Mish i dyshimtë në sofrat e kosovarëve

Autori:Gazeta Fjala

Në sofrat e kosovarëve jo rrallë herë gjenden produkte të mishit. Madje ky produkt del të jetë më i pëlqyeri për qytetarët e Kosovës.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë hyrë hiç më pak se 38 milionë kilogram mish.

Derisa në vit më herët 45 milionë kilogram është konsumuar, shkruan Gazeta Fjala.

Por të shpeshta janë rastet kur qytetarët ankohen për cilësinë e mishit që ata e konsumojnë.

Hiç më larg se gjatë kësaj jave janë raportuar dy raste kur lopët e importuara nga vendet e tjera kanë hyrë në Kosovë të ngordhura.

Njëri rast, në terminalin e Prizrenit në të cilin një maune me 70 krerë lopë, gjedhe e dema të importuara nga Romania në Kosovë dy nga të cilat sipas raportimit të mediave kishin ngordhur.

E tjetri rast ku në terminalin doganorë në Pejë nga Kroacia kishte hyrë një lopë e ngordhur.

Për këtë çështje po ankohet edhe kryetari i  organizatës ‘Konsumatori’ Selatin Kaçaniku.

Ai në një prononcim për Gazetën Fjala, ka thënë se jo rrallë herë konsumatorëve kosovarë iu servohen ushqime të rrezikshme.

“…duke u nisur nga kjo , ne mund të arrijmë në konkludimin se akoma mungon përkushtimi i duhur që qytetari konsumator të merret në mbrojtje ashtu siç e parasheh ligji për mbrojtjen e konsumatorit”, ka thënë Kaçaniku për Gazetën Fjala.

Ai ka thënë se ka shumë raste konkrete kur qytetarët janë ankuar për cilësinë e mishit.

“.. unë e kam ngritur shqetësimin tim në rastin e prodhimit të suxhukut, rast I ky I cili është dashur që të ngris alarm në të gjithë opinionin dhe mekanizmat”, ka thënë më tej Selatin Kaçaniku.

Ai ka thënë se ushqimi  ka siguri as sa kanë siguri zbatimi i ligjeve.

Për një muaj kosovarët harxhojnë 54 euro në mish

Ndërkohë që sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës dhënë mediave vetëm gjatë vitit të kaluar në vend kanë hyrë jo më pak se 45 milionë kilogram mish. Derisa, nga janari e deri me tani janë importuar 38 milionë kilogram mish.

“Në vitin 2014 kane hyre 45, 149, 694 kg mish, ne vlere prej 62, 043,756 euro. Kurse, në vitin 2015, deri tani kanë hyre 38, 730, 356 kg mish, ne vlere prej 51, 115, 873 euro”, thuhet në përgjigjet e Doganës.

Ndërkohë që sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Kosova importon mish   nga SHBA, EU, Brazil dhe Uruguai.

Lamir Thaçi, zëdhënës në AUV thotë për lajmi.net se produktet me origjinë shtazore i nënshtrohen kontrollit të inspektoreve veterinar ndërsa produkteve me orgjinë bimore i nënshtrohen kontrollit të inspektoreve fitosaniatr.

Ai shpjegon se kontrollohen edhe në bazë të aromës, temperaturës etj.

Kurse, Agjencinë e Statistikave të Kosovës kanë treguar se një familje kosovare brenda një muaji shpenzon 56 euro për mish.

“Shpenzimet mesatare vjetore për mish sipas ABEF-it 2014, kanë qenë 676 euro për ekonomi familjare kurse ato mujore 56 euro”.

ASK ka treguar bërë të ditur se llojet e mishrave që ekonomitë familjare kanë shpenzuar më shumë në Kosovë gjatë viti 2014 janë (mish gjedhi, mish viqi, mish pule, suxhuk, dhe sallam dhe pashtetë pule./GazetaFjala/

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/analiza/mishi-i-dyshimte-ne-sofrat-e-kosovareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala