Policët që humbën jetën në detyrë

Autori:Gazeta Fjala

Mjafton një telefonatë nga komandanti policor, që secili prej pjesëtarëve të elitës së policisë së Kosovës ta veshë uniformën blu dhe të niset për në detyrë, pa ditur saktësisht se për çfarë plani operacional po bëhet fjalë.  Madje disa prej pjesëtarëve të policisë kanë dalë nga shtëpitë e tyre për të mos u kthyer më.

Policia e Kosovës, që prej themelimit të saj deri më tash, ka humbur shumë pjesëtarë të vet në detyrë, jashtë orarit të punës por edhe nga vdekja natyrale.

Janë 17 pjesëtarë të policisë të cilët që nga viti 2001 kanë humbur jetën në uniformën e policit.

Më 25 korrik rreth orës 20:00 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës është dhënë urdhri për përgatitjen e njësive speciale. Në këtë operacion kishte marrë pjesë edhe tashmë heroi kombëtar i Kosovës, Enver Zymberi.

Ai në natën e 25 korrikut ra heroikisht në pikën  doganore  31 ndonëse këto pika u morën nën kontroll nga Policia e Kosovës vetëm pas 12 vjetësh.

Fatin e njëjtë të Zymberit e përjetuan edhe 16  kolegë të tij të cilët dhanë jetën duke mbrojtur territoret e Republikës së Kosovës.

Vitin e kaluar u vranë dy policë

Sipas zyrëtarve për informim në Policinë e Kosovës vetëm gjatë vitit të kaluar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovë humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Shemsi Gashi 49 vjeçar nga Prishtina i cili ishte hetuesi krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, u vra në mëngjesin 25 marsit të vitit të kaluar. Vesel Gjina e Kujtim Bejiqi kishin marr  5 mijë euro që ta kryenin vrasjen e hetuesit policor.

Vrasja e parë e një zyrtari të policisë ishte më 11 shtator të vitit 2001. Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964  në Novosellë.

Gjatë vitit 2003 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare si pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë vdekur katër policë ndër ta edhe një femër, pjesëtare e PK-së.

Polici, Dasush Hasani, i lindur më 22 qershor 1967 në fshatin Brod të Ferizajt ka vdekur gjatë kryerjes së detyrës më 21 gusht të vitit 2003.

Në po të njëjtin vit ka humbur jetën edhe Hajdar Ahmeti nga Gjakova i lindur në vitin 1976.

Fat të njëjtë ka pasur edhe Sebahate Tolaj  nga fshati Poberagjë, komuna e Deçanit, e lindur më 3 janar të vitit 1968. Tolaj u vra në mëngjesin e 24 nëntorit të viti 2003, bashkë me Isuf Haklajn, poashtu pjesëtar i PK-së dhe ish luftëtar i UCK-së.

Të dy këta pjesëtarë të Policisë së Kosovës kshin zbuluar dhe kompletuar dosjen për vrasjen e trefishtë të Tahir Zemajt me të birin dhe kushëririn e tij. Py pjesëtarët e policisë u vranë në afërsi të Pejës. Për këtë rast ende nuk ka ndonjë të arrestuar e as informacione më të hollësishme mbi këtë ngjarje.

Vitit 2007 ishte tronditës

Tre pjesëtarë të tjerë të PK-së janë vrarë në vitin 2004.

Arsim Rrustolli nga Dumnica e Vushtrrisë i lindur më 4 shkurt 1975, Driton Mehana poashtu nga Vushtrria i lindur me 3 dhjetor 1959, si dhe  Ilir Llapatnica nga Suhareka , i lindur 10 shtator 1971, janë tre pjestarët e Policisë së Kosovës të cilët u vranë në vitin 2004.

Ndërkohë që Abedin Mustafa poashtu pjestar i PK-së u vra në vitin 2006. Në vitin 2007 Kosova u trondit nga dy vrasje të dy pjstarëve të Policisë së Kosovës.

Avni Kasumi i lindur më 6 maj 1966 nga Vushtrria u vra më 3 janar të vitit 2007.

Vrasja që tronditi Policinë e Kosovës ishte e pjesëtarit të Njësisë Speciale, Triumf Rizës nga fshati Stagovë e Kaçanikut.

Ai më 30 gusht – 2007 u qëllua prapa shpine nga  Arben Berisha. Ky i fundit u dënua me 40 vite burg me vendim të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Ndërkohë që në vitin 2011 janë edhe tre pjestarë të tjerë të PK-së, të vrarë gjatë kryerjen e detyrës zyrtere.

Slavisa Milovnovic nga Mitrovica, Misin Krasniqi nga Drenasi si dhe Enver Zymberi nga Vushtrria u vranë gjatë vitit 2011.

Në vitin 2014 u vra edhe Jahi Maliqi nga Kamenica. Ndërsa në vitin e kaluar dy pjestar të policisë së Kosovë u vranë në kryerjen e detyrës zyrtare. Shemsi Gashi e Nebih Rmadani u vranë në këtë vit.(Natyra Rushiti)/GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/policet-qe-humben-jeten-ne-detyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala