Pakoja e re fiskale nuk i zhvillon bizneset  

Autori:Zekirja Shabani

Më mirë pakë së hiq. Kështu po e vlerësojnë afaristët kosovarë nismën e Qeverisë së Kosovës për ndryshimet në pakon fiskale.

Ndryshimet në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligjin për Të ardhurat Pesonale dhe ligjin për të ardhurat e korporatave, sipas pronarëve të bizneseve mund të konsiderohën si hap i parë ose vullnet i mirë i qeverisë për të ndryshuar situatën momentale. Por, ata nuk presin që kjo do të ndikoj në zhvillim ekonomik të vendit dhe përmirësim të ambientit biznesor.

Madje disa prodhues të mëdhenjë mendojnë se, kjo cfarë po bënë qeveria me ligjet që prekin aspektin fiscal, është komplet gabim. Sipas tyre dhe njohësve të eknomisë pakoja e re fiskale nuk do të ndikoj nw hapjen e vendeve të reja pune dhe më shumë është e orientuar që të ndikoj tek konsumatorët se sa te bizneset.

“Kjo vetëm sa do të vështirësoj operimin e bizneseve dhe mendoj se do të ndikoj keq në ekonomi”, thotë njëri nga biznesmenët më me nam në vend, që nuk dëshiron t’i përmendet emri nga frika se mund t’i hakmerren taksambledhësit.

Sipas tij, me këto veprime si dhe me vendimin për lirim të automjeteve të vjetra nga obligimet shteti po dëshmon se është keq me para dhe me cdo kusht po dëshiron të ngarkoj bizneset për të mbushur arkën e shtetit.

Me tw njwjtat menidme wshtw edhe pronari i fabrikës për përpunimin e mishit, “MEKA”, Burim Piraj. Ai  thotë se është mirë e ditur se vetëm këto ndryshime nuk mjaftojnë për të krijuar një klimë të mirëfilltë për të bërë biznes mirëpo janë më shumë të orientuara në rritjen e mirëqenies së qytetarëve “me të cilën bizneset pajtohen plotësisht sepse me të vërtetë mirëqenia e çdo qytetari duhet të jetë prioritet i politikës dhe i bizneseve tona”.

Por sipas tij ndryshimet në vetëm këto ligje nuk mund të sjellin një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Sipas Pirajt, pa ndryshime rrënjësore të legjislacionit në fuqi, nuk do të mund të krijoheshin vende të lira pune të nevojshme për vendin në procesin e uljes së papunësisë dhe varfërisë në përgjithësi.

“Këto ligje janë të pa mjaftueshme për të mundësuar zhvillim ekonomik dhe punësim. Është e kuptueshme se ndryshime të cilat do të ndikonin në këtë drejtim janë pakë më të vështira”.

Sipas tij, Qeveria do të duhej që fillimisht ti hiqte taksat doganore pwr lwndw tw parw nw prodhim dhe këtë ta bëj me urgjencë, pa marrë parasysh se për çfarë produkti është fjala e i cili importohet për përpunim duhet të lirohet nga taksa doganore , ky vendim do të ishte më i rëndësishmi për të hapur mundësinë e zhvillimit ekonomik dhe për të hapur vende të punës.

“Ashtu që zhvillimi të jetë edhe më i madh dhe të jetë ambienti i favorshëm për investime të drejtpërdrejta duhet që të hiqet pagesa avance e TVSH-së dhe të transformohet në pagesë pas shitjes së produkteve ashtu siç e kanë të gjithë shtetet ku zbatohet në tërësi ekonomia e tregut dhe kushtet e favorshme për punë”.

Piraj thotë se është e keqe se ende në fuçi janë udhëzime administrative kundërthënëse siç është udhëzimi administrativ ( QRK) NR 04/2014 mbi për përcaktimin e kostos së shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara I cili udhëzim I mundëson zyrtarëve doganorë që sa herë të dëshirojnë të ngrenë në mënyrë shumë të pa drejt vlerën e mallrave të importuara.

“Prandaj mund të përfundoj se kemi ende shumë për të bërë që të arrijmë krijimin e kushteve të mirëfillta për punësim dhe për zhvillim ekonomik sepse deri më tani kemi pas qeverisje shumë pasive kundrejt politikave ekonomike”, thotë Piraj.

Ministri i Financave në Kosovë, Avdullah Hoti prezantuar se norma e tatimit mbi vlerën e shtuar, që aktualisht është 16 për qind, do të zvogëlohet në 8 për qind për mallrat elementare si buka, kripa dhe vaji por edhe për produkte tjera bazë.

“Tek ligji për të ardhurat e koorporatave do të njohim si shpenzime të shkollimeve dhe të trajnimeve të stafit vlerën deri në 3 mijë euro. Ndërsa përgatitjet e stafit që mund të bëjnë bizneset përmes sponsorizimeve do njihen deri në 10% të bazës tatimore. Kemi vendosur të caktojmë një tatim prej 10% në dividendë dhe në lojërat e fatit, si dhe qeranë prej 9% që ekziston të ndalet, me qëllim për të menaxhuar më lehtë këto hyrje buxhetore”, tha Hoti.

Ndërkaq, njohësit e ekonomisë, thonë se ligjet, të cilat po quhen si reformë fiskale, shumë kanë për synim konsumatorin se sa biznesin.

“Përmers tyre, qeveri asynon që të ketë ndikim në rrafshin social përkatëisht që të ulët kosotja e jetesës. Psaçërisht me përshkallëzimin e TVSH-së. Ky përshkallëzim ka një ndikim të vogël të bzinesiut, meqenëase, për disa artikuj të importuar, ato nuk do të jetë të detyruara që në kufi të paguajnë 16 për qind, por vetëm tetë për qind. Ndërkaq, ky ligj, si edhe ai për fitimet perosnale nuk kanë ndonëj ndikim në bzinese”, thekson Ibrahim Rexhepi nga STRAS.

Sipas tij, nuk krijon ndonjë përparësi të madhe as Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

“Ndikim mëtë madh te bzisnet do të ketë nëse zbatohet tërësisht progarmi I Qeverisë së Kosovës, ku parashihen pushime fiskale, forma të reja të financimit, uylje të kostos për disa shërbime komunale tyë cilat mund të kenë ndikim në ambientin e përjgithshëm për biznes”, ka pohuat Rexhepi.

Po ashtu sipas tij, me ndryshimet e këtilla, oferta e qeverisë së Kosovës për bziesin, përafrohet me ato të vendeve në rajon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/pakoja-e-re-fiskale-nuk-i-zhvillon-bizneset/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala