Naftëtarët e çoroditur  

Autori:Zekirja Shabani

Krye në vete vendosin për çmimin, për sasinë e për cilësinë e produktit që ua shesin qytetarëve.

Kështu duket situata në tregun e karburanteve në Kosovë ditëve të fundit kur edhe është ngritur çmimi i arit të zi derisa në gjithë botën çmimi i tij po bie.

Të hënën në mëngjes një litër naftë është shitur me 1.2 euro në Prishtinë ndërsa pritej që të binte në rreth 0.80 euro cent.

“Krjet kjo ndodhë për shkak se po keqpërdoret pozita monopoliste e kompanive, mungon kontrolli shtetëror, i cili nuk duhet të ndëhryj në cmim, por të vjelë fitimet e krijuara nga kjo ngritje e cmimit, si edhe të jetë  shumë më  pedante për ushtrimine kontrollit në kufi- si për cilësi, sasi, cmimin furnzues, etj”.

Ky treg sipas njohësve të ekonomisë po shkonë në kundërshtim me trendet globale. Pavarësisht kësaj, naftëtarët i rferohen bursës ndërkombëtare për ndryshimet e cmimit të karburanteve.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale thotë se çmimi i naftës dhe i derivateve të saja në Kosovë kryesisht  flet për një treg të pa organizuar, anarkik dhe me tendencë  për krijimin e oligopoleve, përkatësisht të ndikimit të disa kompanive importuese  (2-3), të cilat vet duan të krijojnë rregullat.

“Pra, në këtë rast, nuk vërehet ndikimi i kërkesës dhe i ofertës, përkatësisht ai i konsumatorit, si rregullator në treg”, thotë Rexhepi.

Për këtë  arsye , përderisa cmimi i  karburanteve bie në tërë botën (bursa) në Kosovë ngritet.  Rexhepi pohon se ky ndryshim në çmim nuk reflekton zhvillimet në tregun ndërkombëtar, por interesat e monopoleve.

“Ditëve të fundit ka një rritje të lehtë të cmimit të naftës së papërpunuar në bursa. Nga 49,50 dollarë sa kushtonte një barel në fund të janarit,  në javën e tretë të shkurti u ngrit në 60,1 dollarë.  Pra një ngeritje shumë e lehtë, ndonëse emsatarja e cmimit në pesë vjetët e fundit sillej kah 100 dollarë për një barelë”, thotë Rexhepi.

Sipas tij, në Kosovë zhvillimet janë në kudnërshtim me trendet globale.

“Krjet kjo ndodhë për shkak se po keqpërdoret pozita monopoliste e kompanive, mungon kontrolli shtetëror, i cili nuk duhet të ndëhryj në cmim, por të vjelë fitimet e krijuara nga kjo ngritje e cmimit, si edhe të jetë  shumë më  pedante për ushtrimine kontrollit në kufi- si për cilësi, sasi, cmimin furnzues, etj”.

E autoriteti që është i thirrrun ta ruaj tregun nga monopolit dhe marrëveshjet për fiksim cmimesh, Autoriteti Kosovar I Konkurrëncës nukë shët funksional për shkak të mungesës së bordit.

Por, në Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës,  thirren se Bursat Ndërkombëtare janë përcaktuees i gjithqkaje që ndodhë në Kosovë.

Madje ata kur ëështëë në pyetje shtrenjtimi i karburanteve i përcjellin me përpikëri ato.

“Çmimet e derivatev jan ngitur si pasojë e lëvizjeve në beraz ndërkombetare dhe ne jemi shumë të vegjël si tregje që të kemi ndonjë ndikim ose të kemi mundësi të ruajmë çmimet. Çmimet e derivative të lëngëta të naftës krijohen në bazë të lëvizjeve të çmimeve të berzës edhe mund të ketë lëvizje brenda çastit”, thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Sipas tij, çmimi i shitjes ka qenë 0.89 euro para pak ditësh por çmimi i sotshëm në Kosovë është rreth 1 euro.

Ai thotë se çdo ndryshim çmimi, çdo lëvizje në çmimet botërore ndikon edhe në Kosovë dhe është e vështirë të prognozohet nëse do të ketë ngritje apo jo të cmimit në ditët në vazhdim.

Berjani arsyeton shtrenjtimin e naftës me forcimin e dollarit krahasuar me euron.

“Ka raste kur çmimet e naftës janë ulur kurse dollori ka pas ngritje ose e kundërta. Do të thotë ne nuk jemi ata të cilët mundemi të garantojmë çmime stabile të derivative të lëngta të naftës”.

Sikur Kosova të kishte rregullatorin e çmimit, siç e ka Maqedonia, Berjani thotë se atëherë ky treg do të ishte nën kontrollë, dhe do të menaxhohej sikur rritja e çmimit ashtu edhe zbritja e çmimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/naftetaret-e-coroditur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala