Përplasjet për taksat

Autori:Avdyl Pajaziti

Për uljen e taksave në Kosovë filloi punën qeveria aktuale sapo mori drejtimin e vendit.

Bile ekzekutivi nën drejtimin e Isa Mustafës miratoi pakon e re fiskale që përmban ulje taksash, implementimi i së cilave do të filloj për pak muaj.

Por një analizë e një instuticioni financiarë ndërkombëtarë po rekomandon ndryshim plani.

Për Kosovën sfidë kryesore për zhvillim paraqet krijimi një shtegu të rritjes ekonomike i cili krijon në mënyrë të qëndrueshme më shumë vende të punës dhe më cilësore për popullësinë e saj të re dhe zvogëlon varfërinë.

Për këtë arsye Banka Botërore ka vlerësuar se politika fikale është instrument kryesorë makroekonomikë për të kapur zhvillimin.

Agim Demukaj, ekspert i Bankës Botërore ka deklaruar se politika fiskale luan rol kyq për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen ekonomike si dhe në adresimin e sfidave të papunësisë e varfërisë.

Bile në Bankën Botërore kanë kërkuar rritje taksash dhe zgjerimin e inkasimit të tyre për rritje të të hyrave buxhetore, tranmeton Gazeta Fjala.

“Sipas Bankës Botërore rritja e taksave dhe shtimi i taksave të reja mbrenda Kosovës është njëra nga alternativat kryesore për të zëvendësuar të hyrat kufiritare që aktualisht realizohen e që përbëjnë shumicën e buxhetit të Kosovës”, ka deklaruar Demukaj, ekspert në zyrën e Bankës Botërore në Prishtinë.

Kjo nga Demukaj është arsyetuar me faktin se qeveria e Kosovës duhet të përgaditet pasi me zbatimin e Marrveshjes së Stabilizim Asocimit dhe proceset tjera integruese vendi do të duhet të largoj taksat kufitare.

Por kjo kërkesë e Bankës Botërore bie ndesh me synimet e proklamuar nga qeveria e Kosovës udhëheur nga Isa Mustafa.

Vet Mustafa ka përmendur disa here uljen e taksave me qëllim joshjen e imvestimeve që viteve të fundit kanë munguar.

Bile me të ardhur në krye të ekzekutivit Ministria e Financave ka hertuar planin për uljen e taksave.

Pakoja e re fiskale sipas ministrit Avdullah Hoti do të krijoj lehtësira për bizneset kosovare dhe qytetarët në përgjithësi.

Edhe bizneset vazhdimisht kanë kërkuar ulje të taksave në Kosovë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit ka thënë se vetë fakti që ekonomia e Kosovës në vitin 2014 ishte alarmante duhet marr mmasa urgjente për ndryshim politikash ekonomike për rritje të ekonomisë të gjithëmbarshme.

Shahini ka thënë se deri më tani nuk është bërë asnjë reformë e re në politikat fiskale mungon plani strategjik zhvillimorë, ku ende bizneset e Kosovës sipas tij, janë të pabarabartë në treg të Kosovës.

Ndërsa Arian Zeka drejtorë ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane ka thënë se rekomandimet për tatimet, politikat fiskale, korporatat dhe pjesë tjera që janë një punim prej 40 faqeve ku pos vërejtjeve, tregohet se çfarë duhet te ndryshohet në këto politika.

Zeka ka propozuar që të rishikohet ndryshimi i normave tatimore, përkatësisht TVSH-së, që të shqyrtohen heqja e tatimit mbi dividencën si dhe të ketë sa më pak kontakte sa më pak mes biznesit privat dhe zyrtarëve të ATK-së sepse kjo sipas tij, është një mundësi e mirë për keqpërdorime.

“Ndryshime e normës tatimore të TVSH-së, shumë prej nesh kemi shprehur se do të këtë më tepër implikime negative sidomos në zvogëlimin e konsumit për disa artikujt të ndryshuar meqenëse reduktimet  e normave tatimore nga 16 për qind në 8 për qind prek një sërë artikujt shumë të vogël diku 13 prej tyre ndërsa rritja normës tatimore prek pjesën dërmuese të artikujve të tjerë. Pastaj  që të shqyrtohen heqja e tatimit mbi dividencën si dhe të ketë sa më pak kontakte sa më pak mes biznesit privat dhe zyrtarëve të ATK-së sepse kjo është një mundësi e mirë për keqpërdorime”, ka thënë ai. /GazetaFjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/perplasjet-per-taksat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala