Mitrovica dhe BE nuk u dalin zot projekteve milionëshe  

Autori:Gazeta Fjala

Qytetarët e Mitrovicës tash e dy vjet ecin nëpër baltë sheshit kryesor, pasi kryetarit të Komunës, Adim Bahtirit, nuk i pëlqeu dizajni i pllakave që do të vendoseshin aty.

Së paku kështu tregojnë zyrtarët e bashkimit evropian të cilët i dhanë mbi 2 milionë për këtë projekt të cilit nuk po i shihet fundi.

“Megjithatë, punimet janë vonuar për shkak të modifikimeve të dizajn origjinal kërkohet nga komuna një rrjedhë e vazhdueshme të njerëzve dhe kohët e fundit e makinave ka shkaktuar një pengesë për veprat”, shkruan në përgjigjen e BE-së.

Zyra e BE-së thotë se ky projekt është dashur të përfundoj në muajin gusht të vitit të kaluar.

Por ndryshe thonë në komunën e Mitrovicës.

Hysni Syla zëdhënës i kësaj komune tha se shëtitorja nuk ka përfunduar për shkak që kontraktuesi që është kontraktuar nga BE nuk i ka përfunduar punimet me kohë dhe telasheve financiare.

Ai tregon se  komuna ka intervenuar 10 herë për këtë çështje duke kërkuar përshpejtimi i punimeve, gjë që sipas tij nuk ka ndodhë.

“Tash së fundi kanë filluar prapë punët por me intensitet të vogël  por pritet që deri në muajin qershor të kryhet”, tha Syla.

Vitin e kaluar në muajin gusht pasi që kryetari Agim Bahtiri kishte inspektuar punët në këtë shesh kishte urdhëruar largimin e një pjese të pllakave me arsyetimin se ato kishin kualitet të dobët.

Zyra e Bashkimit Evropian pati reaguar menjëherë duke thënë se projekti  ishte ndërprerë për një kohë pas kërkesës së komunës së Mitrovicës. Kjo zyrë pati njoftuar se u është dashur ta bëjë ndryshime në këtë projekt.

“Pllakat janë hequr ne rrugët anësore midis ndërtesës se PTK-se dhe qendrës shëndetësore, (750m2 prej 6,150 m2) për shkak te mospërputhjes me specifikacionet e kërkuara për atë pjese”.

 “Minatorin” e merr uji pak para inaugurimit

Shëtitorja e qytetit nuk është projekti i vetëm madhor në këtë komunë, të pa përfunduara deri tash.

Listës i prijnë edhe salla sportive “Minatrori”  qendra tregtare si dhe fushat sportive projektet e financuara nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Nëse deri ditën e shtunë nuk del ndonjë problem teknik , salla e sporteve “Minatori”, në Mitrovicë do të inaugurohet, kështu të paktën thonë në komunë.

Mirëpo, disa foto të siguruara nga Gazeta Fjala tregojnë se në këtë sallë të sporteve është duke pikuar uji.

sallla sportii

uji

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, pati ndarë 2 milion euro për renovimin e sallës së sporteve. Punët në hapësirën prej 4 mijë e 250 metra katror patën filluar tash e disa vjet mirëpo ka pasur vonesa në përfundim të tyre.

Komuna thotë se vonesat nuk u bënë për shkak të saj.

“Salla e sporteve –më në fund do të inaugurohet të shtunën pasi që ka përfunduar punët këto ditë”, tha Hysni Syla zëdhënës i komunës.

Kurse zyra e BE-së në Kosovë në një përgjigje për Gazetën Fjala tha se arsyeja e vonesave në përfundimin e këtyre projekteve në komunë e Mitrovicës, janë kryesisht për shkak të performancës së dobët të kontraktorëve.

“Disa projekte vuajtur nga vonesa për shkak kryesisht të performancës së dobët e kontraktorëve, ndryshimet e dizajnit të kërkuara nga përfituesit ose rrethana të tjera jashtë kontrollit të Zyrës së BE”, thotë BE.

Në gjysmë edhe Qendra Tregtare dhe ajo sportive

Në gjysmë gjithashtu kanë mbetur edhe Qendra Tregtare si dhe qendra multifunksionale- sportive “Omnisport” në këtë komunë.

E para do të ketë hapësirë afarizmi prej 28 mijë e 500 metra katror dhe tarracën prej 7 mijë e 600 metrave katror.

Kurse objektin “Omnisport”, që do ketë sipërfaqe  prej 13 mijë e 560 metra katror,  e cila pritet të jepet në shfrytëzim me pagesë. 

Komuna thotë se objekti i qendrës tregtare nuk ka përfunduar në tërësi.

“Pasi që pranimi teknik nuk është bërë ende”, tha Hysni Syla.

Kurse për qendrën multifunksionale- sportive, ka pasur më shumë zhagitje të punimeve.

“Pritet që punimet të përfundojnë deri në përfundim të sezonës së verës”, tha Syla.

Këto projekte sipas BE-së u vonuan edhe për shkak të lirimit të hapësirave nga ana e përfituesve të projekteve.

“Si dhe lidhjet infrastrukturore (kanalizimit) të cilat duhet të kryheshin nga komunat dhe kushtet e motit”, thotë BE në një përgjigje me shkrim.

Sipas BE-së pjesë e projektit 4, 5 milionë euro për ndërtimin e fushave sportive për veç Mitrovicës del të kenë qenë edhe komunat tjera si Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogocit, Pejë.

Gazeta Fjala në fillim të muajit shkurt ka raportuar edhe për projektet tjera që kanë qenë donacione të BE-së, por që kanë përfunduar me kohë.

Katër komuna përfituese të këtyre donacioneve vazhdojnë të punojnë në objektet e vjetra komunale pasi që objektet e reja ende nuk janë të gatshme për shfrytëzim. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/mitrovica-dhe-be-nuk-u-dalin-zot-projekteve-milioneshe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala