Pak femra në qeverisje

Autori:Gazeta Fjala

Për herën e parë në historinë shqiptare, kishim një femër në udhëheqjën e shtetit. Ish presidentja Atifete Jahjaga, kishte arritur të përfaqësonte shtetin për të shënuar kështu historinë e zonjës së parë, e cila mund të mbetet edhe e  vetmja që kishte fatin të jetë në pozitën udhëheqëse.

Statistikat që Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka ofruar për Gazetën Fjala, tregojnë se jo të shpeshta I kemi rastet kur femrat janë në poste udhëheqëse ose ato vendimarrëse.Zakonisht me këtë numër prijnë gjinia mashkullore.

Sektori  I vetëm ku prijnë femrat, mund të themi se është arsimi, ku kemi një përfaqësim të kuotës gjinore, në të cilën prijnë femrat me 19.9%, përderisa meshkujt me 8.5%.

Ndryshe në gjykata, numri i gjyqtarëve femra bie.Nga numri i përgjithshëm i tyre 317.Prej tyre vetëm 88 janë femra përderisa 229 janë meshkuj.Që tregojnë se Gjyqësia prin me udhëheqje mashkullore.

Përfaqësim të vogël të gjinisë femrore kemi zakonisht në poste vendimarrëse. NëMinistri , duke iu referuar të dhënave të ASK-së, kemi 42% të grave të punësuara, por vetëm 7% prej tyre janë në pozita vendimarrëse, përderisa 27%-shi ngel në pozita udhëheqëse.

Jo i kënaqshëm është edhe roli i tyre në pozitën e zv.Ministreve.Vetëm 5.6% të femrave, arrijnë të kenë postin e zv.ministrës, përderisa 94.5%, janë zv.Ministra.Me përqindje i bie se vetëm 2.9% femra janë zv.ministre, ndërsa 97% janë mëshkuj.

Në ministrinë e shëndetësisë, dalin se më të zonjat në udhëheqje janë femrat.7740 prej numrit të përgjithshëm janë femra, ndërsa 5878 meshkuj.I njejti përfaqësim, është në Qendrën Klinike Universitare.1027 janë femra, ndërsa vetëm 809 meshkuj.

Edhe në pozitën e udhëheqjës prijnë meshkujt me 7.5 përqind, përderisa vetëm 4.9% femra.Që përfshijnë pozitën e ligjëvenësve zyrtar dhe menaxhërëve të lartë.

Ministria e zhvillimit ekonomik: Të kënaqur me pozitën e femrës në shoqëri

Zyrtar për informim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, thonë se janë tëkënaqur  me pozitën e femrës në shoqëri.

Sipas tyre nuk ka asnjë diskriminim në bazë të gjinive.Edhe pse tregojnë se më shumë i kanë të integruara sektorët e minierave, dhe të minierave.

Tek ne më shumë i kemi sektorin e minierave, të energjisë, fusha të ndryshme për atë arsye, nuk ka pas ndonjë diskriminim në bazë të gjinive. S’mund të jetë shumë e knaqshme, po nuk ka pas konkurrente ose aplikuese që kanë apliku për pozita menaxheriale e qëështë diskriminu” thonë për Gazetën Fjala, zyrtarët për informim nga departamenti i barazisë gjinore.
E në bazë të dhënave që ka siguruar Gazeta Fjala, sipas aktivitetit të ndërrmarrjeve ekonomike , në Degën e Bujqësisë, pylltarisë, peshkatarisë janë 89 burra  dhe vetëm 11 Gra.

Në sektorin e industrisë kemi 92 burra ndërsa vetëm  8 gra.Në sektorin e ndërtimtarisë, janë 95 burra përderisa vetëm 5gra.

Edhe në sektorin e tregtisë, më të zotë tregohen meshkujt.85 burra, bëjnë punën në këtë sektor, përderisa vetëm 15 gra. Ne transport/depo  prapë prijnë mëshkujt. Gjithsej 95 burra dhe 5 gra.

Përderisa në sektorët e ndërrmarjeve teknike prijnë meshkujt, të njejtin status e gëzojnë edhe në aspektin e komunikimit.Informim Komunikim janë të përfshirë 90 burra  dhe vetëm 10gra.

Puntorë të kualifikuar në bujqësi dhe peshkatari janë 2.8% meshkuj dhe vetëm 2.5% femra.Prej tyre në përgjithësi profesionistë ne punën që kryejnë janë 30.1 femra dhe vetëm 11.6% meshkuj.

Punëtorë zejtarie dhe tregtie, janë mbi 18 % meshkuj dhe vetëm 10% femra, sipas të dhënave të ASK-së. Përderisa si operatore fabrikash dhe makinerish kemi 1.7% femra, 9.1% i kemi meshkuj.

Si puntorë shërbyes dhe shitës dyqani në tregje kemi një barazim në mes të gjinive me 19% femra dhe meshkuj.

Deputetja nga rradhët e PDK-së, Blerta Deliu, e kontaktuar nga Gazeta Fjala ka thënë se shifrat kryesore për përfaqësim të vogël të femrave, në pozita vendimarrëse janë si pasojë e mungesës së vetëdijësimit.

Sipas Deliut, rritja në këtë vit është e knaqshmë vetëm në nivelin qendror, sepse niveli local, sipas saj nuk është në pozitë të mirë.

Ka rrijte por pozita nuk është e knaqshme, në nivelin local veçanërisht, ka pas një rritje të numrit të grave në pozita vendimarrëse në nivelin qëndror, por niveli local është goxha keq.Është niveli që e kemi prit” ka thënë deputetja e PDK-së për Gazetën Fjala.

Deliu thotë së përmes trajnimeve po tentojnë ta rritin pjesmarrjën e femrës në shoqëri, pasi sipas sa ligji për barazi gjinore, ka masë më të mirë affirmative sesa ai i kaluar.

“Përmes trajnimeve po tentojmëme rrit pjesmarrjën edhe të ligjit për barazi gjinore që e ka një masë më të mirë affirmative, se sa ligji i kalum. Nuk është faji te femrat, por tek mungesa e vetëdijësimit, duhet mu fuqizu ma tepër në aspektin ekonomik për me qenë edhe më i lehtë  integrimii tyre në pozita vendimarrëse” ka shtuar Deliu.

Time Kadrijaj: Jemi shoqëri patriakale

Në anën tjetër deputetja nga rradhët e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përfaqësimi i femrës në numër të vogël, tregon se  jemi një shoqëri patriakale dhe nuk po u ofrohet mundësi për të dëshmuar vetën.

Sipas Kadrijajt, nëse bëjmë krahasim me qeverisjën e kaluar, thuhet se ka rënë numri femrave në postet ministrore, në vitin e kaluar ka qenë më I madh.Ajo thotë se femrat deputete, janë më shumë active sesa meshkujt qoftë në debate, e qoftë ne pyetje parlamentare.

“Nëse bëjmë një krahasim me këtë qeverisje dhe qeverisjën e kaluar, atëherë shohim se mandatin e kaluar ka pasur më shumë femra, që kanë qenë në postet ministrore ndërsa, në këtë mandate ka ra numri i tyre. Mundësia nuk u ofrohet femrat, pot ë shohësh edhe femrat deputete, me analizat që janë ba janë shumë ma shumë active sesa, meshkujt qoftë në debate, qoftë në pyetje parlamentare,Kur vjen puna te shpërblimi, shoqëria jonë po ngec në plotësimin e detyrave e shohim edhe në raste korruptive” thotë deputetja e AAK-së.

Përderisa ajo thotë se është duke u punuar me një plan të ngushtë dhe përparësi po u ofrohet  vetëm femrave të cilat janë të afërta me subjektet politike

“Femrat janë me nivel të afirmum, të gjitha ato femrat që janë të angazhume qoftë në politikë ose poste tjera, që janë me nivel të lartë akademik. Nuk po u jepet mundësi sepse gjithmonë po punohet me plane të ngushta, që janë kryekput të afërta me subjektet politike, marrja e udhëheqjës ju ofrohet në dikastere të ndryshme” ka shtuar ajo.

Përderisa, mundësinë për ta pasur sërish njëfemër  në krye të shtetit, deputetja e sheh si të vështirë. Pasi edhe Jahjaga, thotë se është zgjedhur me ndërhyrjën e faktorëve ndërkombtarë, e që ka treguar se nuk ka qenë e zgjedhje e subjekteve politike

“Është shumë zor që mundet me u përsërit edhe njëherë historia për me pas edhe njëherë një femër presidente, edhe presidentën që e kishim  nuk ka qenë zgjedhje e subjkeekteve politike por  ishte ndërhyrje prej faktorit ndërkombëtar” thotë deputetja nga rradhët opozitare.

Në Shërbimet teknike prijnë femrat


Në shërbimet teknike kemi gjithsejt 147 femra dhe 29 meshkuj. Përderisa në pozita vendimarrëse  janë82 gjithsejt. Prej tyre 76 burra dhe 6 gra.

Edhe në pozita udhëheqëse prin gjinia mashkullore .Nga  1.291 gjithsejt. Janë 947 burra dhe  344 gra.

Struktura gjinore, në administrate komunale:Në  të gjitha komunat e Kosovës, nga 27% e grave të punësuara, vetëm 4 janë në pozita vendimarrëse, përderisa 19% në pozita udhëheqëse.

Numri i të punësuarve sipas Komunave është 6607.Prej tyre janë 4819 meshkuj dhe 1788 femra.

Veshjet e Forcave të Sigurisë, I mbajnë mbi 32% femra. Prej tyre të uniformuara  janë 8.52%,  përderisa 203 femra janë nën uniformën e gradës së oficerit, nënoficerit dhe ushtarit. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/pak-femra-ne-qeverisje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala