Përmbaruesit ia morën qytetarëve 60 milionë euro

Autori:Gazeta Fjala

Bislim Halili nga fshati Dovrishtë i Podujevës muaj më parë kishte mbetur pa lopë, sepse i’u desh ta shiste në mënyrë që të paguante borxhin prej 1 mijë e 279 euro që i’a kishte caktuar përmbaruesi me urdhër të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Nëse, Halili nuk do e shiste kafshën atëherë përmbaruesi do t’i a ndalte paratë në llogarinë rrjedhëse, të ardhurat personale ose do të konfiskonte të gjitha gjërat e luajtshme deri në arritjen e vlerës së borxhit.

Raste të ngjashme po del të ketë pasur goxha shumë vitin e kaluar në Kosovë.

Gjatë vitit 2015  gjatë përmbaruesit qytetarëve të Kosovës i kanë marrë mbi 60 milionë euro, pasi ata nuk i kanë kryer obligimet karshi bankës, apo një institucioni, për mos pagesë të faturave.

Kjo shifër është arritur gjatë shitjeve të mjeteve të sekuestruara.

Emine Sherfit përmbaruese në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka treguar për Gazetën Fjala se gjërat që janë sekuestruar më shumë në këto veprime kanë qenë hipotekat dhe shtëpitë.

“Gjërat e objektet që janë marrë nga përmbaruesit janë marrë me pëlqimin mes këtyre të fundit dhe debitorëve”, ka thënë ai.

Gjërat shiten me ankand

Procedura e përmbarimit fillohet me propozimin e kreditorit. Çdo kush që nuk mund të paguajë borxhin i rrezikohet pasuria të drejtat që mund t’i nënshtrohen përmbarimit, llogaritë rrjedhëse apo të kursimeve, bëhet pjesë e punës së përmbaruesve.

Përmbaruesve u del punë në çdo kontratë të pa përmbushur, në çdo faturë të papaguar të shërbimeve komunale, dhe në çdo kamatë për pronë e cila nuk respektohet në mënyrë efikase dhe me kohë, llogaritet si burim që përndryshe do të ishte shfrytëzuar për të investuar, për të blerë apo për të shfrytëzuar.

Pasi sekuestrohen këto mjete, për 15 deri në 30 ditë bëhet shitja e tyre.

“Mënyra e shitjes së sendeve caktohet me anë të konkluzionit të organit përmbarues, duke pasur parasysh faktin që të arrihet çmimi më i volitshëm për debitorin”, thuhet në ligjin për procedurën përmbaruese. Gjërat e sekuestruara shiten në ankandin e parë me çmim më të vogël se ai i caktuar, por jo me çmimin më të vogël se tetëdhjetë për qind e vlerës së caktuar me rastin e regjistrimit.

Në Kosovë janë 25 përmbarues privat, 16 prej tyre janë të vendosur në rajonin e Prishtinës, 2 në qytetin e Prizrenit, Gjakova po ashtu ka 2 përmbarues.  Në Pejë janë 3 përmbarues privat, 2 në Komunën e Pejës dhe një në Mitrovicë.

Ndërkohë që në Ferizaj është hapur konkursi për një përmbarues pasi që nuk ka të tillë.

Kosovarët mbi 2 miliardë euro kredi

E derisa në vitin e kaluar qytetarëve të Kosovës u kanë shkuar mbi 60 milionë euro tek përmbaruesit, ata kanë vazhduar të hynë në borxhe.

Në vitin 2015 kosovarët kanë marrë mbi 2 miliardë euro kredi sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Rritja e kreditimit të ekonomive familjare i atribuohet kryesisht rritjes prej 27.7 për qind të kredive të reja hipotekare dhe rritjes prej 55.8 për qind të kredive të reja me kushte favorizuese, krahas rënies prej 2.8 për qind të kredive të reja konsumuese”, thuhet në raportin e BQK-së. Përveç kredive në Kosovë problem është edhe papunësia, sipas të dhënave që kanë dalë nga regjistrimi i popullsisë, thuhet se gati gjysma e popullatës e aftë për punë nuk janë në një marrëdhënie pune.

E përkthyer në shifra 44.9 për qind, janë të papunë, kurse 55 për qind llogaritet papunësia tek të rinjtë nga mosha 15 deri në 24 vjeç.

Të papunët që kanë borxhe dhe ata që janë në kredi, prej 1 janarit të 2014-tës i është shtuar edhe një hall.

Kjo sepse me fillimin e punës së përmbaruesve privat, kosovarëve që janë në kredi apo kanë borxhe ju merret gjithçka që është e paraparë në ligjin për procedurën përmbarimore.

Çfarë mund të ju marrë përmbaruesi

Përmbaruesit nuk kanë të drejtë të i’a marrin ushqimin për tre muaj, materialet për nxehje, stufën, frigoriferin, kafshët e punës dhe mbarështimit borxhlinjve. As unazën e martesës, fotografitë, dekorimet, medaljet, certifikatat ushtarake të nderit veshjet, ndërresat, këpucët dhe gjësendet tjera personale, çarçafët, veglat e kuzhinës nuk mund t’i sekuestrojnë.

Poashtu pajisjet bujqësore dhe mjetet tjera, farërat, ushqimi për kafshë, objektet tjera me vlerë të zakonshme që shërbejnë për përmbushjen e nevojave themelore të familjes nuk ju merren debitorëve.

Në dispozicion të përmbaruesve janë pasuria, objektet, llogaritë bankare etj.

Organi përmbarues bënë pagesën e kreditorit menjëherë pasi të jetë depozituar çmimi i blerjes së paluajtshmërisë së shitur. Paratë që teprojnë nga shtija e gjërave të marra pas përmbushjes së kërkesës kryesore i dorëzohen debitorit, po qe se për një gjë të tillë nuk ka pengesa. Masat ndaj atyre që i pengojnë përmbaruesit Kundër personave të cilët e pengojnë përmbarimin Gjykata e shqipton masën e largimit apo gjobën me të holla. Ndërkaq përmbaruesi privat mban të fshehur të dhënat në të cilat ai ka qasje gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Ai nuk mund t’i përdorë ato për përfitime personale apo të personave tjerë dhe nuk mund t’i përdor ato për përfitim personal apo të personave tjerë. Përmbaruesit përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa për territorin e Gjykatës Themelore një pozitë e përmbaruesit sipas rregullave caktohet në njëzet e pesë mijë banorë. (Natyra Rushiti) /Gazeta/Fjala/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Veteranët i fusin në “luftë” FMN-në dhe Qeverinë

Investimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë pritet që t’ia shohin sherrin veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse me 25 prill veteranëve do të duhej që pensionet tu dinin në xhirollogaritë e tyre,  kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Atyre ende nuk i kanë dalë as pnesionet në vlerë prej 170 euro, që i kanë marrë deri më tani.

Burime të Gazetës Fjala brenda Qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur se Qeveria është  duke menduar të  që ta bëjë ndryshimin e ligjit për veteranët  në bazë të së cilit do të ulë pensionet e veteranëve në mënyrë që të ketë buxhet të mjaftueshëm që t’ua paguaj ato.

Të gjithë këto ndryshime, Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale pritet që t’i bëjë pas kritikave të bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kjo ngase FMN në raportin e Vlerësimit të Menaxhimit të Investimeve Publike shprehet se qeveria e Kosovës nuk duhet ta shpenzoj buxhetin në fusha jo emergjente.

FMN shprehet se presioni është i madh dhe po rritet nga grupet e fuqishme lobuese si pensionistët, veteranët, ish të burgosurit politik dhe shërbyesit civil bashkë me partnerë ndërkombëtar.

Veteranët nuk duan t’i preken pensionët

Ndryshe veteranët e UÇK-së në i rekomandojnë Qeverisë së Kosovës që mos ta bëjë uljen e pensioneve për veteranët.

“Qeveritarët  duhet ta dinë se sot lirinë e gëzojnë si rezultat i luftës së pastër të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë qeveria obligohet që të mos pranojë gjëra të tilla, por t’i ngrisë pensionet”, ka thënë Jashari.

Në këtë drejtim Jashari thotë nuk do të bëjnë kompromis më Qeverinë e Kosovës. Çdo vendim tjetër për ndryshimin e skemës për veteranët dhe reagimet tona normalisht se nuk do të ndryshojnë.

“Nuk do të lejmë formë pa provuar dhe të drejtat tona do ti realizojmë. Mos të na provokoj Qeveria e Kosovës”, ka shtuar më tej Jashari.

Ndërkohë që fondi i planifikuar për veteranët e UÇK-së është zvogëluar për 6 milionë euro në procesin e rishikimit të buxhetit. Për këtë kategori tashmë janë në dispozicion vetëm 18 milionë euro e jo 24 milionë, sa kanë qenë në fillim të vitit 2015.

Ndonëse Ministria e Financave nuk jep detaje se a i ka mbërritur ndonjë kërkesë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar për uljen e pagave të veteranëve. Kjo ministri nuk ka japur detaje as lidhur me shumën se sa parashihet që veteranët të marrin paga.

Kjo ministri ka thënë se për këtë çështje detaje duhet të jap Ministria e Punës.

“…ju lutem që për këto çështje të kontaktoni më Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka thënë Muharrem Shahini.

Institucionet heshtin përballë kërkesës së FMN’së

Ndërkohë që as Ministria e Punës në pyetjet e dërguara nga Gazeta Fjala nuk ka dashur që të komentoj lidhur me këtë çështje, ndonëse Gazeta ka një javë që u ka dërguar pyetje.

Por nëse paga e veteranëve bie mbi vlerën minimale veteranët paralajmërojnë protesta para Qeverisë së Kosovës.

“Ne i mbetemi pas kërkesave tona.  Ne e kemi thënë se edhe ky pension që është caktuar me pagën minimale nuk është i mjaftueshëm. Ne kemi bërë kërkesë që të rriten pensionet e në asnjë mënyrë nuk guxojnë që të zvogëlohen. Dhe ligji thotë që pensioni nuk guxon të jetë nën pagën minimale në Kosovë”, ka thënë Jashari.

Ndërkohë që kryetari I Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut Behxhet Shala ka thënë për Gazetën Fjala se veteranët meritojnë një pension të dinjitetshëm.

“Veteranët meritojnë që ta kenë një pension të dinjitetshëm. Realisht ata jetojnë në kushte të vështira”, ka thënë Shala.

Ndërkaq FMN publikisht e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se buxhetin nuk po e shfrytëzon në shëndetësi, edukim dhe projektet tjera kapitale të cilat do të nxisnin rritjen ekonomike dhe do të reduktonin varfërinë vë në pah FMN.

Ndërkohë që pensioni që veteranët marrin është 170 euro.

Në rast të një marrëveshjeje e tillë, siç kërkon FMN’ja, atëherë është i domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë.

“Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë” thuhet Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Gazeta Fjala/.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/permbaruesit-ia-moren-qytetareve-60-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala