Nuk ndalen “shpullat” për gratë

Autori:Gazeta Fjala

Çdo vit rreth 70 gra largohen prej shtëpisë së tyre nga burrat ose familjarët e tjerë pasi i rrahin e i ofendojnë ato.

Këtyre viktimave si derë dytësore i mbetet Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Në njërën prej këtyre qendrave të vendosur në Prishtinë në këtë vit janë lajmëruar rreth 30 gra, e disa prej tyre me vete kanë marr edhe fëmijët.

Një grua në këtë qendër ka tentuar të mbysë veten duke pirë domestos e duke provuar të varet.

Me intervenimin e stafit përgjegjës ajo ka shpëtuar dhe është dërguar në QKUK për tretman.

Naime Sherifi drejtoreshë në këtë qendër thotë se 90 për qind të rasteve janë dhunë në familje, ndërsa ka  raste të trafikimit por janë raste më të rralla. Sipas saj ka edhe raste të ngacmimet seksuale, abuzimet, incesti, pedofila tek vajzat e mitura.

Familjet e këtyre grave që janë pre e dhunës në familje nuk gjenden gjithmonë në kushte të dobëta ekonomike  ka edhe prej atyre familjeve që qëndrojnë shumë mirë ekonomikishtë.

“Kemi pasur një rast kur një nuse ka ardhur me dorë të thyer në tre vena, nga familje me kushte të mira ekonomike”, ka thënë Sherifi.

Kosovarët rrahin edhe gratë e huaja

Ndërsa përveç kosovarëve në këtë qendër strehohen edhe të huajt si : gjermanet, anglezet, holandezet, filipinezet, nigerianet.

Këto gra kanë qenë të martuara me kosovarë e disa prej tyre në mison pune, ose kanë vizituar  të dashurin e  kanë përfunduar të rrahura.

Sistemi patriakal është i pranishëm edhe në ditët e sotme, ku në bashkësitë me shumë anëtarë janë edhe vendet ku manfestohet kjo dhunë.

Mosha  e grave që përjetojnë dhunë janë prej moshës 20  deri në 80 vjeçare, ajo moshë që është më e pranishme në këtë qendër është mosha 30 vjeçare.

Kurse ka edhe mosha të mitura që vendosen për banim në qendër, drejtoresha në këtë qendër ka thënë se vitin e kaluar kanë qenë 3 vajza të mitura banuese në qendër.

Arsyeja e vendosjes së këtyre vazjave është shtatëzënia e padëshiruar tek to, ndërsa sipas Sherfit për t’u shmangur nga kjo barrë familjarët e tyre i dërgojnë fëmijët e tyre këtu.

Pastaj pas lindjes ato i dërgojnë foshnjet në Qendrën Klinike Univeristare.

Viktimat në të cilat të shumtën e rasteve ushtrohet dhunë nga bashkshortët e tyre janë të paarsimuara, në kuptimin se e kanë vetëm një shkollë të mesme, dhe nuk janë të punësuara.

“Çdo vit në mesin e grave që kërkojnë ndihmë tek na numri i grave i të shkollume dhe të pavaraura ekonomikishtë është simbolik me atë të shkollave të mesme, fillore dhe atyre të papuna”, ka deklaruar Sherifi.

Rastet e dhunës së grave vinë nga Policia e Kosovës , Zyrës së Prokurorit të Shtetit për Mbrojtjen e viktimave.

Poashtu gratë vinë edhe nga Organziatat Jo Qeveritare, Avokati i Popullit, KFOR, etj.

Lënia anash prej instutucioneve për viktimat e dhunës

Gjygjtarët nuk i kushtojnë vëmendje dhunës psiqike sipas Sherifit ka rastë që ka dhunë psiqike shumë të rëndë por nga prokurorrët e gjykatësit nuk e njohin këtë aspekt.

Ndërkaq edhe ligjet nuk funksionojnë në anë të tyre.

”Ka shumë mangësi në sisitemin ligjor ligji,  është shumë bukur i shkruar por i vështirë i implementuëshëm ka nevojë për ndryshime i kemi vërejt mangësitë se ku duhet përmirëuar, zbatimi i urdhëravë ligjorë është njëri ndër problemet kryesore”, ka thënë drejtoresha e qendrës.

Kur viktimës i cenohet siguria e saj gjykatat e caktojnë një urdhër mbrojtës nga gjykata.

Ndërsa këto urdhëra në Kosovë nuk zbatohen sepse edhe pas vendimit të gjykatësit përsëri viktimat rrahen nga personat e njëjtë dhe nuk ndërrmirret asgjë në lidhje me këtë.

Në qendrën për mbrojtjen e grave ka qenë një rast kur  nëna ka pasur urdhër mbrojtës për mos mu e afru ambientit ku rrinë gruaja më fëmijët e saj.

Burri i saj ka ardhur vendin ku ka qenë ajo dhe e ka rrahur jo vetëm një here por katër here, dhe për këtë nuk ka shkuar në burg asnjëhere dhe nuk është gjobitur.

Ky nuk është rasti i vetëm sepse ka edhe raste tjera që shkelet ligji për ndalim.

“Ne ende nuk  kemi raste që është shku në burg se kemi me qindra raste kur është shkelur ligji, ky është dështimi i parë e që ka të bëjë me sigurinë e një personi”, ka shtuar Sherifi.

Ndërsa në qendër mungon edhe sigurimi sepse përveç  stafit prej 8 vetësh sa janë nuk kanë ndonjë policë që do t’i mbronte ato, edhe pse kanë bërë kërkesë në Ministrinë për Punë të Brendshme kjo  kërkesë nuk është marrë parasysh  nga ta.

Viktimave të dhunës u mungojnë  edhe psikologët, sepse në qendër përveç vullnetarëve që vinë nuk kanë ndonjë të punësuar psikologë  me kontratë stabile.

Ndërsa kjo strehimore e grave dhe e fëmijëve nuk ka as fonde të mjaftushme, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale marrin 206 euro për kokë viktime.

Para që sipas Drejtoreshës Sherifi nuk mjaftojnë për shërbime të kësaj qendre.

Para dy vitesh kjo qendër ka marrur një buxhet emergjent nga ish-Kryeministri Thaçi, buxhet ky vetëm një vjeçar.

Përveç dhunës fizike në vendin tonë është i pranishëm edhe dhuna psiqike por që si e tillë nuk zgjon një vëmendje  të madhe tek instutucionet.

Poashtu shteti nuk u siguron një vend këtyre grave  një banesë ose një vend pune që të rientegrohen në shoqëri, pasi që disa prej tyre familjarët e tyre i lënë anash.

Prej se është hapur kjo qendër para 17 vitesh 1 mijë  e 400 gra kanë kërkuar strehim./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/nuk-ndalen-shpullat-per-grate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala