Onkologjia pa licencë

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti i Onkologjisë, i cili vepron në kuadër të QKUK-së,  që nga viti 2013 kryen shërbimet e tija pa e pa e pasur licencën për veprimtari.

Edhe pse nga Instituti i Mjekësisë së Punës i është lëshuar me shkrim dëshmia se nuk ka rrezik nga rrezatimi,  Onkologjia vazhdon punën pa marrë licencën nga Agjencioni për Mbrojtje nga Rrezatimi, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (AKMRrSB).

Kjo  Agjenci  ka konfirmuar për Gazetën Fjala se tashmë me datë  15 dhjetor ka kryer inspektimin e Institutit të  Onkologjisë dhe se së shpejti do t’i ipet licenca kësaj klinike.

“Agjencia në mbledhjen e saj të rregullt ka shqyrtuar Raportin e Inspektimit në Institutin e Onkologjisë dhe në bazë të raportit ka konstatuar se Institutii Onkologjisë së SHSKUK përgjithësisht i plotëson kriteret bazë për mbrojtje radiologjike”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i AKMRrSB-së, Beqir Mezelxhiu për Gazetën Fjala.

“Si konkluzion, u mor vendimi që Komisioni për Licenca i AKMRrSB-së të fillojë procesin e shqyrtimit të dokumentacionit për licencim të Institutit të Onkologjisë”.

f1

Pavarësisht se Instituti i Onkologjisë kryen funksionin e tij që nga viti 2013, ky objekt teknikisht është pranuar në AKMRrSB në  vitin 2015.  Drejtori i Onkologjisë, Ekrem Hyseni  është shprehur se kjo klinikë tashmë është në proces të licencimit.

“Tani, pas pranimit teknik është në proces të licencimit dhe vlen të përmenden raportet shume të mira me Institutin për Mbrojtje Kundër Rrezatimit dhe ky proces do të vazhdojë me ritmin e rregullt”

Fajin për gjithë këtë vonesë të licencimit të Onkologjisë, eksperti i çështjeve të rrezatimit,  Shyqri Dumani  ia hedh institucionit në të cilin kohë më parë ai ka qenë udhëheqës.

“Agjencioni kundër rrezatimit kohë më parë është dashur që ta licencojë  Institutin e Onkologjisë por edhe radioterapinë sepse këto dy qendra relativisht mirë i plotësojnë kushtet.  Kanë paisje shumë të sofistikuara.  Agjencioni për mbrojtje nga rrezatimi heziton ta kryej detyrën e  tij”, ka thënë Dumani për Gazetën Fjala.   Sipas tij Onkologjia i plotëson i plotëson kushtet për rrezatim dhe si e tillë ajo duhet  që të licencohet.

Ai është shprehur se AKMRrSB po i zvarritë punët dhe përgjithësitë e saja.

“ Ata po i zhegisin  punët dhe është dashur që megjithatë ta licencojnë radioterapinë pasi që aty ka një numër të madh të pacientëve që kanë nevojë për ato shërbime e për to ata detyrohen të dalin jashtë Kosovës duke harxhua shuma bukur të majme për  t’i kryer rrezatimet”.

E për rrezatime në Klinikën e Onkologjisë tashmë kryejnë shërbime në  kimioterapi rreth  120-210 pacientë në ditë. Më rreth 27 mijë e 932 kontrolle gjatë gjithë vitit 2015.

Në këtë klinikë shërbime ofrohen edhe për pacientët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, po ashtu edhe nga Shqipëria./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/onkologjia-pa-licence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala