Prokuroria po heton Ministrinë e Mjedisit për keqpërdorimet milionëshe

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Mjedisit e drejtuar nga Ferid Agani ende nuk ka marrëasnjë masëndaj zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorimin 100 milionësh nëmbledhjen e taksës së ujit.

Krejt çka është bërë deri tash në lidhje me keqpërdorimet në këtë ministri është raporti i dërguar në prokurorinë e Kosovës,e cila po merret e heton këtë rast.

Keqpërdorimet në mbledhjen e taksës së ujit për herë të parë janë raportuar nga Gazeta Fjala.

Ministria e mjedisit në një përgjigje zyrtare për Gazetën Fjala e ka konfirmuar dërgimin e rastit në prokurori.

“Ministri Agani, përkitazi me këtë problematik ka kërkuar nga zyrtarët e ministrisë të përpilohet një raport i detajuar, i cili është dërguar në prokurori për t’u sqaruar, ndërsa do të veprojmë në bazë të rezultateve të hetimeve”, thuhet në këtë përgjigje.

Masa deri tash nuk janë marrë as për kompanitë borxhlike, të cilat i kanë ikur taksës së ujit.  E që kanë qenë të obliguara ta paguajnë bazuar në Udhëzimin Administrativ 06/2006.

Sipas përgjigjes zyrtare nga ministria e ambientit kompanitë që nuk kanë paguar taksën e paraparë, janë dërguar në gjykatë. Por se masat ndaj tyre pritet të merren më vonë.

“Edhe për këtë çështje duhet të presim vendimin e organeve të drejtësisë”.

Por nga ana tjetër burime të gazetës Fjala bëjnë të ditur se për asnjërën nga këto kompani nuk ka një vendim financiare për  miliona euro borxhe që ato i kanë shtetit.

“Zyrtarët e ministrisë me qëllim po e anashkalojnë kompanitë ambalazhuese të ujit duke toleruar mos pagesën e taksës”, ka thënë ky burim për Gazetën Fjala.

Gazeta Fjala pati raportuar në muajin Prill rreth keqpërdorimit të 32 milion eurove, pas njoftimit nga Besim Dobruna ish zyrtarë në këtë ministri. http://gazetafjala.com/analiza/7277-2/

Pas këtij raportimi një ditë më vonë me 9 prill në redaksinë e Gazetës Fjala kishin arritur edhe informata tjera për keqpërdorim të plotë 100 milion eurove. http://gazetafjala.com/analiza/hallakame-ne-ministrine-e-mjedisit-mungojne-100-milione-euro/

Akuzat për këto keqpërdorime rendonin mbi drejtorin e ujërave Naser Bajraktari i cili edhe u suspendua  në muajin maj. http://gazetafjala.com/analiza/konfirmohet-skandali-100-milionesh-suspendohet-naser-bajraktri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/prokuroria-po-heton-ministrine-e-mjedisit-per-keqperdorimet-milioneshe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala