Në gatishmëri për tu përballur me përmbytje  

Autori:Avdyl Pajaziti

Paralajmërimet se do të ketë përmbytje në shumicën e vendeve Ballkanike kanë aktivizuar disa nga komunat më të rrezikuara edhe në Kosovë.

Shiu që ka filluar që nga mëngjesi i së enjtes në rast se nuk do të ndalet dhe shkakton ndonjë problem do të evitohet shpejtë, bazuar në përgjigjet e komunave të kontaktuara nga Gazeta Fjala.

Prizreni nuk pret se do të ketë  punë me vërshime.

Sipas zëdhënësit të komunës Ymer Berisha komisioni nga drejtoria për  siguri dhe emergjenca ka paraparë se nuk do të këtë përmbytje

“Por në rast se ndodhin jemi të gatshëm të intervenojmë konform nevojave, tha Berisha .

Komuna e Vitisë e cila është ndër komunat më të prekura nga vërshimet në të kaluarën, është merr më seriozisht me këtë çështje.

Nexhmedin Jakupi drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencave tha se për dallim prej rasteve të kaluara kur kishte përmbytje duket se tani është tejkaluar edhe kjo problematik.

Jakupi tregoj se gjatë ditës së enjte është mbajtur mbledhje e me shtabin e emergjencave edhe se janë mobilizuar

”Edhe me njësitin e zjarrëfiksëve dhe me gjithë të tjerët jemi në gjendje gatishmërie të veprojmë në rast se do të ketë përmbytje, tha ai.

Gjakova, që nga përmbytjet e vitit të kaluar ka bërë pastrimin të gjitha pikave të evidentuara si të rrezikshme në këtë komunë.

Abetare Domi udhëheqëse e Zyrës së Informimit në Komunën e Gjakovës tha  për Gazetën Fjala se janë marrë masa për ngritjen e nivelit të gatishmërisë tek njësia e zjarrfiksave.

Ju njoftojmë që Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave ka ndërmarr të gjitha masat parandaluese në të gjitha pikat që janë të evidentuara sipas planit për parandalimin e rrezikshmërisë nga fatkeqësitë elementare natyrore me theks të veçantë nga të reshurat atmosferike”, tha Domi.

Komuna e Prishtinës e cila vazhdimisht po përballet me përmbytje në rastet kur ka reshje shiu me intensitet më të shtuar mirëpo zyrtarë për informim në këtë komunë ende nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës.

As komuna e Pejës ende s’ka dhënë ndonjë përgjigje rreth kësaj çështje.

Ndërkaq në zonat më rurale të Shqipërisë gjatë ditës së enjte ka pasur shira më të dendura. Në Berat janë shkaktuar përmbytje, probleme në trafik dhe vështirësi për këmbësorët.

Në qytetin e Sarandës, shirat të shoqëruar me erën e fortë kanë shkaktuar një sërë problemesh. Veç përmbytjeve dhe vështirësive të mëdha në qarkullim si për mjetet ashtu edhe për njerëzit, në Sarandë raportohet të jetë rrëzuar vinçi në Portin e Mallrave në Limion./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/ne-gatishmeri-per-tu-perballur-me-permbytje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala