruar Vraniqi.

Sipas tij liria e lëvizjës është e gararantuar në hapësira publike dhe këta punëtorë kanë të drejtë të shfrytëzojnë këto vende.

Punëtorët nuk kanë adrsuar ankesa në puishtetin lokal  thotë Vraniqi.

“Deri më tash nuk kemi ndonjë ankesë as nga ta e as për ta”, tregon ai, ndërsa nuk ndonjë plan specifik se si do të zgjidhje problemi i tyre.

Në këtë institucion thonë se është Ministria e Punës dhe Mirëqeniës Sociale që përkujdeset për punëtorët, të drjejtat dhe mundësitë e tyre.

Ministria e punës merret me regjistrime

Musa Demeri  nga kjo minsitri thotë se në kuadër të Minsitrisë së Punës dhe Mirëqenies  Sociale ekzistojnë shërbimet publike të punësimit, zyra komunale të punësimit.

“(32 sosh) dhe shtatë qendra për aftësim professional, ku çdo qytetar i Republikës së Kosovës që nuk ka një vend pune mund të regjostrohet si punëkërkues”, ka thënë Demiri.

Sipas tij pas regjistrimit si punëkërkues ata marrin këshilla për punësim, për karrierë dhe për për aftësim professional poashtu ata marrin  ndërmjetësim në punësim.

“Sa i përket punëtorëve të krahut, që ju potenconi, MPMS-ja nuk merret me ta”  ka thënë zedhënsi i ministriesë.

Ata nuk merren me ta sepse sipas tyre  ata kanë  institucionet shtetërore ku punëtorët mund të paraqiten dhe të marrin shërbimet sikur pjesa dërmuese e punëkërkuesve.

Sipas Statistikave  vetëm brenda një muaji e gjysmë, zyrave të punësimit i kanë mësyrë rreth 3 mijë persona të dy gjinive.

“… për më pak se dy muaj në zyrat e punësimin në të gjithë territorin e Kosovës janë lajmëruar 2 mijë e 911 persona punëkërkues. Nga ky numër i përgjithshëm rreth 1176 punëkërkues i takojnë gjinisë femërore”, ka thënë për Gazetën Fjala, Musa Demiri, zëdhënës në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/punetoret-e-hallit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala