PTK i frikësohet kodit të Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

Nuk folën as të hënën për të në Bruksel. Por, të gjithë po e presin kur do të ndodhë shkëputja digjitale e Kosovës nga Serbia. Kjo do të ndodhë diën kur Kosova ta ketë kodin e vetë telefonik.

Megjithatë, janë zyrtarët e Postës dhe Telekomit të Kosovës ata që më së shumti po i frigohen këtij kodi dhe nuk po mund të heqin dorë lehtë nga Monako Telekomi. Largimi i konsumatorëve e ulja e imazhit të kompaanisë, janë vetëm disa nga arsyet.

Ata tashmë kanë identifikuar një varg rreziqesh të lidhura me tranzicionin e kodit të ri të shtetit të cilat duhet të mbahen nën kontrollë.

Gazeta Fjala posedon një plan tranzitor, të cilin PTK e ka negociuar me Monako Telekomin se si të veproj në rast se i duhet ta lë kodin e deritashëm +377.

20150209_173921

Ndërmarrja kryesore në vend për telekomunikim frigohet që do të përballet me ikje të konsumatorëve dhe mashtrim në fazën tranzitore.

“Janë identifikuar rreqziqe të ndryshme të lidhura me tranzicionin e kodit të ri të shtetit të cilat duhet të mbahen nën kontrollë si: mashtrimi, largimi i konsumatorëve, pakënaqësia e konsumatorëve, ulja e imazhit të PTK-së”, thuhet në këtë dokument.

Në pikën katër të këtij dokumenti kërkohet që PTK ti siguroj që tranzicioni të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur për kompaninë dhe konsumatorët e saj.

20150209_173757

Aktualisht kësaj ndërmarrje i është bërë me dije se do ti kushtojë hiq më pak se 2 milion euro kompletimi i planit tranzitor. Këto para do ti jepen Monako Telekomit si bartës i projektit.

Në kuadër të këtij plani PTK dhe Monako Telekomi pajtohen që kjo e fundit të menaxhojë trafikun ndërkombëtar të të dyja kodeve të shteteve si dhe të faturoj romingun.

20150209_173856

Kodi nuk është gati

Megjithatë Kosova duket se nuk do të marrë shumë shpejtë kodin telefonik ashtu siç ishte paraparë në marrëveshjen për telekomunikacion të arritur në kuadër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Marrëveshja e arritur në shtator të vitit të kaluar, parasheh që Kosova të marrë kodin ndërkombëtar +383 ose +384, kurse Serbia të fitojë licencimin e një operatori serb të telefonisë mobile për operim në veri të Kosovë.

Edita Tahiri, që i priu dialogut teknik në bisedime, për Radion Evropa e Lirë pati sqaruar se për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përveç marrëveshjes së nënshkruar, palët e përfshira në bisedime duhet të nënshkruajnë edhe një plan të zbatimit, plan ky i cili mbetet ende i papërfunduar.

Ndërkaq, pa nënshkrimin e këtij plani, nuk mund të ndodh as aplikimi zyrtar në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit(ITU).

Kërkesën për aplikim në këtë union do të bëjë shteti i Austrisë, shtet ky që është paraqitur vullnetarisht për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces.

“Çështja ka ngecur tek përfundimi i planit për zbatim. Në moment që nënshkruhet plani për zbatim presim vendimin Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, për t’ia dhënë Kosovës kodin telefonik shtetëror”.

Operatorët e telefonisë mobile dhe telefonisë fikse në Kosovë, shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.

Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/ptk-i-frikesohet-kodit-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala