Mustafa e Thaçi, miliona euro për udhëtime e vetura

Autori:Gazeta Fjala

Miliona euro janë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit, vetura të reja, derivate e asfalt nga Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa në koalicion me Hashim Thaçin për një vit.

Në total shpenzimet e përgjithshme të ekzekutivit të vendit janë rritur me afro 100 milionë krahasuar me vitin 2014.

Të dhënat e raportit të shpenzimeve, të cilat i posedon Gazeta Fjala tregojnë se nga 1.5 miliard euro sa u shpenzuan nga buxheti në vitin 2015,  rreth 524 milionë euro kanë shkuar vetëm për paga dhe mëditje, ndërsa 182 milion euro janë harxhuar për mallra dhe shërbime, që janë për 1 milion euro më pak se një vit më parë në këtë kategori.

Ndërkaq, shuma tjetër prej 403 milionë eurove është investuar në projekte kapitale, pjesa më e madhe të cilave para ka shkuar për ndërtimin e rrugëve.

pag 1

Sipas këtij raporti, para të majme nga buxheti i shtetit vjet kanë shkuar për pensione dhe raste sociale, që në total janë mbi 418 milionë euro, shkruan Gazeta Fjala.

“Krahasuar me vitin paraprak shihet një rritje vjetore të shpenzimeve prej rreth 7 për qind”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pjesa më e madhe e shpenzimeve sikur edhe viteve tjera është bërë në tre muajt e fundit të viti.

Sipas llogaritjeve të Gazetës Fjala, del se 525 milionë euro janë shpenzuar vetëm për pagesat e tremujorit të fundit të vitit 2015 në kategori të ndryshme buxhetore.

Të dhënat e realizimit të të hyrave tregojnë se viti që shkoi ka qenë mjaftë I mirë për Qeverinë e Kosovës.

“Pranimet gjatë vitit 2015, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve kanë qenë 1,690,349,000 euro dhe paraqesin 97% të hyrave të përgjithshme vjetore të planifikuara. Kemi rritje vjetore të hyrave për 17% krahasuar me vitin paraprak”, thuhet në raport.

Kryeministri nuk e mbanë fjalën për veturat

Pavarësisht se në total shpenzimet e luksit janë reduktuar për 1 milion euro, udhëtimet jashtë vendit dhe shpenzimet për vetura të reja e riparime të tyre janë rritur.

Në vitin 2015 për blerje të automjeteve të transporti janë shpenzuar 11 milionë e  516  euro, derisa në vitin 2014 këto shpenzime kanë qenë në 8 milionë e 420 mijë euro.

Kjo del të jetë në kundërshtim me deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa se do të reduktoj shpenzimet për automjete.

Qeveria e udhëhequr nga ai, ka harxhuar afro 200 mijë euro më shumë se sa  në vitin 2014 edhe në udhëtime zyrtare jashtë Kosovës.

Përderisa për vitin 2014 qeveria kishte harxhuar 10 milion e 563 mijë euro për udhëtime jashtë vendit, në vitin 2015, sipas raportit financiar të siguruar nga Gazeta Fjala janë harxhuar 10 milion e 749 mijë euro për këtë qëllim.

pag 2

Zvogëlim të shpenzimeve ka pasur në derivate të naftës.

Për vitin 2015 zyrtarët shtetëror kanë harxhuaur më 19 milion euro për derivate dhe lënde djegëse për automjete, apo afro 3 milion euro më pak se një vit më parë.

Ndërkohë që në mirëmbajte dhe riparim, institucionet e Kosovës kanë harxhuar hiç më pak se sa 23 milion e 70 mijë euro, shkruan Gazeta Fjala.

Për lobimin në anëtarësimin e Kosovës në institucione financiare ndërkombëtare janë shpenzuar rreth 717 mijë euro, derisa në vitin 2015 një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të buxhetit kanë shkuar për pagesa të borxhit të jashtëm.

Gjatë kësaj periudhe Qeveria ka bërë pagesa të borxhit qeveritar në shumë prej 45 milionë euro.

Shpenzimet kapitale në asfalt e vetura

Shpenzimet kapitale edhe në vitin 2015 Qeveria e Kosovës i ka orientuara tek shtrimi i rrugëve dhe asfalti.

Për ndërtim të rrugëve që ka pas edhe rritje të buxhetit në vitin e kaluar janë shpenzuar 237 milionë e 605 mijë euro. Derisa në vitin 2014 këto shpenzimet kanë qenë në 212 milionë e 549 mijë euro.

pagesat 2

Rritje të pagesave vjet, sipas raportit të shpenzimeve, ka pasur për rroga dhe paga për 8 për qind.

Për këtë kategori, në vitin 2015 janë shpenzuar 524 milionë e 996 mijë euro. Kurse në vitin 2014 shpenzimet për paga dhe rroga kanë qenë 485 milionë e 247 mijë euro.

Miliona euro borxhe e detyrime

Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa edhe vitin 2015 e ka mbyllur me shumë borxhe e detyrime, ndaj qytetarëve e institucioneve.

Borxhin me të madh ekzekutivi edhe në vitin e kaluar po del ta ketë në shpronësim të pronave.

Siç shihet në raport të shpenzimeve, Ministria e Ambientit, që merret me shpenzime ka detyrime ndaj qytetarëve të Kosovës mbi 146 milionë euro. Derisa ky borxh për vitin 2014 ka qenë afro 115 milionë euro.

pag 3

Një obligim i papaguar gjatë vitit 2015 kësaj qeverie, konkretisht ministrisë së Infrastrukturës i është rritur shumë.  Nga 1 milionë e 30 mijë euro, sa ishte në vitin 2014, ai ka shkuar në 22 milionë e 400 mijë euro në vitin që e lamë pas.

Borxhe milonëshe qeveria ka paraqitur edhe në disa institucione tjera, si Universitetin e Prishtinës, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar e Ministrisë së Bujqësisë./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/mustafa-e-thaci-miliona-euro-per-udhetime-e-vetura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala